• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për PD do të vijnë ditë më të vështira”/ Nano: Nisma për shkarkimin e Metës krijon frikëra tek shumë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë

by Java News
11/05/2021 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i gatshëm që të konsultohet me demokratët për emrin e Presidentit të ri, duke thënë i vendosur se Ilir Meta do të shkarkohet.

Lidhur me këtë deklaratë analisti Mustafa Nano tha nga studio e lajmeve të MCN TV se nisma për shkarkimin e presidentit po krijon frikëra në shumë aktorë politikë për shkak edhe të pushtetit që kryeministri ka marrë edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë intervistës analisti tha se ata do merren vesh për një president që do të ketë pëlqimin e të dyja palëve, ndërkohë që shtoi se shpreson që të jetë mbi palët.

Pse i duhet zotit Rama një president i emëruar në thonjëza nga Basha?

Nisma për shkarkimin e Metës krijon frikëra në shumë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë. Rama ka pushtet të jashtëzakonshëm sidomos pas zgjedhjeve. Kjo lëvizje shkakton frikë tek kushdo dhe me këtë Rama ka dashur të thotë që këtë do ta zgjidhë ndryshe.

Nano, edhe presidenti aktual në fakt i si opozitës është etiketuar. Pse duhet shkarkuar?

Rama nuk është se ka thënë do ta zgjedhë opozita, por do konsultohet me opozitën. Ata do merren vesh për një president që do të ketë pëlqimin e të dyja palëve. Në këtë kuptim Rama ka qenë korrekt. Shpresoj që presidenti i ardhshëm të jetë mbi palët dhe të mos shfaqë sjellje si Meta.

Proceset në Partine Demokratike duken në vend numëro. Basha refuzon të tërhiqet duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë në krye. Nëse edhe faktori ndërkombëtar do të kërkonte bashkëpunim shihni që Rama t’i bëjë lëshime të tjera opozitës?

Nuk e di çfarë lëshimesh të tjera mund të bëhen. Po thuhet që të bëhen zgjedhje lokale të parakohshme por nuk besoj që ka për të ndodhur kjo. Nga PD po flitet për krim zgjedhor po nuk po del një provë, përveç disa ngjarjeve të shëmtuara si ajo e patronazhistëve. Sot dëgjova që ishte bërë një padi ndaj Ramës dhe disa të tjerëve dhe në dosje kishte akuza që janë vështirë të provueshme. Procesin zgjedhor e quaj kapitull të mbyllur. Një bisedë të kryeministrit me drejtorin e policisë nuk di kush mund ta përgjojë? Këtë mund ta bëjë prokuroria me leje të gjykatës. Nuk besoj që vëzhguesit e huaj do të bazohen tek këto. Për PD kam përshtypjen që do të vijën ditë më të vështira se sa këto.

Ambasadorja amerikane tha se drejtësia vijon të jetë e ndikuar nga politika. Çfarë presupozon kjo, sepse zonja Kim refuzon të flasë me konkretisht?

E dëgjova dhe ky pohim më ka shpëtuar. Ajo tha ato që thotë zakonisht. Ajo tha që procesi po ecën. Gjëra konkrete nuk tha. Nuk e di me kë e ka, e kam të vështirë të lexoj mendjen e një ambasadori, por ajo ka lënë të kuptojë se politika po kërkon të ndërhyjë në reformën në drejtësi dhe ta kanalizojë atë.

g.kosovari

Next Post
Edith Harxhi kritikon Bashën: Fajtor për shkatërrimin e PD është kryetari që s’u bë kurrë lider

"Rri në heshtje, është i lumtur duke menduar se do t’ja hedhë edhe këtë herë"/ Harxhi: Basha do përballet me surpriza interesante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In