• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për pasqyrat dhe fytyrat, por nuk ka as djaj dhe as ëngjëj

by Lorenc Vangjeli
22/02/2017 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka pak më shumë se dy mijë vjet që njerëzimi ka marrë një këshillë të urtë. Ndoshta një nga këshillat më të vyera, një nga paralajmërimet më të mençur dhe mësimet më të mëdha nga pësimet, që është dhënë ndonjëherë: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të donin të ta bënin ty!” Nëse do të ndiqej kjo aksiomë e filozofisë kristiane dhe të përbotshme më pas, padyshim bota do të kishte qenë më e mirë. Madje edhe një pikë e padukshme në këtë botë të madhe, bota e vogël e Tiranës, do të kishte qenë tërësisht ndryshe. Edhe vetë politika, arti pa art që kushtëzon nervin e Tiranës, gjithashtu padyshim do të kishte qenë më e mirë.

Javën që shkoi, këtë javë, por dhe gjithë javët e shkuara dhe të ardhshme në Tiranë ngjajnë pothuaj njëlloj. Qeverisjet, si rregull, pretendojnë se kanë sjellë progres, që janë më të mirat e mundshme dhe që po bëjnë mrekulli, opozitat, jo si përjashtim, insistojnë fiks për të kundërtën. Që qeverisja është mallkimi më i rëndë që ka rënë në histori, që regresi është më dramatiku i mundhsëm dhe që është armike e publikut.

Në muajt e fundit që paraprijnë zgjedhjet që ndajnë kush qeveris dhe kush qeveriset, sërish deklarimet janë në skaje: e para premton standarte dhe reformë tërësore zgjedhore dhe e dyta që thotë se votat do të grabiten dhe se vullneti i votuesve do të frakturohet.

Në ditët e para pas zgjedhjeve, fituesi duartroket fitoren, humbësi mallkon vjedhjen.

Nuk ka një rast të vetëm në të paktën dy dekadat e fundit, kur e majta dhe e djathta kanë zëvendësuar njëra-tjetrën në lavjerësin e demokracisë, që të ketë ndodhur ndryshe.

Djajtë e pushtetit shndërrohen në ëngjëj në opozitë dhe anasjelltas.

Të mirët e një kohe, bëhen të ligjtë e kohës tjetër në sytë dhe në ligjërimin e palëve, pavarësisht ngjyrës. Arsyet e këtij shndërrimi mund të shjegohen vetëm me alkiminë e pabesë të pushtetit, por kjo nuk është as e plotë dhe as plotësisht e vërtetë, sa kohë që nuk përmendet kryearsyeja: nuk ekzistojnë as djajtë dhe as ëngëjt, as kur janë në pushtet dhe as dalin në opozitë, por ka interesa që ndryshojnë dhe falë tyre, ndryshojnë këndvështrimet mbi të njëjtën gjë. Arsye është edhe harresa e plotë dhe mospërfillja e ftohtë ndaj këshillës së urtë kristiane, parakristiane dhe e urtisë pannjerëzore: Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të dojë të ta bënin ty!

Të shtunën e protestës as Lulzim Basha nuk ishte i sigurt për numrin e protestuesve që do t’i përgjigjeshin thirrjes së opozitës për të dalë në bulevard.

Të shtunën e protestës as Edi Rama nuk pati dyshim se do të duhej të bënte diferencën me të shkuarën, qoftë dhe duke transmetuar “live” nga Facebook-u i tij, lumin e njerëzve që i dogjën shëmbëlltyrën me zjarr.

Të dielën që u gdhi nën çadër dhe më pas, të hënën, të martën dhe në ditët që do të vazhdojë protesta, edhe shumë më tepër, situata nisi të ndryshojë.

Edi Paloka fliste si Saimir Tahiri. Ristani nuk i linte mangut asgjë fjalorit të Ballës. Ben Imami i ngjante pikë për pikë Ben Ahmetajt. Vetëm toni, gjatësia dhe gjinia e ndryshonte ligjërimin e djeshëm të opozitarit Ilir Beqja nga denoncimet e sotme të Albana Vokshit.

Njëlloj sikur të mos ketë kufi dhe të mos dihet më se  kush është pasqyra dhe kush është fytyra.

Majko nuk ka folur ende se po peshon atë që do të thotë.

I vetmi që ka folur njëlloj si në opozitë ashtu dhe në opozitë është Kastrioti. Ato që Islami ju thoshte demokratëve si socialist në 2009-ën, jua thotë socalistëve si demokrat në 2017-ën.

“Manifestimet tona të protestës janë manifestime të një shpirti opozitar që nuk jepet dhe që qëndron e palëkundur”, thoshte Edi Rama.

“Zoti Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë çfarë të dojë. Unë zgjedhjet do t’i bëj. …dhe nuk pranoj t’i shtyj ato asnjë ditë”, thoshte Sali Berisha. 

I pari protestonte në 2010-ën për zgjedhjet që i konsideronte të vjedhura dhe të fshehura në kutitë e mbyllura, i dyti premtonte në 2009-ën zgjedhje si të vetmen zgjidhje. Të dy bashkë, Berisha dhe Rama, në 2008-ën gjetën zgjidhjen si të vrisnin Metën me kod zgjedhor, pa kujtuar ditën kur Iliri kushtëzoi në 2005-ën largimin e një kryeministri (Nanos) dhe pa besuar se do të vinte dita kur i jepte vendit emrin e një kryeministri në 2009-ën (Berishën) dhe do të sillte në zyrën e kryeministrit një tjetër emër (Ramën).  Qoftë njëri, qoftë tjetri, qoftë Nano nga e shkuara, qoftë Basha si një premtim i të nesërmes, qoftë Rama e Meta me Berishën në mes, pavarësisht besimit dhe ngjyrës së fanelës politike, një ditë, kur kanë qenë nën dhembje opozite, me siguri kanë menduar  për thikat që kanë prodhuar kur kanë qenë në pushtet. Që kanë bërë atë që ju bëhet. Nëse kujtojnë pikërisht sot, me çadrën blu në bulevard, atë që do duhej ta bënin dje me çadrën rozë në të njëjtin bulevard, padyshim Shqipëria e nesërme do të jetë ndryshe. Edhe qytetari shqiptar. Ai që thirret të zgjedhë ata që do ta qeverisin dhe shpreson që do ta qeverisin po ata që ai do të zgjedhë.

Next Post
Anëtari i Komisionit: Demarkacioni do t’i mbesë në fyt qeverisë

Anëtari i Komisionit: Demarkacioni do t’i mbesë në fyt qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In