• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Për parakalim të gabuar 3 vite burg? Ekspertët kundër: Duhet ndërgjegjësim! Rrisni gjobën, bëjeni 500 mijë lekë

by Java News
19/09/2023 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministri i Drejtësisë, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Media publikoi pjese te draftit ku parashikohej dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar.

Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha është kundër. Në një intervistë për Report TV Hoxha është kundër masave ekstreme si burg, ndërsa vë theksin tek ndërgjegjësimi por dhe aplikimin me gjobën

“Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg” thotë Hoxha në një intervistë në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.

I ndërgjegjshëm për rritjen e ndërgjegjësimti të drejtuesve të shoferëve por dhe domosdoshmërinë e ndalimit të parakalimeve të gabuara që mund të rrezikojnë dhe jetën e shoferit apo të të tjerëve, Hoxhaj propozon dhe masën e gjobës.

“Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mir vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”

Si provë sjell shembullin kur u rritën gjoba për rripin e sigurimit duke rritur kështu dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Në fillim shoferët nuk vinin rripin e sigurimit, pasi u dyfishuan gjobat nuk lëviz më njeri pa rrip sigurimi”

Edhe avokati Redi Ramaj në “Studio live” është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar ndërsa shton se për hartimin e një drafti ligjor duhet ekspertët duhet të konsultohen edhe me ekspertë të sigurisë rrugore.

“Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme.  Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar.

Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera.

“Besoj se do të ketë ndryshime të mëdha dhe nuk do të kalojë si draft në formën që është paraqitur sot” thotë Ramaj

“Duhet të bëhet një studim. Një ligj ndryshon për të sjellë të mira në shoqëri. Legjislacioni duhet alternuar me ligjin e kompanive të sigurimit” shton më tej Hoxhaj

Burg për parakalimin? Po a do ti trembë shoferët ky ndëshkim i rëndë?

“Natyrisht që do i trembë, por duhet të ecim me ndërgjegjësim që dhe pasojat e gabimet që bëjë dikush të mos jenë drastike. Ka ardhur koha që edhe ata që bëjnë projekte draftesh të shohin qarkullimet e skuterave. Problem është që nuk duhet të presim që të na bëhen si mizat e dheut por duhet ti ndalojmë tani” shton Hoxhaj.

Në draftin e siguruar nga Report Tv ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve  në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë  të mjaftueshme, kur kjo kërkohet  për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg./m.j

Next Post
Stoltenberg: Jemi të bashkuar kundër Rusisë. Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, asnjë komb s’është i sigurtë

Stoltenberg: Jemi të bashkuar kundër Rusisë. Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, asnjë komb s’është i sigurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In