• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për pak republikë e bananeve: Një histori gati e pabesueshme

by Enver Robelli
17/08/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 2015 Prokuroria Konfederale e Zvicrës ka nisur një procedurë penale kundër FIFA-s pasi ajo vendosi që kampionati i futbollit më 2018 të mbahej në Rusi dhe më 2022 në Katar. Ekziston dyshimi për korrupsion. Më 16 qershor 2017 kryeprokurori zviceran Michael Lauber u takua në një hotel luksoz në Bernë me shefin e FIFA-s Gianni Infantino dhe me dy zotërinj të tjerë. Çka u bisedua në këtë takim joformal? Pjesëmarrësit thonë se ky takim nuk u kujtohet fare. Këtu filloi edhe rënia nga posti e kryeprokurorit Lauber.

Nga Enver Robelli

Ekziston një fjalë në Zvicër që e përshkruan përzierjen e interesave politike, ekonomike dhe të administratës. Quhet “Filz”. Partitë nuk i bëjnë transparente burimet financiare, në shumë poste vendosen njerëz me lidhje dhe jo për shkak të meritave, në Zürich ekzistojnë esnafe, ku përfaqësues të elitës politike, bankare, universitare, ekonomike, mediale dhe intelektuale në takime pothuaj konspirative vendosin për karrierën e një personi dhe shkatërrimin e karrierës së tjetrit.

Në Zvicër e kanë selinë organizata të rëndësishme të OKB-së, firma të rëndësishme me shtrirje ndërkombëtare, kompani që merren me menaxhim të fushave të naftës nga Afrika në Shqipëri si dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA). Selia e saj gjendet në Zürichberg, në kodrën e Zürichut. Prej vitesh FIFA gjendet në fokus të autoriteteve të drejtësisë. Në vitin 2015 me kërkesë të ministrisë së Drejtësisë të SHBA-ve në Zürich në një aksion spektakular u arrestuan disa funksionarë të FIFA-s. Ata u befasuan nga policia në hotelin luksoz “Baur au Lac”.

Nën presionin amerikan dhe pas raporteve hulumtuese të mediave edhe drejtësia zvicerane u detyrua të nisë një procedurë penale kundër FIFA-s. Bëhet fjalë për korrupsion dhe lënda ndërlidhet me kampionatin botëror të futbollit në Rusi (2018) dhe në Katar (2022). Por çfarë bëri kryeprokurori i Zvicrës Michael Lauber? U takua tri herë fshehurazi me shefin e FIFA-s Gianni Infantino.

Njëri nga këto takime u mbajt më 16 qershor 2017 në hotelin luksoz “Schweizerhof” në Bernë, aty ku gjendej edhe selia e përkohshme e Ambasadës së Katarit. Përveç Lauberit dhe Infantinos në takim morën pjesë edhe dy zotërinj të tjerë. Asnjërit prej tyre nuk u kujtohet ky takim. Gjykata Administrative e Zvicrës në kuadër të hetimeve të saj arriti në përfundimin se një humbje e tillë e kujtesës te disa pjesëmarrës në takim është jashtë realitetit.

Më së voni pas këtij takimi filloi rënia nga posti e kryeprokurorit Michael Lauber. Ai fajësohet se qëllimisht e ka thënë të pavërtetën dhe në fund të korrikut u detyrua të japë dorëheqje. Tani duhet t’i nënshtrohet një hetimi penal – bashkë me shefin e FIFA-s Gianni Infantino. Lauber duhet të përgjigjet për keqpërdorim të postit, favorizim dhe shkelje të sekretit të postit. Megjithatë, parlamenti zviceran në shtator 2019 ia vazhdoi mandatin kryeprokurorit Lauber. Një vendim i tillë ishte i çuditshëm për shkak se prej vitesh diheshin akuzat kundër Lauberit, kundër tij ishte nisur edhe një procedurë disiplinore.

Rizgjedhja e Lauberit ishte tipike për qasjen e politikës zvicerane në fushën e drejtësisë: postet e rëndësishme në drejtësi ndahen sipas fuqisë së partive politike në dy dhomat e parlamentit (Nationalrat dhe Ständerat). Kandidatët që nuk janë anëtarë të partive politike nuk kanë shans të zgjidhen në poste të rëndësishme në sistemin gjyqësor. Dështimin e sistemit zviceran në trajtimin e lëndës së FIFA-s disa juristë e kanë krahasuar me rrethana që mund të ekzistojnë vetëm në republika të bananeve.

Natyrisht që Zvicra është larg shteteve të tilla, sistemi është funksional, përkundër problemeve të herëpashershme dhe duhmës së korrupsionit apo keqpërdorimeve, por gjithsesi afera me FIFA-n tregon se edhe në demokraci shembullore si Zvicra jo çdo gjë është e pastër. Dhe kur politika dhe drejtësia dështojnë, këtu është populli, i cili falë demokracisë së drejtpërdrejtë mund të ndërmarrë nisma për pastrimin e terrenit. Së shpejti pritet të votohet për një iniciativë popullore mbi depolitizimin e zgjedhjes së gjykatësve.

Nëse qytetarët përkrahin këtë nismë, ky do të jetë një hap i rëndësishëm për të penguar dështime të tilla të drejtësisë si në rastin e FIFA-s. Nuk është dështimi i parë. Ekzistojnë dyshime se edhe lidhur me kampionatin botëror të futbollit në Gjermani më 2006 kanë rrjedhur para të pista. Por Gjykata Penale e Zvicrës me seli në Bellinzona ka punuar aq ngadalë, saqë lënda është parashkruar.

Next Post
Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përmbyset furgoni, një i plagosur

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përmbyset furgoni, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

January 14, 2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, Hasimja kritika PD-së: Rrezikon izolimin! Nuk është gati për sakrifica reale

January 14, 2026
Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

January 14, 2026
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

“Video duhet hequr nga rrjetet sociale”, Çobani reagon për 3 të miturit në Durrës: Familja…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In