• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për pak profet!

by Enver Robelli
31/12/2017 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

«Zhvillimi i lirë i individit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve»: Karl Marx.

Nga Enver Robelli

Karl Marxi nuk i ka ditur të gjitha. Por gati të gjitha. Adhuruesit e tij e kanë quajtur (dhe vazhdojnë ta quajnë) – profet. Ai profet nuk ishte, por gati profet. Në vitin 1848 ai shkruante: «Në vend të vetëmjaftueshmërisë të vjetër lokale dhe nacionale do të shfaqet shkëmbimi i gjithanshëm, një varësi e gjithanshme nga njëri-tjetri e kombeve». Në vitin 2017 kësaj gjendjeje të botës i thonë – globalizim. Marxi nuk e ka përdorur këtë fjalë, por e ka parashikuar me saktësi.

Më 18 maj 2018 do të mbushen 200 vjet nga lindja e Marxit. Filozof, teoricien, shkrimtar, kritik i kapitalizmit. Në Gjermani euforia tashmë ka filluar. Edhe në një vend kapitalist Marxi e ka vendin e vet, mendimet e tij ende janë aktuale, qortimet e tij ndaj anëve të errëta të kapitalizmit mbesin aktuale. Në qytetin e lindjes të Marxit, në Trier, do të zbulohet një bust, hekurudhat gjermane në vitin 2018 një treni do t’ia vënë emrin «Karl Marx» (në një anketë Marxi i ka mposhtur dy kancelarët e rëndësishëm: Helmut Kohlin dhe Helmut Schmidtin). Një bankë në Chemnitz – dikur Qyteti Karl Marx – që në vitin 2012 e kishte shtypur portretin e Marxin në një Mastercard. Ironia e historisë: kritiku më i madh i kapitalizmit në kartelën bankare.

«Zhvillimi i lirë i individit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve». A ka konstatim më aktual edhe sot e kësaj dite? Me gjasë jo. Nëse nuk ekziston shoqëria e shanseve të barabarta, atëherë nuk ekziston as drejtësia sociale. Me idenë e Marxit për barazinë ka të bëjë edhe ai skeçi i famshëm i Stupcave, kur një djalë, ekspert i teknologjisë informative, konkurron për t’u punësuar në administratën publike. Kandidati numëron të gjitha kualifikimet dhe të gjitha gjuhët që flet – dhe në fund njëri nga anëtarët e komisionit i thotë afërsisht kështu: «Mirë, mirë, vetëm të ishte nga Komorani». Po nuk pate lidhje me rrjetin e zengjinëve të rinj, po nuk e pate «origjinën e duhur» ose përkatësinë «e duhur partiake», atëherë mbetesh pjesë e klasës së shtypur. «Kusht thelbësor për ekzistimin dhe për sundimin e klasës borgjeze është grumbullimi i pasurisë në duart e privatëve». Në duart e kujt është sot pjesa më e madhe e pasurisë së Kosovës? Në duart e rrjeteve oligarkike dhe politikanëve të lidhur me po këto rrjete. Këto janë rrjete shtypëse, të cilat eksploatojnë punëtorët, i detyrojnë të punojnë në kushte të rënda, nuk respektojnë orarin e punës, nuk respektojnë ligjet përkatëse të punës. Jo rastësisht ka aq shumë vdekje në vendin e punës në viset shqiptare. Para disa javësh u bë e ditur se një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar punën të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh. Ato thanë se vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.

Rroga minimale në Kosovë për punëtorët nën moshën 35-vjeçare është 130 euro. 170 është për punëtorët mes moshës 35-65 vjet. 130 euro me gjasë ka kushtuar vetëm ai qengji që e gllabëronin plaçkitësit e pasluftës në atë ndejën e famshme me allti dhe raki diku në rrethinën e Malishevës. Ndërsa shpenzimet minimale për të mbetur gjallë një familje 3-anëtarëshe në Kosovë janë rreth 315 euro. Nga mendimet Karl Marxit mund të mësojnë edhe shqiptarët. Vetëm njëherë duhet të mendojmë për kushtet e punës të shitëseve që në këto çaste ende shfrytëzohen në dyqanet e mëdha në periferi të Prishtinës, Tiranës apo Shkupit. Në mungesë të sindikatave të mirëfillta është mirë që së paku ekziston Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, i cili i bën publike lajmet mbi shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe eksploatimin e tyre nga një sistem i egër dhe i pafrenueshëm neoliberal.

Përdorimi i njerëzve si vegla për pasurim të pakufishëm e shkatërron një shoqëri. «Borgjezia e ka tretur dinjitetin personal në vlerë shkëmbimi». Siç e ka thënë Marxi në shekullin e ’19 ashtu është edhe në shekullin e ’21, sidomos në ato vende si Kosova e Shqipëria, ku pothuaj të gjithë politikanët i kemi ekspertë të punëve të botës, por s’kemi një politikan kompetent mbi barazinë sociale. S’kemi një Norbert Blüm, i cili ndonëse ka qenë funksionar i partisë konservatore CDU të kancelarit Helmut Kohl, përherë ka demonstruar edhe një damar social në politikëbërje. «Çfarë konsumojmë nuk mund ta investojmë. Të konsumosh pa investuar domethënë të rrënosh». Këtë ka mundur ta thotë Marxi. E ka thënë në të vërtetë Norbert Blüm (përndryshe luftëtar i madh edhe për lirinë e Kosovës, bashkë me Rupert Neudeckun). Tani kur gjithçka zhytet në «ujin e akullt të kalkulimit egoist» (Marx), politikanët me kompetencë sociale janë të domosdoshëm.

Përndryshe: deri më tani me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Karl Marxit në Gjermani janë botuar apo është paralajmëruar se do të botohen mbi dhjetë libra. Fundi i kapitalizmit nuk ka ndodhur, siç e profetizonte Marxi. Por tejkalimin e këtij sistemi gati se nuk e kërkon askush. Çfarë kërkohet është së paku kufizimi i dëmeve që kapitalizmi mund t’ia shkaktojë njerëzve kur nuk kontrollohet nga askush. Atëherë dominon anarkia dhe eksploatimi. Për shembull: një shitëse fillon punën në një qendër tregtare në Prishtinë në orën 12:00 dhe punon deri në orën 24:00, pastaj duhet të vrapojë në shtëpi, të ha pak bukë, të fle ngutshëm dhe të vrapojë nesër në punë. Është dita e fundit e vitit dhe njerëzit që kuptim të jetës së tyre e kanë konsumin do ta kalojnë kohën e lirë në qendrën tregtare për të blerë diçka. Kush pyet për shfrytëzimin e punëtorëve edhe të dielën.

Karl Marxi ka pyetur, andaj është ende aktual dhe i domosdoshëm.

Next Post
Rama, personazh i vitit në Itali: Me atlete përcjell dinamikën e Shqipërisë

Rama, personazh i vitit në Itali: Me atlete përcjell dinamikën e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In