• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për një Tiranë edhe të bebave

by
27/09/2015 23:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elona Pojani*/

Prej disa kohësh kam dashur të hedh disa mendime në një shkrim në vëmendje të kryetarit të ri të Bashkisë, Z. Veliaj. Nuk jam aktiviste, as opinioniste. Jam pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, por sot nuk po shkruaj nën këtë status. Po shkruaj vetëm në pozicionin e një nëne të re, që uron të jetojë ditë të qeta me bebin, dhe dëshiron një qytet që t’ja mundësojë këtë. Mora shkas pasi pashë disa postime të Z. Veliaj në Facebook, ku si foto të ditës kishte publikuar plotësimin me ndriçim dhe vijëzimin e disa rrugëve të Tiranës. Ndërkohë që do përshëndesnim Z. Veliaj për çdo punë të mirë shpresojmë shumë të bëjë për këtë qytet, uroj që në axhendën e tij të ngjeshur të jenë të parashikuara disa “mini-shqetësime” të ne, nënave të reja, që s’jemi mësuar akoma të bashkëjetojmë me stresin e një qyteti të projektuar për të shtuar halle, e jo për t’i zgjidhur ato.

Shumë herë e kam gjetur veten duke sharë nën zë zhurmat e panevojshme nëpër rrugë, pllakat e dala nëpër trotuare, tymin e cigareve që më kalonte para, qentë e lëshuar pa kujdes nëpër lulishte, e shumë të tjera dukuri shqiptare të ngjashme. Gjithmonë i kam parë ato si shfaqje arrogance dhe injorance njëherësh, të atyre njerëzve të vegjël që “s’çajnë kokë” për të tjerët, pasi kanë përfituar se jetojnë në një shoqëri që e ka tepër të vështirë të reagojë ndaj padrejtësive, mos-zbatimit të ligjit apo thjesht ndaj sjelljeve që dëmtojnë të tjerët. Por mërzia dhe irritimi t’u shtoka shumë kur bëhesh nënë. Kënaqësia e një fëmije domosdoshmërisht shoqërohet me rritje të nivelit të stresit, por asnjëherë më parë nuk më kishte shtuar në mendje se sa dhe si një qytet mund të shumëfishonte stresin dhe shqetësimet e prindërve të rrinj.

Një batutë humoristike thotë se kur fillon të mos durosh më cicërimat e zogjve në dritare që mund të cënojë gjumin e të bebit tënd, do të thotë që je kthyer në prind. Dhe si gjithë humoret edhe ky ishte treçerek i vërtetë…. Por, ndërsa zhurmat që shkaktojnë qëniet e të tjera të gjalla janë pjesë e jetës tonë mbi tokë, pse duhet ta durojmë e tolerojmë Homo-albanicus-in që thërret në mes të natës shokun që të zbresi poshtë, apo që i bie borisë së makinës, se këto teknika komunimi në distancë për ‘të janë më të thjeshta sesa të ngjisi shkallët dhe t’i bieri derës. Sikur, për më tepër, mos ta kishte zgjidhur teknologjia këtë problem, sidomos ne shqiptarëve që telefoni s’ka si të na mungojë, pasi “vdesim” të kemi smartfonin më të fundit. Por edhe nëse e justifikoj, me shumë mundim, nevojën për të komunikuar me këto metoda “njerëzore”, se mbase atij të shkretit i ka rënë bateria e telefonit dhe e ka këmbën në allçi e nuk ngjit dot shkallët, si mund ta duroj “qytetar-in” i cili në orën 2 të mëngjesit shfaqet rastësisht para pallatit me automjetin e tij gjerman (siç nuk është vetë), me volumin e radios në “kupë të qiellit”?!

Ende e kam të “freskët” shqetesimin dhe irritimin e shkaktuar një drekë kur ma zgjon vajzën të tmerruar një alamet steke poshtë pallatit që i binte borisë, pasi, të shkretës, ja kishin zënë rrugën. Përveç vajzës time, edhe nja dy fëmijëve të tjerë të pallatit iu prish gjumi, pasi dolën në dritare duke sharë e kritikuar të gjorën vajzë të bllokuar edhe nja dy nëna të tjera që po e pësonin njëlloj si unë…. Nejse…gjithmonë merret më shumë guxim kur shkaktari i dëmit është i gjinisë femërore, sesa kur ke të bësh me shqiptarin-mashkull, pronar të Audit A8, nga i cili s’di ç’të presësh.

E ç’duhet të them e të mendoj pastaj për boritë e stërzgjatura të dasmorëve, sa qesharake aq edhe katundareske, që edhe në kryeqytet lajmërojnë në mënyrë shurdhuese gëzimin e tyre, që ta marrin vesh të gjithë se po ndodh dicka “e jashtëzakonshme”, a thua se po martohet Eva me Adamin… Mënyrë e të shprehurit e paparë dhe pakonceptuar në asnjë vend të botës së qytetëruar.

Nuk i njoh mirë mënyrat e disiplinimit modern. Di që shqetësimin tim duhet ta zgjidhte një telefonate në polici. Por nëse nuk ndihem komode t’i bie ziles së telefonit, kjo vjen si pasojë e faktit që nuk kam gjetur zgjidhje ligjore. Edhe debatet personale me këta shkelës ordinerë të rregullave të bashkë-jetesës në një qytet a komumitet lagjeje, dihet që janë krejt “pa bukë”, madje mund të përfundojnë me shfaqje dhune. Me vjen keq kur e gjej veten ndonjëherë duke menduar për vetegjyqësi në këto raste, pasi nuk dua të bie në nivelin e atyre që aq shumë i përçmoj. Sepse sot vet-gjyqësia nuk duhet të jetë e nevojshme përsa kohë ekzistojnë Ligje që rregullojnë të gjitha këto shfaqje “njerëzore”. Por ndoshta me frymën e re qeverisëse bashkiake këto probleme do të mundet më në fund të drejtohen, siç bëhet në ato vende pjesë e të cilave në synojmë të bëhemi, duke ushtruar forcën e Ligjit, pasi nëse qytetaria mungon dhe s’ka si ta ndjellësh, vetëm frika nga ndëshkimi mund të transformojë njeriun primitiv.

E ndërsa pres pafund ndëshkimin për këtë shqiptarin që s’ka arritur të evolojë, duke ëndërruar vendosjen më në fund të atij pak rregulli e disipline që do na bente më njerëz në vendin tonë dhe për veten tonë, me shkon në mendje që, nëse akoma është e vështirë të vendosësh disiplinë për njerëzit, a mundet të gjejmë të paktën qetësi kur kalojmë nëpër rrugë e trotuare?! Asnjëherë s’do ta harroj kujtimin e bukur të ditës së parë kur nxorra vajzën shëtitje. Ishte vërtetë një ngjarje e gëzushme sepse në atë orë shëtitje, ajo gjeti qetësinë që e kërkojnë aq shumë foshnjet e vogla. E menduam shumë të lehtë atë shëtitje në ajët të pastër. Dhe do kishte qenë kujtimi i përsosur, sikur mos të na kishte shoqëruar sërisht irritimi dhe mërzia teska kalonim në vajtje dhe në kthim në atë 500 metra “rrugë” a më pak drejt hyrjes së Liqenit. Karroca hidhej e përdridhej në trotuarin me një pllakë jo dhe një pllakë ndoshta… Ne ecnim krah për krah me makinat aty ku mungonte trotuari… Dhe përballeshim prap me”audistin” apo “bencistin” e neveritshëm shqiptar që sigurisht i binte borisë se po ja zinim rrugën apo thjesht nuk dinte të ndalonte për të lejuar një karrocë me bebe të kalonte rrugën.

Mbase rrugët e trotuaret ende kanë punë për t’u sistemuar, dhe do iu vijë dita të ndërtohen për së mbari edhe për të mundësuar kalimin e natyrshëm me karrocë. Por çfarë duhet të themi për ato objekte të cilat janë posaçërisht të destinuara për shërbimin ndaj bebeve të vogla. Çfarë duhet të them për konsultoren e poliklinikës Nr. 8 për shembull, në të cilën për të hyrë me karrocë në shesh-pushimin para klinikës duhet të kalosh mbi një asfalt me gunga e me cepa; më tej, pasi lë karrocën aty – se “sigurisht” s’mund të ketë vend te porta e hyrjes për ‘të, duhet të ngjisësh ca shkallë të larta me bebin në krah. Më në fund, duhet të kesh kujdes mos “thyen qafën” kur hyn te dhoma e vizitës, pasi duhet të zbresesh prap një shkallë, që ta kesh punën sa më të lehtë.

Zoti kryetar i Bashkisë, dijeni se i jemi dorëzuar “qytetarëve” shqiptarë, nuk kemi çfarë t’u bëjmë, dhe presim të vijë dita që do zbatohet disiplina e Ligjit për ta’. Por, ndërkohë, shpresojmë që ato pak iniciativa infrastrukturore për t’i ardhur në ndihmë grupeve të veçanta të popullsisë, siç jemi ne prindërit me fëmijë të vegjël, që nuk kërkojnë as shumë fonde, por thjesht vlerësim, bonsens dhe sensibilizim, do adresohen sa më parë, për ta bërë disi më të jetueshëm qytetin tonë ku lulëzon qytetaria.

*Universiteti i Tiranës

Next Post

Horoskopi 28 Shtator 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In