• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një thellim të reformës në edukimin mjekësor

by Alketa Koroshi
05/09/2016 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Alketa Koroshi

Fakulteti i Mjekësise është padyshim një nga qëndrat mësimore shkencore më të rëndësishme në kryeqytetin tonë. Në atë shkollë kanë kaluar me qindra studentë , që u bënë mjekë të ardhshëm  dhe që i dolën për zot problematikave të shumta të shëndetësisë për   diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve për dekada me rradhë. Aty kanë kontribuar në edukimin e studentëve dhe mjekëve te rinj  me dhjetra  pedagogë të nderuar , të përkushtuar dhe të aftë. Emra që e kanë qëndisur me fije ari historinë e mjekësisë shqiptare si F.Paparisto, J. Adhami, P.Bitri, S. Capeli, B. Elezi, S.Bekteshi, Y.Popa, B. Preza, L. Benusi, P.Gace, P.Karagjozi, P.Kokalari e plot te tjerë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në mëndjet e qindra bluzave të bardha , jo vetëm si mjekë të përkryer por edhe si edukatorë te shkëlqyer të shumë e shumë mjekësh të talentuar.

Por si në cdo fushë të jetës gjerat kanë nevojë për ndryshim. Këtë e dikton koha, arritjet e mëdha  në fushën e mjekësise dhe kërkesat e tjera që kanë gjeneratat e reja të popullsisë.

Objektivat kryesore  të shkencave mjekësore në fakultetin e mjekësise  janë: E para, të nxjerrë mjekë të diplomuar që kane dije të shëndosha dhe që zotërojne në mënyre të mjaftueshme profesionin duke plotësuar kësisoj standartet globale të edukimit mjekësor. E dyta , ti bëjë studentët të aftë për aplikimin klinik të shkencave mjekësore bazë. E treta , të nxjerrë mjekë të diplomuar me njohuri të përgjithëshme për kerkime në shkencat mjekësore bazë.

Në përgjithësi, ndonëse ka një shekull që evoluojnë dijet në shkencat bazike dhe klinike dhe që përparojnë strategjitë e të mësimdhënies, ende kurrikulat egzistuese në shumë shkolla mjekësore në botë, ne fakt janë sisteme jo adekuate për të pregatitur mjekë  plotësisht të aftë  për mjekësinë e shekullit të 21.

Por cmund të themi për nivelin dhe evolucionin e kurrikulës në fakultetin e mjekësise tek ne? I plotëson ajo egzistuesja kërkesat që janë të domosdoshme sot? A duhet reformuar kjo kurrikul me hapa të shpejta e të guximeshme?  Natyrisht që po. Ndryshe nuk ka si shpegohet që studentë që sapo kanë mbaruar 6 vjet studime në këtë fakultet kur i pyet për disa nga emrat më te njohur të mjekësisë shqiptare (madje profesorë të dëgjuar) të thonë : nuk e njoh këtë emër, nuk më ka dhënë asnjë herë asnjë orë mësim. Si është e mundur që një professor i dëgjuar nuk merret fare me studentët e tij.  Dhe ndodh që në provimet e formimit në fund të studimeve , studentët disa herë paraqiten aq dobët sa nuk njohin as nocionet bazë te shkencës mjekësore të cilat duhet ti kishin  mësuar që në vitet e para të fakultetit. Nevoja në rritje sot për të patur ekspertizë në fusha të tilla si shëndeti publik, politikat shëndetësore, sistemet e kujdesit shëndetësor, dhe trajtimi ndërdisiplinor, të gjitha këto kërkojnë që mjekët e rinj të zotërojnë njohuri të tilla që i kapërxejnë të kuptuarit vetëm të anatomisë dhe të pathofiziologjisë. Këto pra, kërkojnë që të tejkalohen praktikat arkaike të vlerësimit të studentëve dhe strukturat kurrikulare të osifikuara.

Strategjia e mësimdhënies nga pedagogët e profesorët duhet të nxisë angazhimin e gadishmërinë e studentëve në të gjitha nivelet e të mesuarit. Për këtë duhet pa dyshim të aplikohet një selektivitet i fortë per ata pedagogë që kërkojne ti hyjnë nje detyre të tille. Sot nuk ka nevojë për leksione rutinë ku referuesi reciton në një linjë monotone dhe të vjetëruar, por duhen aplikuar koncepte të azhurnuara me të rejat më të fundit të disiplinave mjekësore.

Një nga arritjet e mëdha në procesin e mësimdhënies në kohën e sotme ështe konceptimi dhe aplikimi i kurrikulave të integruara .Qëllimi i integrimit të kurrikulave është të prishen barrierat egzistuese ndërmjet shkencave bazike dhe klinike . Këto barriera qëndrojne fort si struktura tradicionale kurrikulare. Integrimi i kurrikulave duhet të promovoje përftimin e njohurive dhe përvehtësimin e mjeshtërise së profesionit të mjekut nëpërmjet të koncepteve që përsëriten por edhe që ndryshojnë, që zhvillohen dhe që aplikohen.

Por c’është në thelb integrimi i kurrikulave?  Integrimi sipas përkufizimit të Harden, është             “ organizimi i lëndëve që përvetësohen në mënyrë të tillë që të kombinohen ose të unifikohen subjekte që mësohen shpesh në departamente të vecanta të fakultetit”

Në jetën e shoqërisë , mënyrat e reja të organizimit mjekësor, programet e mëvonëshme të trainimeve pas universitare dhe përpjekja  që bëhet për të pregatitur mjekët e rinj për punën klinike voluminoze që i prêt, të gjitha këto kanë bërë që kurrikulat në vitet e fundit, në shkollat më të përparuara mjekësore të pësojnë një evolucion të perreshtur. Mjafton të themi që në fushën e mjekësisë cdo 5 vjet , 50% e koncepteve mjekësore të mëparëshme janë të pavlefshme , sepse zhvillohen koncepte të reja. Kjo gjë kërkon që edhe mësimdhënia në shkollë të ndjekë këtë evolucion të perreshtur të dijeve.

Ndryshimet në sistemin e edukimit mjekësor të kurrikulave , të mësimdhënies , të të mësuarit interaktiv dhe të pjesëmarrjes në kërkimin shkencor  do lejojnë që mjekët e rinj që do dalin nga fakulteti mjekësisë të jenë në gjëndje të përqafojnë dijet  e kohës. Ajo mjekësi për të cilën flitet sot, që është mjekësia e 4-P (parashikuese, parandaluese, e personalizuar dhe pjesëmarrje e pacientit në vendimet e trajtimit mjekësor),  bazohet pa dyshim në nevojat e sotme të ruajtjes së shëndetit të njeriut por edhe në arritjet e padiskutueshme dhe të medha në fusha të ndryshme të mjekësisë. E tillë është për shëmbull puna gjigante e Jean Dausset e bashkëpunëtorëve që përcaktuan rolin e rëndësishëm të antigenëve të histokompatibilitetit në kontrollin e përgjigjeve immune dhe në predispozicionin për sëmundje të ndryshme që kanë komponentin autoimun. Nisur nga këto, shumë sëmundje problematike do trajtohen në mënyrë krejtësisht të re si psh diabeti, artriti rheumatoid, skleroza multiple e deri te crregullimet psikiatrike si skizofrenia që kanë edhe ato komponentin imun. Shpegimi që i bëhet sot shumë  mekanizmave  biologjike dhe përpjekja që bëhet për të kuptuar kompleksitetin e tyre, ka një rëndësi të tille sa që shkencëtarët mendojnë se pikërisht biologjia do dominojë të gjithë shkencën e shekullit 21.  Kjo do të ndodhë së pari sepse aftësia teknologjike do lejojë të atakohen disa nga problemet fondamentale të njerëzimit, sic janë kujdesi shëndetësor global dhe mirëqenia, menaxhimi i energjisë dhe mjedisit dhe deri në ndikimin e këtyre arritjeve në bujqesi që ështe në funksion të   ushqimit të njeriut.

Të gjitha këto kerkojnë përpjekje, përkushtim,  mëndje të mprehtë dhe nevojë të domosdoshme për ndryshim në sistemet aktuale të mësimdhënies në mjekësi. Këto ndryshime duhen bërë krahas luftës së vazhdueshme kundër fiktivitetit në dhënien e titujve akademike , nepotizmit dhe konfliktit të interesave që jane fenomene jo pak të shprehura ndër mësimdhënësit e fakultetit të mjekësisë.

Sot është koha që reformimi i edukimit mjekësor të bëhet mbi bazën e kompetencave në sistemin akademik të shëndetësise.Theksimi i kompetencave shkon përtej pedagogjisë, drejt rishqyrtimit të aftësive dhe zotësisë për të ndryshuar sistemet e shërbimit mjekësor.. Në këtë mënyrë duke harmonizuar mësimin akademik me sistemet aktuale te shëndetësisë , mundet nga njëra anë të përmirësohet në nivel horizontal integrimi i trainimit të studentëve ende të padiplomuar me praktikën klinike , dhe nga ana tjetër të përmirësohet integrimi vertikal i të mësuarit në universitet nga niveli terciar deri në nivelin primar.

Edukimi mjekësor në bankat e shkollës është vetëm një pjesë e edukimit që duhet të vazhdojë tërë jetën. Sikurse thotë John Dewey: Edukimi nuk është pregatitje për jetën, por është jeta vetë.

Next Post
Arsyet që ju shkaktojnë marrje mendsh

Arsyet që ju shkaktojnë marrje mendsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In