• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për një plesht po digjet jorgani”! E bërë nga sakrifica, Kosova sot në gjendje pengu: e mbërthyer në një emër dhe mbiemër!

by Liridona Beqiri
29/07/2025 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Sot, më 29 korrik 2025, Kosova është një shtet pa kokë, pa asht, pa shtyllë kurrizore, pa puls, pa nerv, pa zë. Thjesht një shtet i zhveshur përpara botës, I paralizuar nga egoja, i ekspozuar para aleatëve të tij dhe i “marinuar” në 50 Shades of Incompetence. Një shtet i heshtur i zhytur në mjegull politike.
Që nga zgjedhjet e shkurtit 2025, jeta politike nuk po futet në binarë. Pas më shumë se 50 seancave të dështuara, Kuvendi i Kosovës mbetet monument jofunksionimi, pa Kryetar, pa Qeveri, pa legjitimitet dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj qytetarëve që e kanë votuar këtë klasë politike, por vetëm me një emër që rezulton të ketë më shumë rëndësi se 1.8 milion qytetarë. Parlamenti nuk është më një dhomë e vullnetit të popullit por një treg ambiciesh.
Kosova sot nuk është peng vetëm i një krize institucionale, është peng i një mendësie politike të përçudnuar, që ngjason më shumë me një serial mediokër sherri dhe inati sesa me një shtet funksional në zemër të Evropës. Kosova nuk gjendet përballë një vonese teknike apo një problemi procedural por përballë një emri “nonnegociable” edhe përkundër faktit që Kushtetuta zvarritet si leckë partiake, zonjës Albulena Haxhiu, e propozuar për Kryetare të Kuvendit, por që nuk gëzon konsensusin e domosdoshëm. Një insistence e pakuptimtë që lë të bllokuar një shtet të tërë për një emër që ndan më shumë se bashkon. Një vend dikur i farkëtuar në gjak, që ka kaluar luftë, eksod, ndërhyrje ndërkombëtare, një shpallje historike të pavarësisë e që ka qëndruar përballë Serbisë dhe botës, sot po pengohet nga përleshje qesharake dhe jo justifikuese. Ky emër sot është kthyer në bllokun pengues që ndan shtetin nga normaliteti. Absurde që për një ambicie, digjet i tërë procesi demokratik, dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje politike por me krim moral kundër shtetit.
Kjo krizë, jo vetëm që po zhgënjen popullin e Kosovës, por po jep një imazh të turpshëm përpara ndërkombëtarëve, në një kohë kur Kosova ka nevojë të dëshmojë pjekuri, stabilitet dhe gatishmëri për integrime euroatlantike. Në vend që të tregojë gatishmëri për integrim, Kosova po dërgon një mesazh të ndryshëm jashtë vendit, se mbetet peng i politikave të vogla dhe e paaftë për qeverisje bazë, në një kohë kur Kosova duhet të demonstrojë se është gati për Brukselin dhe Uashingtonin, ajo ka humbur rrugën në oborr të vet.
Kosova sot ndodhet në një pikë kritike: ose do të shpëtojë përmes lidershipit të përgjegjshëm, ose do të vazhdojë në rrugën e vetëshkatërrimit institucional. Dhe politikanët atje duhet të kujtojnë me qartësi se shtetësia e Kosovës nuk u ndërtua në izolim. Mbijetesa dhe e ardhmja e saj varen nga partneritete të forta dhe këta partnerë po shikojnë. Të kesh të drejtë ndonjëherë nuk mjafton. Të veprosh me përgjegjësi është ajo që ka rëndësi tani. Toni ka rëndësi. Koha ka rëndësi. Aleatët kanë rëndësi..! Mesazhi që Kosova duhet të dërgojë sot është ai i pjekurisë, seriozitetit dhe gatishmërisë dhe jo i guximit nacionalist ose kokëfortësisë taktike.
Kjo klasë politike nuk janë përfaqësues të popullit, janë sabotues të shtetit, të një shteti të fituar me shumë sakrificë e gjak por që sot politikanët i ngjiten karriges së pushtetit si gjakut një bishë!!
Nëse nesër do të shpërthente një krizë ndërkombëtare, kush do të flasë për Kosovën në OKB? Në Uashington? Në Bruksel? Nëse Amerika, aleati më jetësor i Kosovës, do të kërkonte një takim të nivelit të lartë sot, kush do të shfaqej? Kush do ta përfaqësonte këtë vend? Pa Kuvend të konstituar, pa Qeveri legjitime, pa përfaqësues politikë që ta mbrojnë në skenën ndërkombëtare.
Është një shtet i zhveshur nga dinjiteti institucional, i rrënuar nga inatet personale, dhe i poshtëruar nga një klasë politike që ka vendosur ta mbajë peng kombin për hir të posteve. Kosova sot është e e konsumuar nga lojëra të vogla pushteti dhe e turpëruar nga një elitë politike e investuar më shumë në tituj sesa në vetë shtetin.
Në mungesë të një zgjidhjeje brenda 30 ditëve, Kushtetuesja (që prej kohësh ka humbur edhe autoritetin simbolik që kishte), mund të shpallë sanksione të panjohura juridike, dhe Presidentja Osmani është e detyruar të shikojë hapin tjetër, përfshirë skenarët për zgjedhje të reja parlamentare. Kur Gjykata Kushtetuese cakton një afat 30-ditor për përfundimin e seancës konstituive, kjo nuk është vetëm një thirrje ligjore, është një alarm politik zjarri dhe alert kushtetues.
Në çdo shtet serioz, ky afat do të mjaftonte për të vendosur kompromisin dhe për të shmangur krizën. Në Kosovë, ai afat po bëhet edhe një datë tjetër për kalendarin e kolapsit dhe dështimeve.
Në çdo vend normal, dështimi për të përbërë Kuvendin do të sillte dorëheqje, ndëshkim politik dhe përgjegjësi publike.
Kosova pati një shans historik për të treguar pjekuri politike, për t’u ngritur mbi egon dhe për të ofruar stabilitet, funksionalitet dhe besim në institucione. Por ky shans u shpërdorua. E verbuar nga privilegjet e pushtetit, kjo klasë politike zgjodhi rehatinë mbi vendin, dhe kjo ishte një sakrificë e qëllimshme e Republikës në altarin e komoditetit dhe kontrollit. Këta politikanë dëshmuan që dashuria për shtetin nuk kishte të bënte kurrë me shërbimin, por me luksin, pushtetin dhe përfitimin personal. Këta politikanë shkëmbyen shtetin për statusin dhe e ngatërruan qeverisjen me të drejtat.
Kjo nuk është krizë. Kjo nuk është një mosmarrëveshje politike. Kjo është një dështim moral. Kjo është dezertim nga shtetësia. Kjo është një vetëvrasje politike
Kosovës nuk i mungojnë udhëheqësit, i mungojnë të rriturit.

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
Përplasen dy automjete në aksin Fier–Berat, përfundojnë në kanal, detajet e para

Përplasen dy automjete në aksin Fier–Berat, përfundojnë në kanal, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In