• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një opozitë të (gjithë) pranueshme

by Artur Ajazi
04/12/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Shqipëria e pas 25 Prillit 2021, ka nevojë urgjente për një opozitë të përgjegjshme, të kuptueshme, bashkëpunuese, pra të jetë gjithëpranuese.Koha dhe situata nëpër të cilën po kalon vendi, kërkon një bllok të qëndrueshëm politik, për të treguar se sfidat janë të përbashkëta,dhe jo vetëm të qeverisë. Edi Rama ka dhënë prova të mjaftueshme dhe vazhdon ti bindë shqiptarët se “edhe në mandatin e tretë qeverisës, e vetmja rrugë që do të sigurojë fitoren mbi krizën dhe pandeminë është bashkimi dhe jo ndarja, puna dhe jo parazitizmi”. Fakti është se opozita e vjetëruar sa s’ka më, ka vite që bën rolin e përçarësit, dhe duke nxitur parazitizmin tek shqiptarët. Këtë gjë po e vërteton fushata e Lulzim Bashës. Partia Demokratike dhe bishti i shkurtabiq i saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë konsumuar tanimë gjithçka duhej për ti treguar popullit dhe faktorit ndërkombëtar,se vija politike dhe kërkesa e tyre për të synuar marrjen e pushtetit jo me votën e lirë, por me ultimatume ekstremistësh, janë shkaqet kryesore për degradimin funksional të një aleance, e cila kurrë nuk u ngrit mbi parime dhe ideale kombëtare.Vendi pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ka nevojë për një opozitë të pranueshme nga votuesit e saj, ka nevojë për një opozitë e cila deri në fund të jetë zëri dhe përfaqësimi real i votuesve të saj në institucionet kushtetuese. Ata që dje votuan opozitarët e bojkotit dhe rrugës, ndoshta nuk e kishin menduar se kishin futur në Parlament, karrieristë, pazarexhinj, dhe kukulla të një njeriu të vetëm që partinë dhe opozitën e ka kthyer në çiflik të klanit dhe familjes tij. Shqipëria sot po vuan nga mungesa e një opozite ambicioze përsa i përket vizionit mbi të ardhmen, nga mungesa e një opozite dritëshkurtër, e cila pushtetin e ka të lidhur me pazaret  dhe aferat e kryetarit, e një opozite që në mentalitetin e saj ka akoma “grushtin e shtetit dhe hakmarrjen klasore”.Shqipëria e pas 25 Prillit 2021, nuk mund të shihet më nga ndërkombëtarët, si vendi që nuk arrin të sigurojë ekujlibrat e saj të brëndshëm politikë, dhe kjo për shkak të një stature të grisur që mban peng fatin e shqiptarëve prej 30 vitesh, e përfaqësuar nga një ish-opozitë e cila nuk  bëhet bashkë as në kohë lufte. Opozita e pas 25 Prillit, nuk duhet të jetë e kompleksuar  dhe apatike, pasi duhet të mbledhë mëndjen dhe të bëjë përfaqësimin e saj të besueshëm, të atyre që akoma besojnë se “PD është parti e idealeve të lirisë”. Lulzim Basha duhet ta tregojë me vepra, se e ka seriozisht vendimin e tij për tu larguar  si kryetar  partie, në rast se humbet zgjedhjet. Pasiguria, pamundësia, hipokrizia, përçarja, dështimi, dënimi dhe shpërbërja, janë kthyer tanimë në norma statutore në opozitën e vjetëruar, edhe pse kërkon të duket “vigane” kur  është lilipute e politikës në Shqipëri. Ky vend ka nevojë për demokraci të qëndrueshme dhe funksionale, dhe për pasojë për një opozitë të përgjegjshme që të njohë dhe bashkëpunojë me institucionet kushtetuese, dhe jo për një grupim aventurierësh që fatin e partisë e kanë lidhur me fatin e pushtetit të tyre.

Next Post
Kim Jong Un e bën shembull 50-vjeçarin se theu regullat anti-COVID/ Pushkatohet në publik

Kim Jong Un e bën shembull 50-vjeçarin se theu regullat anti-COVID/ Pushkatohet në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In