• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Për një femër/ Si u vra me thikë në zemër i riu shqiptar në Gjermani, rrëfimi

by
23/06/2022 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Blerim Kola gjatë një përleshje me thika me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë.

I riu mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjëshme me thikë që dyshohet se mori nga një 36-vjeçar maqedonas, me të cilin njihej prej shumë kohësh dhe ishte takuar për të sqaruar një konflikt të mbartur në kohë.

Sipas mikut të ngushtë të Kolës, Agan Mehmeti nga Podujeva, që citohet nga gazeta Express në Kosovë, sherri ka ndodhur për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Blerimit, por më parë kishte qenë në një lidhje me shqiptarin e Maqedonisë që i mori jetën.

Dëshmitari shprehet se Blerimi e ka njohur vajzën në biznesin e pronarit të tij, i cili prej xhelozisë, por edhe prej një borxhi të mbartur ndaj 24-vjeçarit shqiptar, i ka marrë këtij të fundit jetën.

“Vajza ka qenë e dashura e Blerimit, por më parë ka qenë e dashur e pronarit ku ka ndodhur sherri. Nuk e dimë nëse ka raportuar në polici dhe nuk e njohim vajzën nga afër.

Janë njohur bashkë dhe kanë vendosur të jenë bashkë, ndoshta si ka ardhur mirë atij pronarit. Nuk dihet a ia ka pas Blerimi atij apo ai Blerimit.

Përpara katër muajsh ata kanë pasur një problematikë dhe kanë qëndruar 24 orë të arrestuar në polici, e cila i ka liruar më pas me idenë se ishte mbyllur ky sherr.

Sipas informatave e kanë pasur të ndaluar t’i afrohen njëri-tjetrit në distancë 500 metra. Por e kanë thyer urdhrin e mbrojtjes”, tha Mehmeti.

Sipas mikut të 24-vjeçarit, ditën kur ka ndodhur sherri Blerimi ka pasur në xhep një thikë të cilën e përdorte në profesionin e tij si bojaxhi, me të cilën është vetëmbrojtur ndaj dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kanë dalë zot problemit të mikut të tyre që ishte personazhi kryesor i konfliktit.

“Atë ditë që janë therur kanë ardhur njerëz të ndihmës së shpejtë. Thuhet se Blerimi ka vdekur ditën tjetër (e premte) në mëngjes. Ditën tjetër ka dhënë shpirt Blerimi në spital. Një goditje me thikë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark.

Daja i vet ka shkuar atje por nuk ishte kryer autopsia dhe merren autoritetet me këtë. Procedurat do zgjasin edhe një javë tjetër, derisa t’i bëjnë autopsinë,”- rrëfeu miku i 24-vjeçarit.

Sipas tij personi tjetër, pra 36-vjeçari që e ka goditur me thikë është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore prej kundërpërgjigjes së Blerim Kolës.

“Thuhet që është ende në rrezik për jetën, pasi është i therur në fyt, në pozicion të keq. Blerimi i ka shkaktuar njërit në krye, plagë për vetëmbrojtje dhe tjetrit në fyt. Këta janë ata që i kanë ndihmuar atij shefit nga Maqedonia e Veriut. Vetëm ata shokët e tij kanë plagë. Ajo thika është përdorur në ndërtim si bojaxhi. E ka pasur me vete për punë dhe ka qenë me uniformë pune kur ka shkuar në lokal”, tregoi Mehmeti.

Më tej ai rrëfeu se ai është mik i afërt i viktimës dhe dajës së tij, me të cilin është duke mbledhur edhe fonde për të bërë të mundur transportin e trupit të të ndjerit për në Shqipëri.

“Daja i Blerimit është i tronditur, po mbledhim paret për të sjellë trupin. Jemi organizuar me njerëzit që njohim. Por kanë dhënë pare shtetas të huaj si kurd dhe boshnjakë. Më së shumti ka dhënë para e dashura jeme që është polake që e ka njohur Blerimin dhe i ka ardhur keq. Unë jam organizatori, kemi mbledhur më shumë se dy mijë euro për dy ditë për ta sjellë trupin. 3400 euro i ka thënë ai personi që ka firmën, i ka thënë dajës së tij se i do paret sa të mbërrijë në Shqipëri”, tha ai.

/e.d

Next Post
FOTOT/ Mirë se vini në… Grida Duma Academy, pedagog dhe Salianji: Do t’ju mësojmë politikën të rinjve

FOTOT/ Mirë se vini në… Grida Duma Academy, pedagog dhe Salianji: Do t’ju mësojmë politikën të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In