• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Për mua sa të të lindi në zemër”/ Përgjegjësi varrezave shet vendin e varrit për 25 mijë lekë

by Java News
04/04/2023 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe po pate lekë mund të sigurosh gjithçka fare lehtë. Madje të blesh edhe “banesën e fundit”, në varrezat publike.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës, blerjen e një vendi varri në varrezat e vjetra në Durrës.   Në vazhdën e investigimeve të bëra vazhdimisht mbi shitjen e  varreve nga Fiksi edhe kësaj radhe me   zë e figurë në varrezat e Durrësit, solli fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit me përgjegjësin për të rrethuar vende , duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Skema është pothuajse e njëjta kudo. Mjafton të lidhesh me rojën ose një punonjës , të cilët kërkesën për të blerë një vend varri ta bëjnë realitet. Por jo pa marr ‘ok’ nga shefat e tyre.

Kështu ishte edhe rasti i  Fiksit në Durrës ku gazetarja u paraqit tek roja e varrezave të vjetra në Durrës dhe kërkoi një vend për gjyshen të cilën e kishte  sëmurë ,por në jetë.  Ajo u interesua nesë mund të ruante apo blinte një vend në këto varreza dhe roja i siguroi një takim me shefin e tij.  Edhe pse vende  në këto varreza nuk kishte , me lekë këto vende gjendeshin. Si? Duke bërë zhvarrime.

Përgjegjësi i varrezave Durrës i cili në videot e transmetuara nga Fiks Fare prezantohet me emrin Agron , thotë se ka varre pasi janë bërë edhe zhvarrime.  Pyetjes se kush i ka bërë këto zhvarrime ai i përgjigjet se njerezit kanë lëvizur në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar që t’i marrin me vete edhe personat e humbur të familjes.  Duke rënë dakord parimisht me gazetaren e  Fiksit përgjegjësi i tregon vendin se ku mund të ruhet varri dhe sesi do procedohet. Ai i tregon se fillimisht pastrohet vendi e më pas punonjësit bëjnë kornizë betoni dhe një pllakë me një emër që e interesuara, në rastin konkret gazetarja e Fiksit , ta mbante mend. Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarja e Fiksit se sa lekë duheshin për ta blerë këtë vend , përgjegjësi nuk dha një shifër . Ai kërkoi 250 mijë lekë të vjetra për punonjësit që do merreshin me pastrimin dhe punimet  mbi kornizën e betonit, pagesën tjetër për të ia la në dorë  të interesuarës se sa t’i lindte asaj në zemër.

Pasi i tregon vendin përgjegjësi dhe gazetarja e Fiksit shkëmbejnë numrat e telefonit që të bien dakord për gjithçka. Në takimin e dytë që ndodh midis tyre, gazetarja i jep 350 mijë lekë më motivin se aq kishte tërhequr nga banka dhe me mbarimin e varrit do t’i jepte sërish të tjera. Përgjegjësi pasi gazetarja ia numëron në sy i merr i fut në xhep dhe fillon shpjegon se si proces i duhet dy ditë kohë që ta bëj gati vendin e varrit. Një ditë pasi pastrohet varri nga ku është berë një zhvarrim , nga mbetjet e betonit dhe gjithçka tjetër. Dhe dita e dytë për të bërë gati kornizën e betonit bashkë me pllakën me emër. Pyetjes së gazetares së Fiksit se çfarë emri të vëeë përgjegjësi shprehet ‘ Emrin e stërgjyshit apo gjyshit, pastaj ta çoj me foto dhe e mban që të mos e harrosh se ku e ke”.  Këto të dhëna i kërkon që gazetarja t’ja nisi me sms ne Whsp dhe ashtu bëhet.

Dy ditë pasi u bë pagesa, në telefonin e gazetares së Fiksit erdhën edhe fotot e varrit të hapur dhe të pllakës me të dhënat që ajo kishte nisur me mesazh.

Sipas përgjegjësit nga ai vend ishte zhvarrosur një person, dhe pllaka që vendosi me të dhënat  ishte fiktive,  për të mbajtur vendin derisa familjari i personit që pagoi të vdiste.

/s.f

Next Post
Donald Trump largohet nga gjykata pas 2 orësh, nuk bën asnjë koment

Donald Trump largohet nga gjykata pas 2 orësh, nuk bën asnjë koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In