• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Për mua Enrik Hoxhaj është më i besueshëm se Dumani”/ Hoxha: Të penduarit e drejtësisë njihen si bushtra, emrat nxirren qëllimisht

by Java News
11/06/2022 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha, flet për të penduarit e drejtësisë, dhe thotë se një vrasës profesionist së pari të jep shumë informacion për ngjarjet ku ka qenë vetë dhe së dyti sesi funksionon bota e krimit, si organizohet një atentat, si lidhen fijet, si bëhen pagesat, si korruptohet policia, prokurori, gjykata, politikani dhe se si grupet kriminale përfshihen në aktivitetet politike.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se të penduarit japin informacione pasi kanë qenë brenda, teksa i etiketoi si brigadat që marrin përsipër punime gipsi apo suvaje.

“Janë vrasës që duke patur shtirje kohore të konsiderueshme, kanë marrë pjesë në shumë ngjarje. Në muajin e parë detyruan prokurorinë të hapte 18 dosje, pa autorë dhe të arkivuara.

Këta janë mes vrasësve dhe bëjnë biseda brenda fushës së tyre. Kur ndodh një ngjarje, ata interesohen, kush e bëri, si e organizoi, e mësojnë dhe kur s’kanë qenë vetë. Problemi është i hetimit. Informacioni duhet selektuar, edhe një vrasje të tregojë është e vlefshme.

Po flasim për rastin Dumani, por për mua Enrik Hoxhaj është më i besueshëm se Dumani. Kam parë ngjarjet e tij dhe kam konfrontuar dëshmitë, dhe më rezulton se ky është më i saktë se tjetri.

Në momentin që janë kapur prokuroria ka regjistruar me audio me idenë se do ndryshojnë deklarimin. Regjistrimi i shërben prokurorit për hetimin, por jo si provë në gjykatë. Mes grupit të hetimit është një prokurore nënë me fëmijë. Nëse dëshmia përputhet me pamjet filmike, targat, nëse tregon ku fshihet arma, dhe ajo gjendet, bëhet dëshmitarë i besueshëm”, thotë ai.

Sipas Hoxhës, kjo histori u bë e madhe se u përfshi bota e politikës, pasi ata kanë qenë pjesë e zhvillimeve që kanë pasur interferencë politike dhe kanë punuar me bandat e qeverive që kanë qenë në pushtet, kanë punuar dhe gjatë fushatave.

“Berisha kur bën akuza e di mirë për çfarë flet. Nuk i duhet një qeverie, por gjatë një fushate, grupi që e ka përdorur për një ngjarje, mund të jenë në mbështetje të një organizate politike në zonën ku operojnë.

Njëri nga të penduarit përmend se një politikan i rëndësishëm i mazhorancës, është kontaktuar në lidhje me një tender. Kjo tregon se pjesëtarë të kësaj organizate kriminale nuk janë vetëm banditë si të ‘97-ës. Janë biznesmenë, kanë hyrë në tender, kanë humbur tenderin edhe pse kishin ofertën më të mirë, kanë kërkuar ta zgjidhin me rregull, bë denoncim. Kështu ata kanë filluar te procedura e tyre.

Në botën e krimit nuk ka Gjykatë Administrative ku të ankohesh, por vijnë këta vrasësit që janë penduar dhe të fusin plumbin. Nuk kanë punuar për një organizatë kriminale, por për disa, një brigadë e mirëfilltë kriminale që merrte punën dhe kryente porosinë.

Kishte marrë porosi për të goditur pronarin e një shkolle të mesme që në pamje të parë nuk ka lidhje me botën e krimit. Ishte dhënë porosi ndaj dikujt, i ishte dhënë dumanit. E kishte parë ku banonte, në një nga zonat më të populluara të Tiranës, mbuluar me kamera. Nuk e godisnin dot aty se një kamerë diku do i kapte. Këtë nuk e bëj dot vetë, por do i ndaj këto para dhe kish marrë disa nënkontraktor nga Fieri.

Nuk ka lidhje me këtë botë krimi, por nga dikush tjetër për rivalitet a konflikt biznesi ishin porositur këta. Këta nuk janë përmbarues që të sjellin një letër te shtëpia ke 10 ditë afat dhe ti do bësh pagesën. Këta edhe mes botës së krimit nuk janë njerëz të nderuar dhe respektuar, janë fundërrina, këta kanë vrarë nënën e një viktime, i kanë vrarë djalin, i vranë dhe nënën.

Ky grup ka një problem, edhe mes grupeve që kryejnë vrasës me pagesë, u janë vënë nofkën bushtra se kanë folur. Një grup para këtyre u dënuan me burg përjetë dhe nuk kanë folur. Ata kanë folur shumë, kanë të dhëna të forta letrare, kanë pasur dhe bllok shënimesh, kanë përmendur kaq shumë emra sa të tjerët kanë nisur të besojnë se mund ti dinë gjërat.

Nuk po i gjej në terren këta të nivelit të lartë, në Elbasan u tentua të kapet një operator i ri, me që nuk u gjet, u tentua të kapet një tjetër. Kjo tregon se ti nuk i kap dot bosët e mëdhenj pse flet një vrasës, duhet një tjetër shkallë dhe nivel.

Në deklarimet e këtyre vetëm për ngjarjet e Elbasanit janë 7 persona që kanë marrë pjesë në vrasje direkt, të penduar, për organizata që kanë aktivitet prej dy dekadash, varet shumë sa mirë do i përdorë hetimi.

Ata kanë dhënë indicie për hetime që kanë prapavijë politike, hetimi duhet ta zgjidhë nëse është e vërtetë kjo gjë. Emrat dalin qëllimisht.

Nëse do ta prishësh një hetim, nxirri deklarimet e bashkëpunëtorëve dhe në atë moment ti ke njoftuar fajtorët kë provë duhet të zhdukin, kë dëshmitar duhet të heqin qafe, dhe kë polic apo prokuror duhet të korruptojnë”, shprehet Hoxha.

g.kosovari

Next Post
Shyqyr që më në fund, qeverisjes po i vijnë trutë

"Serbia po na shet grurë që hanë kuajt, na shet miell për..."/ Nazarko: Albini dhe Edi dy parazitë të vegjël ballkanikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In