• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për motrën e vogël Kajtazi

by
19/08/2015 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Po, po, sigurisht qe kemi probleme sociale ne familje, pse fshatin qe duket do te na tregoni me kallauz?, sigurisht duhen trajtuar, por ato nuk mund te trajtohen si ne mbledhjet e Frontit demokratik, apo me fushata si ato kunder doktor Zhivagos, per te trajtuar ato nuk duhet te sakrifikojme te drejtat e nje minoreneje si motra e vogel Kajtazi.

Mos ta bejme si legjenda kriminale e Rozafes, e mbeshtetur mbi tradhetine dhe sakrifikimin e individit te gjore per hir te interesave te grupit, sepse fundja ne me kete mentalitet jemi edukuar, per te ndertuar keshtjellen, sakrifikuan beben e vogel tradhetisht njerezit e shtepise, vjehrra dhe kunatat bashke me xhaxhallaret, nen keshillen e nje maskarai plak qe kalonte aty pari, duke i murosur nenen, te shkreten.

E jo, sistemi i vertete i te drejtave te njeriut nuk e lejon kete, nuk pranon qe gjoja per nje ceshtje te pergjithshme te shkelen te drejtat e nje njeriu.

Nje minorene, ka poaq te drejta per te ruajtur dinjitetin e saj sa edhe nje deputete ose minister, apo cun a goce pasunori. Kush neperkemb te drejtat e femijeve duhet te vendoset perpara pergjegjesise qe te mos e beje me, dhe s’ka avokat te paguar a te papaguar qe ta zhbeje kete.

Kjo eshte Europa qe duhet ta mesojme njehere, sepse ende kemi mentalitete rozafiane ne tru, pastaj te pretendojme te integrohemi atje.

Kete duhet ta fusim mire ne koke dhe te mos e harrojme kete mesim sepse aty nis dinjiteti i njeriut.

Jemi mesuar ta bejme lecke per te fshire xhamat e ndertesave te zyrave dinjitetin e njeriut, por nje dite kesaj do t’i vije fundi. Probleme sociale sigurisht ka, por problemi i pare social dhe politik qe kemi eshte, ai me uluritesi, se qytetari eshte si lepuri qe e perdorte si leter higjenike arusha per te fshire b…

Ne rregull?

As emrin e nje minoreni nuk ka te drejte media te perdore,  as intervista nuk ka te drejte media t’i marre pa pranine e nje avokati te vendosur nga shteti apo nje madhori qe ka autoritet ligjor, pale me ta perdhosi duke shfaqur imazhet e saj neper gjyqe apo foto personale apo duke i botuar intervista pa kontroll si diarrhe bebeje ne vere.

Sepse perndryshe eshte kriminale.

Mos fshihemi pas gishtit duke thene se jo po se keshtu trajtojme nje problem social, jo se keshtu i sherbejme opinionit publik.

Pse nuk e di une kete???

Perndryshe hajde trajtojme edhe ca gjera te tjera intime dhe personale te pasunarve, politikaneve, intelektualeve sepse fundja per cdo qime a muskul te te trupit te njeriut, mbrapa ka nje problem social.

Cfare thoni mo?

Lereni te qete motren e vogel Kajtazi, edhe te madhen madje…

Ka te tjera menyra per t’i trajtuar e zgjidhur problemet sociale dhe jo duke transformuar hallet intime e familjare ne shfaqje big brodher-i informativ.

Next Post

Putin "zhduket" në Detin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In