• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Luan Omarin

by Skënder Gjinushi
10/06/2020 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Gjinushi*

Për Akademinë e Shkencave, për gjithë botën universitare dhe akademike, sot është një ditë e shënuar, është 95-vjetori i lindjes së Luan Omarit, i anëtarit të Akademisë së Shkencave, me emrin e të cilit është e lidhur historia e themeleve të mbarë akademizmit institucional në vendin tonë, veprimtaria e tij është historia e gjallë e akademizmit shqiptar.

Dhe ne jemi këtu së bashku që ta urojmë përzemërsisht: Për shumë mot gëzuar, profesor Luani. Jemi krenarë dhe me fat, që të kemi pasur e të kemi pandërprerë në radhët tona, që prej ditëve të para të jetës së këtij institucioni. Ju jeni e do të jeni gjithnjë krenaria e kësaj bote të kërkimit dhe dijes, e Akademisë së Shkencave, e tërë mjedisit akademik e universitar.

Në personalitetin tuaj prof. Omari janë të pandara dhe në vijimësi kronologjike, me një ndërthurje organike, vlera shembullore morale e qytetare, kontributet origjinale shkencore dhe një fuqi e rrallë e karakterit dhe dinjitetit njerëzor. Këto tri përbërëse të jetës së njeriut vështirë të gjenden kaq në harmoni e sinkroni me njëra-

tjetrën, si tek Ju. Tek profili Juaj ato kanë krijuar një model, kanë krijuar një simbol.

Akad. Omari ka përjetuar të katër periudhat e fundme historike të popullit shqiptar: periudhën e monarkisë; vitet e stuhishme të antifashizmit, gati gjysëm shekullin e qeverisjes totalitare dhe dekadat e vendosjes e të ringritjes demokratike të shtetit shqiptar.

Një prej pjesëmarrësve më të rinj në luftën antifashiste, Luan Omari menjëherë pas fitores mori përgjegjësi intelektuale e zyrtare në drejtimin e institucioneve të arsimit të lartë, që përgatitën themelimin e Universitetit të Tiranës jo vetëm si drejtues, por edhe si hartues i programeve dhe teksteve universitare, si formues e riformues i brezave të rinj.

Ai në çdo kohë iu kushtua së mirës së vendit të tij si me forcën e armës, ashtu edhe me atë të ligjit, me dije e me përgjegjësi shembullore qytetare.

Ishte kjo gjeneratë njerëzish të ditur e të guximshëm që përgatitën hap pas hapi edhe themelimin e Akademisë së Shkencave, me të cilën dija shqiptare njohu shkallën më të lartë të organizimit të saj institucional.

Historisë së Shqipërisë, historisë së mendimit shqiptar, e të inteligjencës së vendit, nuk i mungojnë kontribuuesit me emër, shumë prej të cilëve kanë ndriçuar në një periudhë e janë zbehur në një tjetër, kanë qenë në lartësinë e momentit historik në një kohë, por që nuk kanë mundur të rishfaqen në të njëjtën lartësi në një kohë

tjetër. Personaliteti e veprimtaria Juaj i nderuar profesor ka një ndryshim. Ju bëni pjesë në atë kategori të veçantë dijetarësh që, me energji intelektuale, dhunti talenti dhe vullnet e përgjegjësi krijuese, në të gjitha kohërat jeni shquar në të njejtën lartësi, madje në ngritje. Faleminderit, profesor Luani, që na e keni provuar me jetën tuaj, se të jesh njeriu i suksesit në çdo kohë e në çdo moshë është e mundshme. Në mbi 70 vjet punë e veprimtari në arsim e shkencë, ju keni qenë njeriu i arritjeve, në krye të katedrave e të fakulteteve, për të mbërritur tek drejtimi prej më se tri dekadave i Akademisë së Shkencave, me të cilën keni ndarë sukseset dhe sfidat.

Emri juaj është i lidhur pandashëm me emrin e bashkëthemeluesve të tjerë të institucionit tonë, me emrat e ndritur të shkencës shqiptare, si Buda, Çabej, Shuteriqi e Radovicka e shumë bashkëudhëtarë, disa edhe këtu të pranishëm. Kjo nuk na pengon të pohojmë me kënaqësi se Ju jeni po aq sa njeriu i Akademisë edhe i kushtetutave; po aq sa njeriu i shtetbërjes dhe mirëqeverisjes edhe njeriu i etatizmit, po aq sa njeriu i themeleve të institucioneve të sistemit universitar-akademik, edhe i vullnetarizmit në mbrojtje të të drejtave qytetare, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në institucione të rëndësishme europiane si Komisioni i Venecias. Kontributet tuaja të vyera, Ju kanë bërë të njohur si një figurë europiane e jurisprudencës, si ekspert i së drejtës kushtetutese dhe i së drejtës europiane, i historisë së shtetit dhe të së drejtës.

Ne veçanërisht dëshirojmë t’Ju falënderojmë në këtë përvjetor tuajin, për kontributin e dhënë në formimin e brezave të rinj. Ju jeni një model frymëzues për ta, por i vështirë për t’u arritur.

Ne e kemi pasur dhe e kemi të vështirë t’u themi brezave të rinj se edhe ata mund të jeni po aq rezultativë, po aq njerëzorë, po aq të virtytshëm, po aq të drejt- orientuar, po aq të zellshëm, po aq të dobishëm për vendin e tyre sa profesori I tyre Luan Omari. Por lirisht mund t’u themi: jeni me fat që modelin e keni, ndiqeni

që të fisnikëroheni, ndiqeni që të dituroheni, ndiqeni që t’i afroheni, dhe prapë, edhe me kaq, do të jeni qytetarë e shkencëtarë të vlefshëm.

Historia e Akademisë sonë si e çdo institucioni, ka periudhat e saj më pak e më shumë të lavdishme, apo më shumë e më pak të suksesshme. Por ajo ka siguruar përtëritjen dhe reformmin e vet të vazhdueshëm në saje edhe të trashëgimisë e përvojës Suaj e të brezit tuaj, të cilët kanë qenë e janë një vlerë e shtuar dhe e pacënuar në çdo periudhë.

Prandaj çdo vlerësim e nderim për profesorin tonë, akademikun e Shqipërisë e të Europës Luan Omari, ne e konsiderojmë edhe si nderim e përgjegjësi për ne, familjen e tij shkencore, me të cilën ai ka punuar e punon me intensitet e me modesti.

*Fjala e mbajtur nga kryetari i Akademisë së Shkencave në 95-vjetorin e Lindjes së akademik Luan Omarit gjatë së cilës presidenti Ilir Meta i akordoi Dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Next Post
Kujtim Gjuzi: Do votoj pro shkarkimit të Metës, por  më parë të japë llogari për thesarin e Krrabës!

Mori 750 mijë lekë dieta e karburant gjatë karantinës, reagon Gjuzi: Ja ku i çova lekët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In