• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Për kufinjtë dhe “drekën” e Tiranës

by Skënder Minxhozi
23/12/2019 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Replikë/ Një koleg gazetar nga Kosova, duke rimarrë titullin e shkrimit tim të para dy ditëve “Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë”, pretendonte se unë kisha “pëlqyer të fshihja” faktin se Tirana zyrtare është përzier edhe vetë në procesin e korigjimit kufitar mes Kosovës e Serbisë.

Për hir të korrektesës dhe në respekt të kolegut, dëshëroj t’i kujtoj atij fillimisht se autori i këtyre rreshtave ka qenë kritik në rrugë publike, mëse një herë, për projektin e rrezikshëm dhe aventuresk të ndryshimit të kufinjve mes Kosovës e Serbisë. Ka shkruar dhe ka folur sa herë ka qenë puna për të kritikuar këtë nismë me pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për shqiptarët. Kjo në lidhje me pozicionin tim personal sa i takon korigjimit kufitar.

Më tej dëshëroj t’i kujtoj miqësisht kolegut në fjalë se kur është fjala për takimin e Tiranës, Mini-Shengenin ballkanik, apo edhe rolin e palës shqiptare në korigjimin kufitar, duhen thënë edhe dy-tre aspekte të tjera, që ndoshta kolegu në fjalë ka harruar t’i përmendë.

Së pari, në lidhje me faktin se Tirana “nuk është e painvolvuar në këtë hallakamë”, dëshëroj t’i kujtoj kolegut e të tjerëve se pozita e qeverisë shqiptare në planet e presidentit Thaçi për korigjimin kufitar me Serbinë, nuk mund të përshkruhet me një frazë të vetme.

Qeveria shqiptare nuk ka qenë e nuk pritet të jetë palë në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës e Beogradit, kurdo që ato do të mbahen. Ajo nuk është e nuk ka si të jetë në pozitën e palës kosovare, që do të negociojë në vetë të parë dhe me mandat të plotë me palën serbe. Si e tillë, qeveria shqiptare, cilado forcë politike që do të jetë në krye të saj, do të kenë vetëm një rol tangent në këtë proces delikat, e kjo është diçka e këshillueshme dhe mëse normale.

Kosova e sotme pasqyron dyzimin, sa i takon qëndrimit ndaj Serbisë, mes Presidentit Thaçi në një anë dhe pjesës tjetër të klasës politike. Ky dyzim, i përforcuar nga zgjedhjet e tetorit dhe rezultati i tyre, po e çon sot shtetin kosovar drejt një qasjeje më “sanitare” (kupto më konservatore) ndaj Beogradit, në pritje të sqarimit të situatës post-elektorale. E kjo duhet thënë hapur, e jo të fshihemi duke sulmuar “prosllavin Edi Rama”!

Sa për rastin e përfshirjes së përfolur të Edi Ramës në këtë mesele, është e vërtetë se ai e ka përkrahur ndërrimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, si një mënyrë të shpejtë për të hequr qafe perden e hekurt mes dy vendeve. Një vizion ky i gabuar dhe i pavend. Megjithatë Rama i ka shmangur deklarimet publike “pro” këtij projekti.

Nga ana tjetër, duhet kujtuar se qeveria shqiptare ka pasur më së paku dy qëndrime, kur flitet për korrigjimin kufitar. Të gjithë e kujtojmë mirë pozicionin kritik të ministrit të jashtëm shqiptar të asaj kohe Ditmir Bushati, i cili publikisht e godiste pa kurrfarë dorashkash këtë projekt. E kjo i leverdiste edhe Ramës për një farë kohe, pasi i shërbente si diversiv në sytë e të tretëve.

Së dyti, qëndrimi i dyzuar i shtetit shqiptar ndaj korrigjimit kufitar, nuk shërben kushedi çfarë për të justifikuar pozicionin aktual të politikës kosovare ndaj proceseve bashkëpunuese në rajon. Refuzimi i Prishtinës ndaj ftesës për samitin e Tiranës, duket më shumë si një pasqyrim i sherreve të brendshme politike në Prishtinë, sesa si një akt parimor që kërkon ta ruajë Kosovën nga kushedi çfarë komplotesh të fshehta. Kolegu e di fort mirë se këto lloj formatesh kanë shumë më pak peshë dhe produkt, sesa furtuna e patriotizmit tribal që u prodhua pas këtij takimi. Për pasojë edhe pjesëmarrja në to, ka vlerë më shumë simbolike e teatrale.

Së treti, vlen të thuhet hapur e pa u fshehur se sot Kosova ka nevoje të integrohet ndërkombëtarisht, jo të dezertojë duke u mbyllur në guackën e vet. Është koha që të luftohet siç ndodhi në rastin e Samitit të SEECP në Bosnje disa muaj më parë, për pjesëmarrjen e palës kosovare në atë format. Pse në Bosnje ja vlente të shkohej, e në Tiranë jo?! Të gjitha sinjalet diplomatike tregojnë se Shengeni ballkanik është një iniciativë e frymëzuar nga europianët e amerikanët, më shumë se nga kalkulimet e errëta proserbe, për një dominim në Ballkan.

Së fundi, është gjithashtu me vend të thuhet fort e jo të fshihet, se sot Serbia është mjaft e kënaqur të mos e shohë askund flamurin kosovar në ndonjë format ndërkombëtar. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë: sa herë që Kosova nuk është aty, Beogradi shpejton të deklarojë “Kosovën ka kush e përfaqëson, jemi ne”! A është me vend t’i lihet Vuçiçit e Daçiçit kjo kënaqësi dhe ky avantazh?

 

Next Post
U kap me armë, Gjykata merr vendimin për Presidentin e “Turbinës”

U kap me armë, Gjykata merr vendimin për Presidentin e “Turbinës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In