• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për kontrastin dëshpërues mes Benit dhe Putinit

by Java News
27/11/2015 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Prej të paktën një dekadë e gjysëm, media e shkruar në fillim dhe media vizive më pas, hynë në një garë të egër dhe konkurencë të fortë. Më parë, mediat e shkruara që ishin ose partiake ose të rreshtuara fort politikisht, në njërën apo tjetrën anë të barrikadës politike, e kishin të kushtëzuar garën dhe konkurencën mes tyre. Domethënë, nuk kishte shumë shans për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur një titull në vend të tjetrit, sepse secili zgjidhte të lexonte atë çfarë ai vetë donte të lexonte. Sot është ndryshe. Mediat e shkruara të kapin për mënge dhë në garën e re të dëshpëruar për vëmendje, të nisur me televizionet dhe rrjetet sociale, ato “bërtasin” gjithmonë e më tepër me titujt e faqeve të para. Të cilat, në shumicën e tyre dërmuese hapen me lajm politik. Dhe kur është e premte, një ditë mbas të Enjtes së Doktorit në Parlament, absolutisht të gjitha kanë titull për punimet e kuvendit (sherret më saktësisht) dhe në brendësi, shkrime të shumtë, citime fjalimesh apo dhe fjalime të plota e batutat e shkëmbyera mes palëve. Një ditë më parë punimet e kuvendit janë transmetuar live në një shumicë dërmuese televizionesh informativë dhe televizioni publik dhe gjithçka tjetër ka bërë xhiro në të gjitha rrjetet sociale ku gjithashtu janë pasqyruar citime fjalimesh, fjalime të plota dhe batutat hidh e prit mes palëve. Një ushqim i dhunshëm politik, një ambalazh i plotë që fsheh në vetvete vetë produktin e prodhuar. Të enjten apo dhe në ditët më pas, shumëkush di se çfarë i ka thënë Doktori kryeministrit, se si i është kthyer kryeministri ish-kryeministrit, se çfarë ka thënë Kryetari i Kuvendit apo se çfarë bataresh shkëmbeu Saimiri me Flamurin, Iliri me Albanën, Taulanti me Jozefinën dhe anasjelltas, Topalli me Ballën, Vokshi me Beqen, Noka me Tahirin; si dhe të gjithë bashkë si u hakërryen dhe u ndërkryen, duartokitën dhe neveritën nga Doktori. Duke ditur me saktësi gjithë këto detaje, pakkush mund të kujtojë, fjala vjen se çfarë u votua dhe si u votua. Pse u votua ashtu dhe pse u rrëzua me votë diçka tjetër. Ky është shembulli tipik që xhaketa vlen më shumë se individi brenda saj, që letra e aluminit është më e shtrenjtë se çokollata brenda, e ëmbël apo e hidhur, pak rëndësi ka. Si gjithmonë, triumf i formës mbi përmbajtjen; çdo kush do të donte të kujtohej shumë më shumë për një batutë të vetme sesa për një amendament ligjor apo ca më shumë, për një inisiativë ligjvënëse. E të mendosh se ky duhet të ishte thelbi i punës së një antari të kuvendit.

Edhe pse e gjitha kjo është një déjà vu, sërish të enjten është e njëjta histori dhe të premten e në ditët në vijim, është e njëjta gjellë që u serviret shqiptarëve prej së paku 25 vjetësh. Ndoshta tashmë stomaku dhe shija publike nuk pranon gjë tjetër. Ndoshta më shumë se buka dhe uji, shqiptarët kanë dëshirë të ushqehen me “kush i tha kujt dhe çfarë tha për kë”, duke qenë një nga popujt më të politizuar në rajon e më gjerë. Ose ndoshta kështu e orientojnë pavarësisht kërshërisë dhe pavarësisht neverisë nga i njëjti ushqim dhe e njëjta meny, servirur nga të njëjtët kuzhinierë e kamerierë.

Ka muaj tashmë që Evropa dhe shumë më gjerë se kontinenti plak janë në alarm; Lindja e Mesme është shndërruar në një arenë pëplasjeje ku të gjithë janë kundër të gjithëve dhe ku askush nuk kujton si ishte fillimi dhe askush nuk ka ide se cili do të jetë fundi i këtij konflikti që nuk ka lënë indiferent asnjë cep të botës. Në Shqipëri, po të dëgjohet ligjërimi politik i të enjtes dhe përgjithësisht, i çdo dite të javës, çdo javë të muajit dhe çdo muaj të vitit, krijohet ideja se vendi është një ishull i izoluar nga gjithë bota. Në fakt, ishull fatkeq ka qenë dikur nën komunizëm, sot ka vetëm një hendek gjithmonë e në rritje mes individëve që qeverisin dhe “turmës” që qeveriset. Eshtë një hierarki provinciale që bën më të rëndëishëm Ristanin se Putinin apo më shumë problematik Armandon përballë Asadit.

Media që vrapon të tregojë se çfarë ndodh, që shndërrohet thjesht dhe vetëm në pasqyrë nuk ka faj për refleksin që tregton në publik. I vetmi mëkat i saj është dhe që shërben si kufi që ndan Tiranën e bulevardit nga jeta reale. Sepse mbas pasqyrës duket sikur nuk ekziston më agjë tjetër dhe në hijen e saj edhe Strazimiri ngjan filozof nën kapelen e tij republikë, edhe kaubojsi lezhian ngjan se tallet me gjithë kapelen e tij me të gjithë njerëzinë që nuk ka gjë mbi kokë.

Next Post

Greqia patrullon nga ajri në jug të Shqipërisë. 'Diçka po ndodh' shkruan Hellas Force

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In