• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për koalicionin kundër tepsisë”, Rama zbardh detajet e ‘sitës’ në administratë

by A R
01/07/2017 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë në lidhje me turin e planifikuar që pritet të nisë në të gjithë Shqipërinë kur do të bashkëbisedohet me shtresa të ndrysme mbi ato që duhen bërë më mirë në qeverisje.

Po ashtu, mendimet e qytetarëve janë të hapura edhe në faqen e kryeminsitrit dhe të deputetëve në qarqe, të cilat do të analizohen të gjitha. Sipas kryeministrit Rama, do të bëhet një analizë e gjerë e gjithë punës në hallkat e administratës dhe performanca apo sjellja e zyrtarëve dhe drejtuesve të institucioneve.

Ai thotë se mbi bazën e këtyre të dhënave, do të hartohet një raport që sipas tij do jetë “një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap”

Postimi i Ramës:

PER KOALICIONIN KUNDËR TEPSISË

Të hënën do të mblidhemi me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, pra me të gjithë skuadrën tonë të 25 qershorit, për nisjen e turit të dëgjesave në bazë të çdo qarku gjatë gjithë muajit korrik.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij turi dëgjesash, do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore. Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre. Në këtë fazë ky informacion do të mblidhet përmes kësaj faqeje, apo faqeve online të udhëheqësve tanë në çdo qark. Ndërsa më pas, kur Platforma e Bashkëqeverisjes me njerëzit, SHQIPËRIA QË DUAM, të jetë gati bashkë me Qeverinë e Re, një seksion i veçantë i saj do t’i shërbejë posaçërisht çdo qytetari; për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit apo vënë alarmin në qeveri, për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit.

Pas këtij turi 30 ditor, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark. Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës. Ky raport do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap.✌️🇦🇱

Next Post
Kokëdhima hedh iluzione mbi bashkëpunimin PS-PDIU

A do bashkohet PDIU në koalicion me PS? Idrizi përmend 3 kushte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In