• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për koalicionin kemi afat deri në 17 shkurt”, PD: Opinioni pozitiv i ‘Venecias’ rikthen diskutimin për Kodin

by A R
01/11/2020 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse mazhoranca e rrëzoi dekretin e Presidentit duke lënë në fuqi Kodin e ri Elektoral, opozita thotë se do të presë opinionin e Komisionit të Venecias, duke e cilësuar antikushtetues ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës elektorale nga parlamenti.

“Ne jemi në pritje që Komisioni i Venecias të japë opinionin e tij por ajo që është më e rënda, Kryeministri Rama i ka dhënë një goditje në fytyrë BE, atij që na ka përcaktuar si kusht një reformë gjithëpërfshirëse dhe jo reformë të njëanshme që prish standardet e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Bylykbashi e sheh të paargumentuar qëndrimin e Kryeministrit se opinioni i Venecias bllokon zgjedhjet.

“Kjo është gënjeshtër e Ramës, rregullat nuk hynë në fuqi para datës 17 shkurt kur nis regjistrimi i partive dhe kandidatëve, që do të thotë nga tani deri në 17 shkurt rregullat nuk kanë asnjë efekt për përgatitjen e zgjedhjeve”.

Një opinion pozitiv nga Venecia, Bylykbashi thotë se dikton rikthimin e palëve në tryezën e diskutimit për kodin zgjedhor. Argumentin e tij ai e mbështet në një shpjegim të kodit të praktikave të mira të bëra në vitin 2005, ku përcakton sipas tij rastet e ndërhyrjes një vit përpara zgjedhjeve në ligjin elektoral.

“Rihapja e diskutimit dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor do ishte detyrim. Kur është e nevojshme ose kur të trajtohet një rekomandim ndërkombëtar ose kur duhet ndrequr një situate nën standardin ndërkombëtar që ka legjislacioni i vendit.

Pra kur kemi këto dy situata nuk vlen me kushti 1-vjeçar, përndryshe sistemi zgjedhor nuk ndryshon, nëse sistemi zgjedhor në dhjetor do konsiderohet në shkelje me standardin Parlamenti i Shqipërisë duhet të ndërhyjë menjëherë dhe para datës 17 Shkurt të ketë ndryshuar rregullat dhe të ketë rikthyer gjendjen në mënyrë që kur të regjistrohen subjektet, zgjedhjet një pjesë e standardeve të jenë arritur”.

Por një opinion në favor të mazhorancës, detyron opozitën të përgatisë taktikën e saj elektorale, pasi ndryshimet e bëra nga mazhoranca në Kodin Zgjedhor përcaktojnë daljen e koalicioneve më një listë të përbashkët në zgjedhje.

“Ka ende kohë për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në KQZ, afati me i parë është 17 shkurti për regjistrimin e partive dhe deri atëherë ndërkohe që opozita bën betejën për një opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me sa të ndershme janë rregullat, në do hartojmë edhe taktikat që maksimizojnë rezultatin e zgjedhjeve për opozitën si në numër votash sigurisht edhe përkthimin e tyre në mandate në mënyre që në 25 prill Rama të largohet nga pushteti, nga vota që zgjedhësit do ti japin opozitës së bashkuar, taktikat që në do vemë në përdorim janë në diskutim dhe do ketë vendimmarrje përkatëse nga drejtuesit e partive të opozitës së bashkuar”.

Opozita e bashkuar ende nuk ka një vendimmarrje sesi do të dalë në 25 prill, me një, dy apo më shumë koalicione. Shumë prej përfaqësuesve të saj janë shprehur për daljen me disa lista.

/a.r

Next Post
“Trupi po reagon, mbrëmë morëm përgjigjen se…”, i biri flet për gjendjen e Koço Devoles

"Trupi po reagon, mbrëmë morëm përgjigjen se...", i biri flet për gjendjen e Koço Devoles

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In