Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e 11 majit 2025, morën pjesë në zgjedhje 1.463 milionë zgjedhës brenda vendit. Por çereku i tyre janë të zhgënjyer sot nga partitë për të cilat votuan. Kështu më rezultoi në sondazhin tim të fundit për emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC NEËS.
Po për kë votuan më 11 maj këta të zhgënjyer?
Treçereku i të zhgënjyerve votuan më 11 maj për partitë e ndryshme opozitare dhe çereku për PS-në. Gjysma e treçerekut të zhgënjyer opozitar votoi për PD-ASHM dhe gjysma tjetër për partitë e vogla opozitare (partitë e Lapajt, Shabanit, Shehajt, Qorit, Bashës, etj. etj.).
Megjithëse të zhgënjyerit socialistë janë jo të pakët (përbëjnë çerekun e të zhgënjyerve ndër pjesëmarrësit e 11 majit), PS-ja e ka thelluar epërsinë ndaj PD-ASHM, ngaqë të zhgënjyerit e kësaj të fundit janë më të shumtë. Kështu, më 11 maj 2025, PS-ja kishte 18 pikë epërsi ndaj PD-ASHM, ndërsa sot ka 21.5 pikë epërsi…











