• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për kë do të votonte Homeri!

by Preç Zogaj
06/04/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Spektakli është kripa e fushatave elektorale. Pa të do të ishin skematike, të mërzitshme. Por spektakolariteti duhet të ketë klas, përndryshe degradon në vulgaritet.

Nuk e harrroj një skenë të Bill Klinton-it në fushatën e tij të parë për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ai kishte udhëtuar me tren gjatë natës drejt qytetit të lindjes së Elvis Preslit, mbretit të rrokut, që adhurohej si perëndi. Në të zbardhur mbërriti në stacion, ku po prisnin një turmë e madhe njerëzish. Klinton ia nisi si i përhënur nga shkallët e trenit duke thënë se kishte udhëtuar natën me Elvisin, (vdekur para pesëmbëdhjetë vjetësh), se ishin kënaqur duke folur, se kur ishte afruar çasti i ndarjes dhe Elvisi duhej të rikthehej në të pertejmen, i kishte dhënë një porosi për popullin e Tulepos. Porosia ishte: Votoni Bill Klinton! Të përfshirë në magjinë e fabulës, njerëzit në peron kishin shpërthyer në thirrrje miratuese. Edhe pse e dinin se gjithçka ishte fantazmagori, inskenim.

Ka shumë shembuj të tillë të spektakolitetit gazmor dhe argëtues në fushata elektorale. Në vendin tonë Edi Rama dallohet në këtë pikë. Gjetjet e tij me timon, me dajre e tjerë, e tjerë, sikurse batutat pikante mbahen mend.

Vjen koha kur pushteti i gjatë fillon ta bukosë fantazinë dhe të bjerë në masë, sidomos kur thërret në skenë të vdekurit. E pamë gjatë kësaj jave në përurimin e memorialit në nderim të Gjergj Fishtës në Zadrimë të Lezhës. Ishte për t’u vlerësuar projekti i realizuar, e bukur atmosfera, sado që jo aq gjithëpërfshirëse sipas përshtypjes që më lanë imazhet në ekrane.

Por vetpërmbushja karakteristike e zotit Rama nuk na e kurseu një skenë të pahijshme, për të mos thënë trashamane, me nijetin e tij për ta përshirë edhe Gjergj Fishtën në bllokun elektoral të qeverisë.

Mund ta kërkonte, s’ka asgjë të keqe, aq më shumë kur ia ka mbushur mendjen vetes se vetëm qeveria e tij ka bërë për të rikthyer në pidestal emrin dhe veprën e Fishtës. Por së paku të shpikte ndonjë gjë të bukur. Klinton e mori vetë përsipër të fliste në emër të fantazmës së Preslit. Kurse Rama kapi nga xhaketa botuesin e famshëm, Frano Kulli, themeluesin e fishtianës në Lezhë, publicistin i talentuar gjithashtu, dhe iu drejtua: “Hë, për kë do të votonte Fishta”.

Ai gjesti i tërheqjes nga xhaketa, instiktiv sigurisht dhe prandaj edhe më i vërtetë, ishte thjesht i… keq. Dukej sikur instiktivisht e kishte me vetë Fishtën: Hë, kujt do t’ japësh votën? A thua se po i dorëzonte hipotekën e legalizimit të shtëpisë. Duke e ditur sakaq përgjigjen, por kishte qejf ta dëgjonte gjithë mileti: Për ty! Për kë tjetër veçse për ty!

Janë gjeste të vogla në dukje që lexojnë stadin e lartë të megalomanisë, ngushtimin ekstrem të fushëpamjes për jetën dhe njerëzit, raportin sipërfaqësor dekorativ me figurat historike, lajthitjen në eglendisje mendore parazitare, tipike për të vetëkënaqurit në poltrona.

Jo, po kë do të votonte Homeri?
Jo, po për kë do të votonte Shekspiri?
Jo po si do të ishte bota po të ishte Jezusi grua?

Vendet do të patakseshin po t’i dëgjonin këto thagma nga politikanët e tyre të lartë.

Nëse do t’ua njihte me themel veprën, Rama do ta kuptonte vetë raportin e operandit të tij si kryeministër me vizionin e Fishtës dhe korifenjve të tjerë të rilindjes kombëtare. Jo për të mbetur në kohën e tyre. Politika është si arti. Trashëgon dhe tejkalon modele. Por ka gjithnjë një bazament vlerash, që lidh kohët e ruan drejtimin.

Gjithë shtetarët, kush me shumë, kush më pak, kanë arritjet dhe veprat e kohës së tyre në këtë udhëtim. Edhe Rama. Meqë po flisnim për etërit themelues, të gjithë ma merr mendja do ta kishin lëvduar që arriti të mobilizonte një mbështetje ndërkombëtare të paparë për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019. Apo për shndërrimin e vendit në një destinacion turistik të paimagjinueshëm deri para dhjetë vjetësh.

Por në politikë të mirat vendosen në raport me të keqijat. Madje rëndom janë të këqijat që venë vulën. Diku si verdikt i historisë. Diku si verdik i ngjarjeve korente. Enver Hoxha nuk ngrihet dot me veprat realisht të mëdha përmbi malin e krimeve të regjimit të tij. Veprat tejkalohen. Krimet mbesin kujtesë dhe apel për të mos u përsëritur.

Rama ka rekordet negative të markës së tij në rrafshin e shteformimit dhe zgjedhjeve: I pari është promovimi i krimit në pushtet, për rrjedhojë i pushtetit në krim me pasoja të rënda dhe afatgjata në zhvillimin e vendit. A do ta përfytyronin këtë ajka e inteligjencës dhe shtetarëve shqiptarë, Sami Frashëri, Gjergj Fishta, Ismail Qemali e tjerë, e tjerë?

I dyti është RREGJISTRI, domethenë rrethimi i zgjedhësve të nevojshëm të kuadratit proqeveritar, menaxhimi i tyre emër për emër gjatë gjithë kohës. Kam shkruar disa herë për ketë temë. Vazhdoj ta konsideroj një investim antidemokratik përtej aktivizimit të natyrshëm politik, mundësuar nga numri i vogël i popullsisë, kundër lirisë së personit për të zgjedhur. Këtë nuk do ta përfytyronte as Pietro Quarone, diplomati italian në Shqipëri i viteve tridhjetë, që thoshte: “Mundohem me i mësu shqiptarët se zgjedhjet e lira janë mjeti më e lanë e jo me e marrë pushtetin”.

Ndërkaq, Rama mbetet i mbërthyer në sindromën e vitit zero, sikur gjithçka filllon me të. Edhe në Lezhë së fundi.
Duhet thënë se në Lezhë ka lindur pas viteve nëntëdhjetë enti botues “Gjergj Fishta”, me atributet e një instituti kombëtar të rrallë të fishtjanës në çdo fushë. Ent privat, me funksione publike. Vepër e Frano Kullit, rrethuar me bashkëpunëtorë e njerëz dashamirës, përfshirë pushtetarët lokalë të PD-së dhe PS-së, që e kanë vlerësuar e mbështetur në vazhdimësi.

Lezha ka dekada që jep çdo vit çmimin Letrar Kombëtar “Gjergj Fishta”. E ka pas Qarku, e ka trashëguar Bashkia. E cila, këtë vit ka vendosur ta lartësojë në të gjitha aspektet. Duke dhënë një shembull që nuk e kemi parë as në bashkitë e mëdha si Tirana.
Në Lezhë lartësohet monumenti më i bukur në Shqipëri i Gjergj Fishtës, realizuar në vitin 2009 nga skulptori i talentuar Hilmi Kasemi me mbështetjen e qeverisë së Partisë Demokratike të asaj kohe. Studime të ndryshme rreth figurës poliedrike të Fishtës janë mbështetur gjatë atyre viteve.

Rama po qëndron më gjatë në pushtet dhe sigurisht që do të bënte më shumë. Le të imagjinojmë sikur të ishte larguar në vitin 2021, pas dy mandateve, si qeveritë e mëparshme. Do të kishte ikur pa bërë gjë për Fishtën.
Dua të them se çdo qeveri bën diçka. Kështu përcillet stafeta. Ama, s’kishte përse e përzinte Fishtën me zgjedhjet në mënyrë banale dhe arrogante. I mjafton opozita poltike që ka.

 

Next Post
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kredi me interes 2% për agroturizmin, Denaj: Qeveria mbulon 70% të riskut

Comments 1

  1. Ρrushi says:
    11 months ago

    O Preç ! Rama është në rregull dhe nuk lajthit. Por ti ende ka e për nostalgji bëmat e Saliut të parë kur ti mundoheshin ti justifikoje kur ishe ministër i tij. Shkëputu nga sindrome Berisha. Do ndjehesh mirë. AI ta ka vënë vizën qyshkur 20 vite para. Reflektou dhe merru me poezi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In