• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për kë bien këmbanat e Vishos!

by Alfred Peza
30/10/2017 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Dita e sotme, 30 tetori i vitit 2017, duhet shënuar pa asnjë dyshim me të kuqe në kalendarin e historisë së re të këtij vendi, si dita e parë e fillimit zyrtar të punës për implementimin e reformës në drejtësi. Të asaj reforme për të cilën është folur aq shumë gjatë 2-3 viteve të fundit, e që dukej sikur efektet e saj do të mbeteshin për tu prekur, në “kalendat greke”. Aq e vërtetë është kjo, sa për këtë mjafton të shihni e lexoni pa shumë kujdes, reagimin e opozitës, hutimin e mediave pranë tyre dhe heshtjen e drejtuesve të institucioneve kushtetuese që janë objekt dhe subjekt i procesit të vetingut si fillim, e më pas i ristrukturimit të thellë e tërësor të tyre në vijim.

Për shumëkënd nga ata që i kanë emrat të parët në listën e vetingut, në gjithë atë majë piramide që konsiderohet si pushteti i drejtësisë apo gjyqësor në Shqipëri, me siguri që bashkë me numërimin mbrapsht, kanë filluar edhe lutjet: “O Zot, bëje ëndërr”! E për ata që e kanë lexuar në vitet e rinisë, me siguri sot të paktën, i është kujtuar Ernest Heminguej, me të famshmen e tij “Për kë bien këmbanat”?! Për ata që nuk kanë qenë të vëmendshëm me detajet, po ia rendis në mënyrë telegrafike fillimisht, se çfarë ka ndodhur sot.

E para, u inaugurua godina e vetingut, në një ceremoni ku morën pjesë veç komisionerëve të përzgjedhur për këtë proces, edhe ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Lu e Vlahutin të cilët përfaqësojnë edhe dy vullnetet madhore të Uashingtonit e Brukselit, që janë dhe “bashkëautorët” dhe arkitektët e këtij projekti modernizues e reformues të sistemit.

E dyta, Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, të cilët kishin ankimuar plot 25 nene të ligjit të vetingut, ose e thënë më thjeshtë e me pak fjalë, gjithë thelbin e reformës.

E treta, Visho Ajazi shefi i shërbimit sekrete shqiptar dha dorëheqjen nga posti. “Zëri i Amerikës” e përshkroi kështu lajmin, menjëherë pas publikimit: “Zoti Ajazi e mori detyrën në gushtin e vitit 2012 (propozim i Kryeministrit Berisha), pas shkarkimit nga detyra të Bahri Shaqirit, me anë të një dekreti të Presidentit të porsaemëruar Bujar Nishani (PD). Një lëvizje e cila u kritikua nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, për shkak të idhjeve që sipas saj, zoti Ajazi kishte me partinë në pushtet (PD). Në fillim të viteve ’90 ai kishte punuar si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe, ndërsa në momentin e emërimit ai kryente detyrën e zëvendës ministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.”

Për kë bien këmbanat e Vishos?!

Lideri i opozitës edhe “de facto” Berisha edhe ai “de juro” Basha, kanë deklaruar se ky veprim ka qenë i papritur për ta. Të dy konvergojnë në një linjë, duke lënë të kuptohet që prapa këtij akti, ka qenë “presioni” që i është bërë z. Ajazi. Pyetja është se kush mund ti bëjë presion shefit të shërbimit sekret shqiptar, një vendi anëtar i NATO dhe i aleancës ndërkombëtare antiterror, për ta detyruar të largohet në heshtje nga detyra?! Ç’farë ka bërë dhe pse mund ta “hajë” presionin Nr. 1 i shërbimit të fshehtë, kur ai ka qenë në rregull me punën e tij, objektin e saj kushtetues dhe ligjet e shtetit, në marrëdhëniet me partnered tanë strategjikë dhe me konventat ndërkombëtare ku ne aderojmë në këtë fushë?

Pse ky akt erdhi menjëherë pas “cunamit” ndaj Saimir Tahiri? Pse mediat pranë qeverisë po gërmonin gjithnjë e më shumë ditët e fundit, për çështjen e përgjimeve nga SHISH, kapacitetin dhe aftësinë e saj teknologjike në këtë drejtim? A është rastësi që në postimin e tij për këtë çështje, z. Berisha përmend një “përgjim pa dashje” që mund të jetë bërë këto kohë, ndoshta? Apo e gjitha kjo është thjeshtë një hamendje dhe të gjitha këto pyetje, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin?

Çështjet e Shërbimeve sekrete, janë sekrete shtetërore dhe e vërteta për to, ose nuk del kurrë, ose del atëherë kur nuk i hyn më në punë askujt. Ose thjeshtë edhe kur del, ajo shërben për të shuar ndonjë kureshtje apo ndonjë teori konspirative. Për këtë mjafton që ti referohemi dosjeve të vrasjes së ish Presidentit Amerikan Kenedi, që po hapen këto ditë me urdhër të Presidentit Tramp, pas pesë dekadash e gjysëm nga dita e atentatit që i mori jetën njeriut më të sigurtë të planetit.

Nisur nga kjo, pyetja që lind është: A do të mësohet ndonjëherë atëherë kur duhet, e vërteta reale e asaj që qëndron pas këtij akti? Kjo nuk dihet me siguri dhe nuk ka edhe aq shumë rëndësi tani, që Visho Ajazi nuk është më shefi i SHISH. Më e rëndësishmja pas kësaj, është pyetja që mban për titull edhe ky shkrim: Për kë bien këmbanat e Vishos?!

Next Post
VIDEO/ Berisha: “Mushkonjat” fluturojnë ulët në Gjirin e Lalzit

VIDEO/ Berisha: "Mushkonjat" fluturojnë ulët në Gjirin e Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In