• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për inatçorët dhe fajtorët

by Artur Ajazi
12/01/2026 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

E çfarë mund të bëjë  tjetër më mirë një kryetar bashkie, një ministër apo kryeminister në raste të tilla fatkeqësish natyrore? E çfarë mund të bënte tjetër një minister nga opozita, në raste të tilla, veçse duhej të jesh non-stop në krye të detyrës ? Sepse berishët, kanë 10 ditë, që dalin, dhe me inatin e opozitaristit, dalin dhe japin “leksione mbi zhdukjen e pasojave nga përmbytja, mbi dëmshpërblimet”, apo dhe se si “duhet të sillet me banorët, deputeti, kryetari bashkisë apo ministri dhe kryeministri”.

Kujtoj këtu se, në Shkodër dhe Lezhë, ka akoma familje që nuk kanë marrë edhe sot e kësaj dite dëmshpërblimet e përmbytjeve  qysh nga viti 2010, 2011 dhe 2012. Atëhere, ç’na dilni dhe jepni “leksione” boshe në media. Kush nga opozita u gjend pranë banorëve të përmbytur në Durrës, Lushnje, Lezhë, Shkoder, apo dhe në Jug ? Askush. Asnjë deputet i Partisë Demokratike, nuk u gjend pranë atyre fatzinjve, që kujtojnë se “përbytjen e solli Edi Rama”. Jo, përmbytja e ka gjenezën e saj qysh nga 1992, kur Sali Berisha dha kushtrimin “zbrisni nga fshatrat, malet, fushat, e pyjet, dhe ndertoni ku të doni”.

Para se të bëni “opozitë inatçore”, bëni një pendesë e autokritikë të fortë para durrsakëve, shkodraneve, lezhjanëve, lushnjareve, fierakeve, vlonjateve, korçareve, etj, sepse e morët pushtetin në 22 Mars 1992 me shumicën e votave të tyre, dhe qeverisën në mënyrën më kriminale të mundshme. Dhe ngriheni sot, dhe na jepni mënd, dhe  mësoni Edi Ramën, “si të marrë masa për të mos përmbytur qytetaret dhe si ti dëmshpërblejë ata”. Ju që sot medemek jeni “opozita” e këtij vendi, jeni autorët e vërtetë të kësaj katastrofe, të përmbytjeve e fatkeqësive që përjetojnë shqiptaret duke nisur nga përmbytjet, apo dhe  problemet  e tjera sociale.

Kur iku nga pushteti PD-ja, qoftë në 1997 apo dhe 2013, la pas një qeveri të shkateruar, mbytur me borxhe, la pas një vend të mbushur me borxhe në KESH, ujin e pijshëm, la pas një Shqiperi të mbushur me 300 mijë ndertime pa leje, të ndertuara mbi shina treni, kanale kulluese, kolektorë, e gjithandej. Dhe dilni sot dhe kërkoni nga shqiptarët të “ngrihen në protesta kunder qeverisjes Rama”. Ju si opozitë, jeni shkaktarët e pare të kësaj situate, jeni ju ata që kultivuat tek shqiptaret antiligjin, që u thatë atyre “mos paguani dritat, ujin, taksat, tatimet”, dhe e zhytët vendit në krizë sociale.

Ndaj nuk ju besojnë më shqiptarët, ndaj nuk vijnë më pas jush, ndaj nuk ju votojnë më, ndaj nuk ju dëgjojnë më, sepse janë zgjuar, dhe e dinë të vërtetën. Ju i mashtruat me firmat piramidale, ju i zhvatët kursimet e tyre përmes piramidave, ju i zhytët ata në baltra e lluca, ju shuat shpresën e tyre, kurse sot i ftoni ata tju besojnë ? Andre Ferchoti, politologu i famshëm italian ka thënë “kush mban, dhe bën politikë me inat, është i destinuar të mos vijë kurrë në pushtet”. Ashtu po ngjet edhe me ju, o opozitaristë të përjetshëm. Politika është finesë, është talent, është pasion, është nerv, është shtysë e lindur drejt bashkëpunimit, jo përçarjes  dhe akteve inatçore.

Next Post
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Comments 2

  1. Vlora says:
    2 months ago

    Hajde kokerr budallai

    Reply
  2. Detari says:
    2 months ago

    Ne nje media ku shkruajn pena brilante si Minxhozi nuk ka vend per nivel militant lagjeje si ky. Apo e keni per te prishur syun?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In