Lufta që ka nisur prej disa muajsh ka shkatërruar në çdo aspket marrdhëniet mes Rusis?7 dhe Ukrainës.
Shembulli më i mirë për ta vëretuar këtë është vendimi i fundit i kishës ortodokse ukrainese për të ndryshuar datën e festimit të Krishlindjeve. Prej shekujsh ukrainasit kishin festuar Krishtlindjet më 7 janar, ditën e lindjes së Jezusit sipas kalendarit kristian Julian.
Por pas pushtimit rus në shkurt, Kisha e Ukrainës thotë se po lejon besimtarët të festojnë Ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor, në një lëvizje që konsiderohet si distancim nga Rusia dhe anim drejt Perëndimit.
Tradicionalisht kisha festonte Krishtlindjen më 7 janar, në të njëjtën kohë me partiarkatën e Moskës, e cila nën drejtimin e partiarkut Kirill ka dhënë mbështetje për fushatën luftarake në Ukrainë.
Në një intervistë me rrjetin britanik The Guardian, zëdhënësi kryepeshkop Yevstratiy Zoria, tha se do të mblidhen të dhëna sesa besimtarë do të festojnë në datën e re e cila këtë vit bie të dielën.
“Ne nuk detyrojmë askënd, e kuptojmë se kjo nuk zgjidh gjë por do ta promovojmë këtë proces ngadalë”.
Lëvizja duket se është pjesë e procesit të largimit të të gjitha simboleve të lidhura me Rusinë që kanë nisur prej vitit 2014 kur në Ukrainë u instalua qeveria pro-perëndimore dhe Putin aneksoi Krimenë, shkruan The Guardian.
Politikanët në Kremlin kanë nisur ta përshkruajnë luftën e tyre në Ukraine si një përplasje apokaliptike mes të mirës e të keqes.
Ish-kryeministri Dmitry Medvedev, drejtues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare përdori sërish në fundjavë aluzione biblike duke kërcënuar Perëndimin me një “Armageddon”.
Në retorikën e tij të fundit ai tha se “qëllimi i shenjtë” i Rusisë në Ukraine është të ndalojë “djallin” , “sunduesin suprem të ferrit”, ndërsa quante ukrainasit “një tufë e madhe qensh që lehin nga kolibja e Perëndimit”./m.j