Deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, humbja e djeshme e Tiranës në sfidën përballë Skënderbeut i është dukur shumë e ëmbël.
Eshtë vetë deputetja që thotë kështu. Duke komentuar në statusin në Facebook të zv.kryeredaktorit të Gazetës Shqiptare Tedi Blushi, i cili parashikon se Skënderbeu do të jetë kampion për të gjashtin vit radhazi, Jorida duket se e ka dëshiruar humbjen e Tiranës. “Humbja më e embël” shkruan deputetja, ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të Tiranës në stadium.
Në fakt, shumë tifozë të Tiranës kanë dashur që të fitonte Skënderbeu, pasi kjo nuk do t’i jepte mundësinë Partizanit që të ishte në krye.