• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për heroin e opozitës, Admir Murataj

by Mero Baze
12/04/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një shqetësim të fortë nga opozita për vrasjen e organizatorit të tri grabitjeve në Rinas. Shqetësimi është shfaqur qysh në minutat e para pas vrasjes, kur në debatet televizive, të dërguarit e opozitës ishin gati në një gjendje histerike, për të kuptuar kush e vrau organizatorin. Disa prej tyre kërkonin verifikim të armëve të policëve që qëlluan, ekzaminim balistik të tyre dhe detaje të tjera hetimore, që të linin të kuptoje se donin ta kapnin patjetër atë “kriminel” që vrau Admir Muratajn.

Policia për fat, ruajti qetësinë dhe nuk reagoi ndaj kësaj histerie, edhe pse në çdo vend normal të botës, të bësh një shantazh të tillë mbi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, në një situatë kriminale, është vepër penale.

Për orë të tëra policia po trajtohej si kriminele dhe viktima si hero, që i duhej gjetur vrasësi.

Kjo natyrisht ka shtuar sikletin tek ata oficerë policie që kanë gjuajtur, pasi në traditën e shpifur të policisë shqiptare, dekonspirimi është shpesh shkak për demoralizim të policisë dhe asgjesim të forcës goditëse të saj.

Por pak nga pak, skenari ndryshoi. Për faktin se policia filloi të fitonte pikë, pasi u gjend tre minuta pas alarmit në vendngjarje dhe hapi zjarr mbi kriminelët, duke u rrezikuar nga granatat dhe qitja me armë e tyre, u kalua në skenarin B.

Tani prej dy ditësh, opozita po flet për autorë të tjerë sekret të vrasjes së Muratajt. Kjo, për ta thelluar problemin dhe për ta bërë policinë vjedhëse të parave, kurse Admirin thuajse ëngjëll mbrojtës të tyre.

Marrëzia ka shkuar në ekstrem, duke i dhënë liri fantazisë, deri tek fakti që qeveria ka vjedhur lekët dhe në fund ka vrarë nja djalë të pafajshëm nga Tropoja, që qenka mbështetës i PD, që njihet me gjithë rrethin familjar të Sali Berishës dhe që një rapsode tropojane po i bën dhe këngë.

Përfytyroni tani të çmendet dhe qeveria dhe të thotë që meqëse gjithë tropojanët e PD e kanë mik këtë viktimën, paratë i ka vjedhur Berisha, për të financuar revolucionin, dhe duhet të ketë gisht dhe në dy rastet e tjera.

Kjo papërgjegjshmëri në interpretimin e asaj që ndodhi, në fakt e ka burimin tek dy halle të mëdha që ka opozita.

I pari, është që po iu dhimbset i vrari, se e kanë të tyrin. Me sa duket kanë pasur shpresa të mos kapej kurrë, por ja që u vra.

E dyta, që është dhe më konkrete, ka të bëjë me datën 13 prill.

Opozita mori një goditje të fortë nga faktori ndërkombëtar dy ditë më parë. I dërguari më i rëndësishëm i SHBA në Tiranë, abandonoi shpresat e PD për revolucionin e saj, dhe mbështeti deputetët e rinj që shkuan në Kuvend, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti janë legjitimë, dhe në zgjedhje do shkohet në vitin 2021. Të njëjtin qëndrim përsëriti menjëherë dhe Bashkimi Europian.

Kështu, prej të hënës e deri më sot, kur opozita është në orët e saj më të zeza, i vetmi aleat i saj i qëndrueshëm për të zhurmuar fatkeqësinë e saj, mbetet Admir Murataj.

Ai është shpresa që militantët të mos përsërisin me vete dhe njëri- tjetrin, që janë të braktisur nga Perëndimi dhe revolucioni i tyre nuk ka më asnjë shpresë. Biles dhe një shok i Lulit që shiste kokainë, u arrestua sot.

Shpresa e vetme e tyre mbetet Admir Murataj. Edhe pse i vdekur, ai u duhet deri nesër në mbrëmje, që demokratët të mos kenë kohë të reflektojnë për budallallëkun e radhës.

Prej tre ditësh Admir Murataj është heroi i tyre, njeriu që duhet nderuar dhe mëshiruar, njeriu që i duhet hetuar vdekja, jo jeta prej gangësteri, njeriu që e njihnin të gjithë dhe me sa duket, e kishin një prej shpresave.

Nuk di si ai ka ndihmuar i gjallë, por i vdekur duket se po u duhet më shumë. Sidomos kur mendojnë se ai mund ta mbajë nesër zhurmën për vdekjen e tij.

Problemi është nesër në mbrëmje, kur në Bulevard të ketë më pak njerëz, më pak shpresë dhe natyrisht, Shqipëria një kriminel më pak. Heroi i tyre nuk i ndihmon dot gjatë. Se veten se ndihmoi dot këtë radhë.

Next Post
Greqia hap për publikun pasuritë nëndetare

Greqia hap për publikun pasuritë nëndetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In