Pas më shumë se katër dekada, Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) ka publikuar foton e parë e plotë të tokës, raporton TetovaSot.
Pikëpamjen e planetit blu e ka kapur sateliti DSCOVR (Deep space climate observatory), në një distancë prej 1.6 milion kilometra, duke përdorur një kamera CCD dhe teleskop EPIC (Earth Polychromatic Imaging Camera), transmeton TetovaSot.
Fotografia tregon gamën e plotë të zonave tokësore dhe detare të planetit tonë.
Që nga viti 1972, edhe fotografitë që i regjistroi anija kozmike Apollo, NASA publikoi vetëm pamjet e pjesshme të Tokës, e bërë nga distanca më e shkurtër.











