Për herë të parë në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit po bëhet matja e ndotjes në hapësirë me një aparaturë shkencore specifike e cila ka në përbërjen e saj një lazer, teleskop dhe radar.
Kjo aparaturë është instaluar pak ditë më parë në Universitetin Bujqësor dhe ka nisur matjet si pjesë e një programi të këkrimit shkencor në bashkëpunim me Institutin Gjerman për Kërkimet e Troposferës, Leipzig.
Kërkimi shkencor po bëhet nga pedagogia e fizikës në Fakultetin e Shkencave Pyjore Gladiola Malollari, e cila falë bashkëpunimit mes dy institucioneve, studimet i zhvillon mes Gjermanisë dhe Bujqësorit. Zv/rektorja për kërkimin shekencor në bujqësor, thotë se ata kanë disa doktorantë që po i bëjnë punimet shkencore në bashkëpunim me institucione të huaja europiane.
Ekspertët gjermanë të cilët instaluan pajisjen pranë godinës së Universitetit Bujqësor sqaruan se radari shërben për dedektuar kur në hapësirë po afrohet një avion dhe sistemi automatikisht ndërpret lazerin.
/s.f











