Eliminimi i Kombëtares shqiptare nga Play-Off-i i Botërorit është përjetuar edhe në Brazil. Sepse për herë të parë në historinë, amerikano-latinët nuk do të përfaqësohen me një trajner nga shteti i tyre në Botëror.
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ishte shansi i vetëm që Brazili të kishte një trajner në eventin madhor të këtij viti, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mediat braziliane e kanë ndjekur me interes të madh ndeshjen Poloni-Shqipëri.
“Shqipëria e Sylvinhos eliminohet. Për herë të parë, Kupa e Botës nuk do të ketë asnjë trajner brazilian”, shkruan Globo Esporte.
Fituesit, pesë herë kampionë të Botërorit, kanë pasur përfaqësues si trajnerë në çdo edicion që nga viti 1930 deri në vitin 2022, duke qenë shteti i vetëm në 22 Kupa Bote të organizuara ku ka pasur një teknik, qoftë në kombëtaren Seleção apo në një tjetër.
Madje, në disa edicione ka pasur edhe rekord trajnerësh, si në vitin 1998, ku Brazili ka pasur katër trajnerë: Zagallo, Carlos Alberto, Paulo Ccezar dhe Rene Simoes. E njëjta histori u përsërit edhe në vitin 2006 me Parreiran, Skolarin, Guimarães dhe Zico.
Në drejtimin e kombëtares së Brazilit për Botërorin e vitit 2026 është Carlo Ancelotti.











