• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për herë të parë Bienalja e artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës zhvillohet mes Durrësit e Tiranës

by A R
27/10/2016 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Shqipëria do të kthehet në “shtëpinë” e mbi 200 artistëve të rinj  nga Mesdheu dhe Europa.  Falë punës së Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve të saj, në maj 2017 Tirana dhe Durrësi do të presin “Mediterranea 18”.

Në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, në sallën “Tefta Tashko”, sot u mbajt konferenca për Bienalen e artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës, me prezencën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro,  Presidentes së BJCEM, Dora Bei , Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidentit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano dhe drejtorit artistik të Bienales, Driant Zeneli.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në shpalljen e këtij eventi të rëndësishëm kulturor, i cili do të mbahet për herë të parë në vend vlerësoi bashkëpunimin me Rajonin e Pulias,  Bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, si dhe mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit, Ministirsë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe partnerëve të tjerë. Kumbaro u ndal tek bashkëpunimet e shumta në fushën kulturore sidomos me  Rajonin e Pulias ku falenderoi presidentin Michele Emiliano, për gatishmërinë  e shprehur për të dhënë mbështetje dhe për të qenë krah Ministrisë së Kulturës në  Bienalen “Mediterranea 18”.

 “Jemi të lumtur pasi bashkë me Presidentin Emiliano kemi bërë shumë punë të mira dhe tek Presidenti Emilano kemi gjetur një mik dhe aleat për projektet e përbashkëta kulturore, dhe për të krijuar një hartë të përbashkët kulturore dhe turistike”, u shpreh Kumbaro. Më tej ministrja vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Erion Veliaj, duke u shprehur se tashmë Tirana është shndërruar në një kryeqytet kulture.

Në konferencën për shtyp, Dora Bei presidentja e BJCEM u shpreh e lumtur dhe entuziaste që Bienalja vitin që vjen do të zhvillohet në Shqipëri. “Duhet të pranoj që Ministria e Kulturës dhe ju znj. Kumbaro e  bëtë shumë të lehtë për ne, për këta artistë që vijnë nga 20 vende të ndryshmë dhe që do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Ne jemi shumë të entuziazmuar që Shqipëria është bërë antarja jonë më e re. Do doja të thoja që jemi shumë të lumtur për organizimin e Bienales në Maj në Shqipëri, sepse ne besojmë se përmes artit dhe kulturës, me të rinjtë, artistë e rinj me krijimet e tyre mund ta bëjnë më të mirë shoqërinë dhe nëpërmjet këtij procesi ne mundemi përmirësojmë kulturën tonë. Pas pak muajsh më shumë se 200 artistë nga 20 vende të ndryshme, do të vijnë këtu dhe do ta bëjnë Shqipërinë, jo vetëm Tiranën dhe Durrësin shtëpinë e tyre”.

Ndërsa Presidenti i Rajoni të Pulias, Michele Emiliano tha se pas bashkëpunimeve me Ministrinë e Kulturës tashmë e ndjen veten si në shtëpi: “Jam i lumtur se sa herë vij në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë kam ndjesinë se  lëviz në një ambjent familjar.  Kjo ndjesi familjare, që tha ministrja e Kulturës, e cila më ftoi me përzemërsi dhe thjeshtësi,  kur ishim në Bari në një rast shumë të rëndësishëm gjatë Fiera del Levante , më shtyu të jem pjesë e organizimit të këtij eventi kaq të mrekullueshëm dhe të rëndësishëm në Shqipëri.”.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që Tirana tashmë ka një frymëmarrje tjetër sa i takon kulturës, duke renditur shfaqjet dhe ngjarjet e tjera kulturore që bëhen çdo javë në qytet. “ Dua t’ju përgëzoj për punën e bërë si Ministri Kulture, pasi tashmë njerëzit po stresohen sepse ka aq shfaqje në javë sa nuk dinë se kë të ndjekin më parë dhe unë them “të tilla strese paçim” . Ai theksoi rëndësinë e madhe të këtij eventi duke u uruar kurajo kuratorëve.

Në fund, Drejtuesi artistik i Bienales “Mediterranea 18”, Driant Zeneli prezantoi konceptin Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës dhe kuratorët e saj. “Shtëpia’’ e Bienales së ardhshme ‘’Mediterranea 18’’ do të bazohet në 4 elementë: Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës. Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë. Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare. Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave”, tha ai.

Ai zbuloi dhe kuratorët e Bienales të cilët janë: Jonida Turani, Maja Ciric, Maria Rosa Sossai , Eroll Bilibani, Ema Andrea dhe Tulla Center.

Funksioni i ‘’shtëpisë’’vendoset në diskutim, ndërsa zhvillimi i teknologjisë dhe rritja e ndërlikimit të strukturave politike, sociale dhe ekonomike kanë zbuluar kufijtë që për një farë kohe kanë qenë të padukshëm nga bota dhe sot risjellin diskutime lidhur me këto të fundit, por edhe për atë çka ‘‘shtëpia’’ është dhe si mund të bëhet. Kjo periudhë post-humanizmi kulturor e ka vendosur artin përball sfidës së re e të të ripërkufizuarit se çfarë vlere ka sot dhe ku gjendet “shtëpia jonë”, përse dhe si mund të kemi nevojë për të.

Në këtë rast, arti e sheh ‘’shtëpinë’’ si proces më shumë sesa si mesazh, i përbërë nga miliona pjesë, ku asgjë nuk humbet dhe as nuk gjendet, por i nënshtrohet një tjetërsimi të vazhdueshëm.

Bienalja e mesdheut shërben si një platformë ku artistët dalin jashtë rutinës së tyre dhe i bashkohen një dialogu ndërkulturor mes ‘’shtëpive’’- qoftë ato fizike, virtuale, shpirtërore apo imagjinare.

Mediterranea 18 e kthen shtëpinë në një ‘‘britmë’’ e cila zhytet në ujërat e Mesdheut dhe kërkon të sfidojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Për një herë të vetme, arti shkon përtej kritikës dhe provokimeve, nuk kërkon alternativa të reja, por riciklon për të ripërcaktuar ‘’shtëpinë’’ në gabimet gjatë procesit, në momentet e reflektimit përballë sfidave dhe kohës së pritjes për ri-ndërtim. /a.m.

Next Post
OKB: 235 mijë refugjatë nga Libia gati të mësyjnë drejt Italisë

Drama e emigrantëve vijon, mbyten 90 persona në brigjet libiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In