• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për gjithë ata që i shqetëson dorëheqja e Tahirit!

by Mero Baze
03/05/2018 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Shqetësimi për dorëheqjen e Saimir Tahirit, duket se është më i madh se shqëtësimi për mos dorëheqjen e tij për gjashtë muaj. I ngritur si një mit politik për nevoja të ditës, mbrojtja politike e Saimir Tahirit mori fund formalisht sot nga vetë Saimir Tahiri, duke dëshmuar se ai së paku beson tek liria e tij, më shumë se sa besojnë tek drejtësia, kundërshtarët e tij.

Të gjithë ata që sot vrapojnë të gjejnë arsye të tjera përveç lirisë së tij, tek ai vendim, thjesht dëshmojnë se nuk kanë pasur asnjë ditë shqetësim drejtësinë për Saimir Tahirin, por përdorimin politik të Saimir Tahirit për të dëmtuar drejtësinë.

I shqetësuari i madh nga dorëheqja e Saimir Tahirit ishte ai që foli i pari. Sali Berisha, i cili nuk dha dorëheqje kur i biri varrosi 26 vetë të gjallë në biznesin e partnerit të vet, dhe kur vetë Sali Berisha nuk pranoi as të thirrej për t’u dëgjuar si dëshmitar në vrasjen e katër qytetarëve, duke u mbrojtur politikisht, po përpiqet ta zhvlerësojë dorëheqjen e Saimir Tahirit, për shkak se i duhet të bëjë diçka të ngjashme dhe vetë.

Lulzim Basha, i akuzuar nga Prokuroria një hap para Saimir Tahirit, nën akuzën e shpërdorimit të 220 milionë eurove, dhe ministër i Brendshëm, përgjegjës për vrajsen e katër qytetarëve, natyrisht që është i frikësuar pasi duhet të bëjë diçka të ngjashme. Aq më keq që ndërkohë ai është në një proces hetimor më të thellë se vete Tahiri, për pastrim parash dhe lidhje me nëntokën e politikës ruse, dosje e cila po hetohet nga Uashingtoni në Tiranë.

Për LSI nuk kam çfarë të them, se ata i kanë pasur gjithnjë bezdi këto dorëheqjet për të shkuar para drejtësisë. Por më tej akoma, dorëheqja e Tahirit është një standart që duhet të trembë dhe Partinë Socialiste. Çdokush në atë parti që nesër mund të ndeshet me akuza për korrupsion apo probleme të tjera të drejtësisë, ka tani një standart të cilin Partia Socialiste nuk mund ta ndryshojë. Ata duhet të gjykohen të lirë nga mbështetja politike, nëse janë nën akuza që krijojnë perceptimin se po mbrohen politikisht.

Por nga ana tjetër, partizanët e teorive konspirative të shantazhit politik, kanë tani një provë të qartë në dorë, se i shantazhuari i madh politik dhe për arsye politike në këtë histori, ishte Saimir Tahiri, dhe jo e kundërta. Ai sot është i lirë nga politika, dhe këtu merr fund çdo shantazh ndaj tij. Tani i vetmi shantazh që ai ka ndaj të tjerëve, është shembulli i tij me dorëheqjen. Fati i tij është shantazhi që tremb më shumë miqtë dhe armiqtë e tij. Dhe bëjnë mirë të tremben! Ka plot arsye që standarti i dorëheqjes së tij të mos jetë një ditë e gëzuar, sidomos  për armiqtë e tij.

Next Post
Njihuni me qytetin e “zemrave të thyera”

Vajzat nuk i durojnë dot këto 5 gjëra tek meshkujt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In