• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për garën që nis pa nisur gara

by
20/06/2015 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një tentativë të qartë dhe të vazhdueshme për ta mundur kundërshtarin në garë që pa nisur gara. Për ta mposhtur kundërshtarin në shifra, para se të dalin dhe të verifikohen vetë shifrat. E keni vënë re? Të njëjtat të dhëna të INSTAT-it, sa për të marrë një shembull, i shërbejnë njëlloj si propagandës qeveritare, si asaj që kërkon përmbysje të qeverisë. Çfarë njëri e quan sukses, tjetri nxiton ta shpallë si provë të pakundërshtueshme të dështimit. Sepse palët poitike në Tiranë janë në garë për gjithçka. Edhe për shifrat e pjesmarrësve në mitingje elektorale. Siç ndodhi edhe me dy takimet finale parazgjedhore në Tiranë. Tek koalicioni i majtë të enjten dhe një ditë më pas tek opozita.

Rrjetet sociale, ndryshe nga regjitë qëndrore televizive të dy partive që janë në gjendje të bëjnë dhe një orkide të egër të vetme të ngjajë si pyll manjolash, publikuan foto nga ajri të të dy mitingjeve në Tiranë. Njeriu Fluturues Alket Islami shërbeu me fotot e tij më shumë se mijëra fjalë për të treguar të vërtetën dhe për të bërë krahasimin. Por dhe kjo është vetëm një pjesë e të gjithës.

Sot në Tiranë pakkush ka dëshirë të dalë në shesh, të tundë flamujt e tifozllëkut partiak dhe të brohorasë për fitoren e dikujt që gjithmonë e më tepër është i ndryshëm nga militanti i thjeshtë. Atij që i thuhet me skenar sesi duhet të brohorasë, sa duhet të brohorasë dhe kur duhet të brohorasë. Pastaj, gjithë të tjerët e ndjekin atë pas si orkestra dirigjentit, pavarësisht se regjizorët vetë janë në skenë.

Televizionet, media e shkuar dhe rrjetet sociale, shtuar me parimin që çdo qytetar me celular është një gazetar, e kanë bërë praninë fizike në një miting, fare fakultative. E vërteta ndodhet vetëm në kutitë e votimit. Në kutitë e dikurshme, por që kësaj here, do t’u mungojë Ristani i ish-KQZ-së. Ai që tani PD e ka në krye të saj, për merita që ai ja nxorri vetes nga fundi i kutisë së fundit të votimit.

Tentativa për ta mundur kundërshtarin deri dje niste kryesisht nga KQZ-ja. Fatmirësisht kësaj here asaj nuk i ka ardhur rradha. Dhe ky është një lajm i mirë në ballafaqimin e shifrave mes palëve në garë. Eshtë një lajm i mirë për Tiranën dhe gjetkë ku palët janë në pritje për të mundur kundërshtarin edhe me shifrat e kutive.

 

Next Post

Këshilla për çlodhje të këmbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

March 6, 2026

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bien me ndryshim në Rregullore?

March 6, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In