• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për fshatarin e zbritur në Tiranë, Agron Tufa!

by Fatos Tarifa
16/04/2019 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse një antifashist 92 vjeçar, si Sevo Tarifa, e mposht dikë, shumë më të ri në moshë, si Agron Tufa

Nga Fatos Tarifa

Im atë, Sevo Tarifa, është lindur fshatar. Në Mashkullorë të Gjirokastrës. Në vitin 1927. Në një kohë kur e gjithë Shqipëria ishte një fshat i madh. Dje, ai botoi në këtë gazetë një polemikë me z. Agron Tufa.

Agron Tufa duhet të ketë mbi supe gjysmën e moshës së tim eti. Qoftë edhe për këtë arsye, mund të mendohej se Tufa është më “modern” sesa im atë. Por, i lindur edhe ai fshatar, Tufa ka mbetur edhe sot e kësaj dite i tillë, pra, një fshatar. Fshatar në një Tiranë përherë e më kozmopolitane, por që, fatkeqësisht, grumbullimi i fshatarëve të llojit të tij në lagjet e kryeqytetit tonë dhe në institucionet qendrore të vendit, i kanë bërë mentalitetin rural dhe sjelljen servile fshatare thuajse sunduese.

Kjo nuk është një dukuri rastësore, ose tipike shqiptare, sepse një pjesë e madhe e shqiptarëve të sotëm, veçanërisht në radhët e moshave të reja, por edhe në moshën e z. Tufa, janë njerëz modernë, “fellow Europeans” në kuptimin më real të kësaj fjale, njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre në çdo vend të Europës.

Mentaliteti fshatar i llojit “Tufa” është, veç të tjerash, rrjedhojë e një strategjie maoiste që e hartoi dhe e zbatoi në Shqipëri Sali Berisha—strategjia elektorale e rrethimit të Tiranës nga fshati. Që do të thotë, as më shumë e as më pak, strategjia e pushtimit të Tiranës dhe, bashkë me të, e pushtimit të institucioneve politike të këtij vendi nga fshatarësia dhe nga mentaliteti fshatar. Kjo ka qenë një strategji e “tufëzimit” të fshatarëve të llojit “Tufa” në kryeqytetin e vendit tonë. Pasojat e një strategjie të tillë i shohim sot të gjithë: braktisja e zonave rurale dhe e zonave të thella malore dhe mbipopullimi i Tiranës, rrëmbimi i tokës pronarëve të ligjshëm të saj dhe krijimi i problemeve të pafundëm—të pazgjidhur e të pazgjidhshëm—që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore, kaosi urban, krijimi i zonave të deprivuara të tipit “shanty town” në pjesët periferike të kryeqytetit, rritja e papunësisë, shtimi i krimit të organizuar etj.

* * *

Im atë, i cili, kur ishte 16 vjeç—dhe djalë i vetëm—iu bashkua me armë në dorë Brigadës së 6-të sulmuese të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare në luftën për çlirimin e vendit, polemizoi dje me Agron Tufën, mohuesin më të madh të rëndësisë e të vlerave të asaj Lufte të Madhe. Në polemikën e tij me z. Tufa, im atë nuk ka nevojë që t’i vij në mbrojtje unë, djali i tij. Sevo Tarifa e ka mposhtur dhe e mposht Agron Tufën njëqind herë, njëmijë herë—çdo ditë të jetës së tij deri më sot dhe çdo ditë që ne, fëmijët e tij dhe shokët e tij, do të kemi fatin ta kemi në mes nesh.

Sevo Tarifa e ka mposhtur dhe e mposht Agron Tufën me idealet e tij, me veprën e tij, me shembullin e tij, me moralin e tij, me mendjen e tij, me penën e tij, me qytetarinë e tij.

Sevo Tarifa është bërë, rreth 70 vite më parë—dhe ka mbetur—një kryeqytetar i kësaj Tirane që sot, Tufa dhe të ngjashmit e tij po e ruralizojnë mendërisht e moralisht.

* * *

Qysh adoleshent, Sevo Tarifa ka pasur instinktin e drejtë, zgjuarsinë, guximin dhe trimërinë që të luftonte me armë në dorë për çlirimin e vendit të vet nga pushtuesit fashistë e nazistë, ndërsa Agron Tufës i mungojnë edhe sot zgjuarsia e guximi qoftë edhe për t’i njohur e pranuar vlerat e mëdha të antifashizmit dhe për t’i respektuar ata që kanë dhënë jetën e tyre në emër të këtyre vlerave.

Sevo Tarifa ishte vërtetë një komsomolas kur ishte i ri, kur komunizmi sundonte në një pjesë të madhe të globit, por Agron Tufa ka mbetur një lloj komsomolasi edhe sot, kur komunizmi ka vdekur thuajse kudo. Ndoshta janë disfata e madhe e Fashizmit në Luftën e Dytë Botërore dhe disfata e madhe e Komunizmit në Luftën e Ftohtë ato që ushqejnë komplekset anti-antifashiste and antikomuniste të z. Tufa dhe që e bëjnë këtë poet pastoral t’i shohë antifashizmin dhe komunizmin sikur të ishin e njëjta gjë. Një frikacaku edhe lepuri i duket ujk.

Nëse Agron Tufa do të kishte sado pak common sense, ai do të kuptonte të paktën kaq gjë, të cilën, nëse ai vërtet nuk e di, ia them unë, fare thjeshtë dhe fare shkoqur:

Nëse, për t’u treguar antikomunist dhe për të zbuluar e raportuar krimet e komunizmit në Shqipëri ju, z. Tufa, paguheni nga taksat e qytetarëve të këtij vendi, mos i fusni hundët aty ku s’ju takon, në epopenë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mos e ndyeni edhe më tej moralin tuaj, duke i mohuar vlerat e asaj Lufte. Ju jeni shumë i vogël përpara asaj Lufte të Madhe dhe shumë mediokër që të mund ta kuptoni këtë.

* * *

Sevo Tarifa dhe ata pak bashkëmoshatarë të tij, që sot janë ende gjallë dhe që përbëjnë brezin e fundit të partizanëve antifashistë shqiptarë, të kanë mposhtur ty, Agron Tufa, 75 vite me radhë. Ata do të të mposhtin ty dhe të ngjashmit e tu edhe kur të mos jenë më. Sepse ata ishin antifashistë. Dhe antifashizmi nuk mposhtet dot. As dje, as sot, as kurrë.

Kur shohim se ç’ndodh sot në Europë, kur shohim se në Shqipëri ka ende njerëz si ju, kuptojmë se fashizmi, edhe pse është mundur, është ende gjallë. Kjo do të thotë se antifashizmi është gjallë gjithashtu. Vigjilent. Dhe se ai gjithmonë do të triumfojë mbi fashizmin. Ju i përkisni një kohe të mbaruar. Antifashistët shqiptarë luftuan për një kohë të përjetshme.Është kaq e thjeshtë. Very, very simple, nëse dëshiron që ta kuptosh, pavarësisht nga çfarëdo që thoni ose shkruani ju.

* * *

Nëse edhe më tej do të keni kurajën të merreni me ata burra dhe gra të moshuara që bënë Luftën e Madhe antifashiste në këtë vend, duhet t’i bëni llogaritë mirë. Përballë jush mund të mos keni vetëm tim atë dhe shokët e tij partizanë, veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe mua, djalin e partizanit antifashist Sevo Tarifa dhe dhjetëra mijëra të tjerë si unë, bij e bija të të gjithë antifashistëve shqiptarë. Ne jemi më shumë sesa ju, më kurajozë e më të qytetëruar sesa ju. Përherë kemi qenë e do të jemi më shumë, më kurajozë e më të qytetëruar sesa ju. Pasi, në marshimin e madh të Historisë, kemi qenë e jemi në kahun e drejtë të saj. Në një përballje morale me ne, ju s’mund të keni fat tjetër veç dështimit të turpshëm.

* * *

Dhe një këshillë të fundit për ju, z. Tufa, që ndoshta mund ta dëgjojnë edhe ata që hartojnë e miratojnë ligje “në emër të popullit”, si dhe ata që e qeverisin këtë vend “për të mirën e popullit”: Nëse deri më sot nuk keni ditur, ose nuk keni dashur e nuk kërkuat kurrë që veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të vlerësohen e të trajtohen me respektin dhe me dinjitetin që meritojnë, si fitimtarë të luftës më të lavdishme në historinë e këtij kombi, lërini fitimtarët të prehen në paqe tani që s’janë më dhe bëjuni nderimet që meritojnë dhe që ua keni mohuar atyre pak prej tyre që janë ende gjallë.

Next Post
Spiropali merr mbështetje nga Rumania për çeljen e negociatave me BE-në

Spiropali merr mbështetje nga Rumania për çeljen e negociatave me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

January 22, 2026
Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

January 22, 2026
Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një…

“Plehra dhe palaço”-Votuan pro Ramës, Myslim Murrizi shpërthen ndaj demokratëve: Serviloseni si lav*re, opozitarë l*shi

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

January 22, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ditë pas vrasjes

January 22, 2026
“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

January 22, 2026
“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

January 22, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

January 22, 2026
Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In