• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për fatin e Metës vendos sot “Venecia”, por Presidenti e quan propagandë: Për mua ka zero rëndësi

by Java News
11/10/2019 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Komisioni i Venecias do të japë vendimin përfundimtar sa i përket zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta në Shqipëri. E ndërsa më herët kishte deklaruar se do të shkonte, kreu i shtetit shqiptar ndërroi mendje duke dërguar këshilltarët e tij. Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali janë tre këshilltarët e Ilir Metës sot në komision, ndërsa ne mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të mazhorancës. ‘Është propagandë. Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!” tha Meta mbrëmë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias doli me një draft-opinion paraprak, ku shkruhej se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, megjithatë theksohej se vendimi për ta shkarkuar i takon Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese. Por Meta reagoi menjëherë duke i kërkuar presidentit të Komisionit të Venecias Giani Buquicchio të reflektojnë mbi projekt-opinionin ku thuhet se presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën, duke thënë se kjo mund të ndikojë negativisht në zgjidhjen e krizës në vend.

Sipas Metës publikimi i tij në këtë kohë ka rindezur edhe njëherë polarizimin politik pikërisht kur palët sipas tij po rivendosnin një urë dialogu. Kreu i shtetit kërkon që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisioni të Venecias pasi sipas tij vjen në një kohë kur kriza e rëndë në vend po shkon drejt një zgjidhjeje. Sipas Metës Komisioni i Venecias nuk është në pozitën për t’u shprehur rreth situatës politike në Shqipëri, të cilën sipas tij do mund ta vlerësonte vetëm në rast të njohjes më të plotë të saj.

Pjesë nga intervista e Presidentit mbrëmë ku flet për Komisionin e Venecias
Presidenti Meta: Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!

Pra, ju po thoni se çfarëdo të thotë Venecia për ju nuk ka asnjë rëndësi?
 Zero, nuk ka asnjë rëndësi!

Megjithatë, ju keni dërguar letra, keni dërguar atje raporte….
Jo vetëm aq, por në varësi me atë që do të shprehë Komisioni i Venecias unë do të vazhdoj aksionin tim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Parlamentin Europian, sepse do ta çojmë në vend edhe integritetin e Komisionit të Venecias në rast se Komisioni i Venecias cenon integritetin e vet. Del nga kompetencat e veta dhe hyn në lojëra politike për të thelluar një krizë politike në këtë vend.

Çfarë do të thotë integriteti i Komisionit të Venecias? Po thoni që është cenuar?
Do të thotë që Komisioni i Venecias t’i qëndrojë kompetencave të tij lidhur me çështjen e Kushtetutës, lidhur me çështjen e ligjshmërisë. Të mos fusë hundët në kompetencat e OSBE/ODIHR-it, sepse gjykatës ndërkombëtar i zgjedhjeve është OSBE/ODIHR-it. Nuk mund të jetë as Venecia dhe askush tjetër dhe OSBE/ODIHR-i ka pasur këtu një mision me 200 e ca veta për gati 3 muaj përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë një raport të qartë dhe përfundimtar, i cili është referenca për gjithçka. Për situatën politike, për krizën, për votimet, për çështjet ligjore të votimeve dhe të kodit zgjedhor, për çështjet e mediave, për gjithçka. Kjo është një histori e mbyllur.

Ju sapo thatë që Komisioni i Venecias të mos fusë hundët në lojëra politike. Akuzë e drejtpërdrejtë për komisionin? Keni një informacion apo është analizë?
Kjo është për vlerësimet paraprake të këtyre raporterëve. Komisioni nesër (sot) do ta ketë mundësinë, por kjo nuk më intereson fare. /l.m

Next Post
VIDEO/ Befason Vuçiç, lexon shqip gjatë konferencës dhe pyet gazetarin: E thashë mirë?

“Këto janë 2 qytetet në Shqipëri që dua t'i vizitoj”, Vuçiç vlerëson ‘kryeqendrat’ e rajoneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In