• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për entuziastët e “kompetencave” të Këshillit Politik

by Mero Baze
16/01/2020 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tryeza e reformës zgjedhore, që sot u pasua me disa figurantë politikë të opozitës, është tryeza me më pak siklete në reformën zgjedhore, që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Prej vitit 1992, kur prishëm ligjin më të mirë zgjedhor, atë me 100 zona elektorale në konkurrim direkt dhe me korrektim propocional kombëtar, të gjitha reformat kanë pasur përballë sfida të ndryshimeve të forta, që kanë pas të bëjnë kryesisht me sistemin, apo me numërimin e votave.

Kjo tryezë pasi ka përjashtuar ndryshimin e mundshëm të sistemit, ka si sfidë kryesor rekomandimin e OSBE-ODIHR për depolitizimin e trupës zgjedhore, d.m.th të komisionerëve dhe numëruesve.

Sipas rekomandimeve, ata duhet të jenë qytetarë të zgjedhur me short nga profesione me integritet, si mësues apo juristë. Kjo lehtëson partitë e vogla nga shpenzimet, dhe ua shpëton atyre votat që ua vjedhin dy partitë e mëdha.

Po të bëhej këtu dhe numërimi në qendër votimi sapo mbarojnë zgjedhjet, ne në orën 20:00 të mbrëmjes do kishim rezultatin kombëtar.

Rekomandimet e tjera janë tërësisht teknike dhe pa ndonjë peshë. Nëse Partia Demokratike nuk pranon as depolitizimin e komisionerëve dhe numëruesve, atëhere mund të themi pa frikë që kjo tryezë zgjedhore nuk ka ndonjë rolë në procesin zgjedhor, por vlen vetëm si nismë politike që të justifikonte rikthimin e PD në sistem.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse shërbeu dhe për kaq. Problemi është se kur shumë propagandistë të opozitës po bërtasin me të madhe që Këshilli Politik (d.m.th kjo tryeza Gjiknuri- Hajdari- Bylykbashi, dhe një çam, një grek dhe një “republikan”), ka marrë kompetencat e Parlamentit për reformën, duhet të jenë të qartë se ka marrë kompetenca që PD i ka pasur pa ikur nga Parlamenti, e vetme.

Atëhere qeveria i ka ofruar PD-së një letër të bardhë, ku mund ta shkruante si të donte reformën zgjedhore. Biles dhe me të drejtë vetoje.

Tani kompetencat e këtij Këshilli për reformën do të vlenin sikur të kishte ndonjë rezistencë nga Partia Socialiste për kërkesat e Partisë Demokratike brenda rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Socialistët jo që nuk kanë ndonjë rezistencë, por janë gati t’ia lënë përsëri letrën e bardhë mbi tavolinë PD-së.

Beteja reale është brenda opozitës lidhur me sistemin dhe depolitizimin e komisioneve. Nëse nuk bëhet asgjë nga këto, kjo tryezë vlen vetëm që Edi Rama të ndihmojë Lulzim Bashën të heqë qafe aleatët e tij, duke ua vjedhur votat në numërim, dhe duke i detyruar t’i rreshtojë si vagona pas partisë së tij, të mbledhin vota.

Mos depolitizimi i komisioneve i heq shansin çdo partie të re të hyjë në skenën politike, derisa votat do t’i numërojnë militantët e PD e PS, pa llogaritur LSI.

Ndaj më me qetësi kur bëni sikur jeni entuziasmuar që Këshilli Politik po “deligjitimon” Parlamentin. Ky Këshill Politik nuk ka asnjë kompetencë mbi Parlamentin, përveçse për reformën zgjedhore.

Por këtë kompetencë e ka pasur para djegies së mandatit vetëm PD, pasi ja kishte ofruar qeveria. Tani thjesht ua ka ridhënë, por me Rudinën brenda.

Kështu që shpresoj nga kjo reformë, PD të fitojë Rudinën, dhe vjedhjen e votave të partive aleate, se reformën e ka pasur në ofertë prej vitit 2018.

Next Post
“E pashë në atë gjëndje që…”, Ndriçim Xhepa flet për takimin e para pak orëve me Xhevdet Ferrin

"E pashë në atë gjëndje që...", Ndriçim Xhepa flet për takimin e para pak orëve me Xhevdet Ferrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In