• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për entuziasmin fals mbi emërimin e presidentit!

by Brizida Gjikondi
18/04/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi

Presidenti sipas nenit 87 të Kushtetutës propozohet minimalisht nga 20 deputetë. Këtu fillon dhe mbaron historia e gjenezës së këtij institucioni. I vetmi mekanizëm është ky. Me pak fjalë është eskluzivitet i shumicës parlamentare.

Ka apo jo moral kjo shumicë parlamentare të ofrojë sërish një President për shqiptarët mbas ofrimit të Ilir Metës për 5 vjet në krye të vendit, edhe kjo pak rëndësi ka, pasi fjala moral ska lidhje me politikën, aq më pak me atë shqiptare.

Në një shtet me demokraci hermetike dhe ose thënë qetë pseudodemokraci, ku deputetët zgjidhen pa konkurencë vlerash, ministrat po ashtu, titullarët e institucioneve kushtetuese po ashtu, do ish e pakuptimtë që zgjedhja e Presidentit ti lihej popullit.

Këtij populli nuk i lejohen as referendumet lokale për hallet e një qyteti edhe pse ja njeh Kushtetuta si të drejtë, jo më ti lejohen referendumet kombëtare ose  zgjedhja e Presidentit. Dhe kjo ska të bëjë hic me arsyetimin sepse gjoja jemi republkë parlamentare etj etj, ka të bëjë thjesht me karmën që ky popull po pëson pikërisht pse ka zgjedhur dikur ata që i drejtojnë tani, duke u kujdesur këta udhëheës në cdo mënyrë që sistemi mos të shqepet dhe ata të vazhdojnë të drejtojnë, pavarësisht se i duan më apo jo shqiptarët.

Pavarësisht se falë Ilir Metës, ky institucion ka kapur kuotat më të ulëta në historinë e tij, nuk duhet të ngatërrohën vlerat dhe influenca e një institucioni kaq të nderuar dhe me vlera kombëtare me emrin e personit që e mbuloi për një mandate të plotë. Por këto janë kusuret e epokës që po jetojmë.

Këtij institucioni i janë reduktuar minimalisht kompetencat gjatë mandateve qeverisëse të shumicës aktuale, jo vetëm aq por këtij institucioni i mungon akti bazë që do ish dhe korniza e tij ligjore, i mungon ligji organik. Cdo institucion kushtetues ka ligjin e tij organik, ku përcaktohen në mënyrë të detajuar, kriteteret e perzgjedhjes se titullarit, objekti i veprimtarise, të drejtat, detyrat etj.

Sa herë ka patur përplasje shumica parlamentare më të zgjedhurin e saj presidentin e republikës aq herë është folur dhe janë ngritur komisione për ligjin e domosdoshëm orgnik për presidentin, verifikohet lëhtësisht në internet ky fakt. Por deri më tash nuk është qullosur asgje. Dhe kjo me dashje. Dihet që një ligj serioz organik me kritere serioze dhe të pandryshueshme sipas humorit dhe përplasjes së rradhës do ishte një këpucë e ngushtë për politikën shqiptare që këmbën e ka me 7 gishta.

Personalisht mendoj se në këtë realitet opak, të zymtë ku politika dhe fatet e shqiptarëve vërtiten në ujin e qelbur të mosndëshkueshmërisë progresive, pak vlen kush do të jetë presidenti i radhës, ai gjithësesi do jetë produkt i këtij mocali dhe këtij realiteti, pasi i tillë duhet, ai kurrësesi nuk do jetë një personazh frymëzues dhe kurrësesi nuk do mund të arrij të shkëpusë lidhjet me të shkuarën që të shkruaj një të ardhme ndryshe për Kombin. Me pak fjalë, nga barku i infektuar i politikës shqiptare nuk mund të lind një krijesë e shëndetshme !

Kur se për sa i takon atij që po ikën do doja shumë ti korespondonin në invers fjalët e Mandelës…“Në vëndin tim në fillim shkon në burg pastaj bëhesh president”, por në mënyrë kobëzezë kjo klasë politike dhe pjella e saj e infektuar që quhet SPAK po bën të mundur që kjo mos të ndodh.. bashkë me të dhe e ardhmja e shqiptarëve !

Next Post
Nën arrest ish-kryetarja e Gjykatës Supreme: Prangosja e bujshme e një gruaje të fuqishme

Nën arrest ish-kryetarja e Gjykatës Supreme: Prangosja e bujshme e një gruaje të fuqishme

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    E ke nxire cdo gje, pra tepruar; atehere pse dhe si funksionon ky shtet; mbetet te themi – shyqyr qe kemi ca si ju qe na ndriconi perndryshe do mbyteshim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In