• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për “diktaturën e re” të asgjesimit të kundërshtarit politik

by Alfred Peza
04/01/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kishte kohë që po përvijohej derisa tani në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, mund të thuhet me plot gojën se është ngritur në sistem, “diktatura e re” e indimidimit të çdo kundërshtari politik nga propoganda opozitare. Në funksion të saj punon një armatë gjigande dhe e padukshme, e cila është instaluar dhe funksionin me kapacitet maksimal, përmes të gjitha llojeve të komunikimit online.

Qëllimi me sa duket është që deri ditën e zgjedhjeve të asgjësojnë, amortizojnë, shuajnë dhe mbyllin gojën me çdo kusht e çmim, kundërshtarëve politikë. Derisa në fund të triumfojnë duke i pastruar rrugën drejt pushtetit Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Me shpresën e verbër se pas kësaj, dafinat e arta të pushtetit, do ua bëjnë të gjitha ëndrrat realitet.

Për arritjen e këtij objektivi ata nuk kanë asnjëherë punë me idetë. As me provat. As me faktet. As me mendimin alternativ. Sepse as që u duhet të meren me to. Nuk është zeje e tyre që të meren me projektet, me programet, me bilancin, me arritjet, me krahasimin e të mundshmes me të realizueshmen. E aq më pak, të kenë punë me analizën logjike, profesionale, politike apo filozofike të zhvillimeve.

As mos prisni që ta bëjnë ndonjëherë, sepse kanë punë vetëm e vetëm me çdo emër të përveçëm që në optikën e tyre mbështet PS, qeverinë, mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama. Apo se thjeshtë nuk mendojnë si ata. Me pak fjalë, është instaluar një miniaturë virtuale e diktaturës ideologjike, që kishim menduar se kemi 30 vjet që e kemi lënë pas edhe ne në Shqipëri, pas rrëzimit të Murit të Berlinit.

Janë futur në lojë për këtë nga platformat informative, tek webistet me emër, e deri tek ato fantazma që kanë filluar të shumohen si këpurdhat pas shiut. Për të vijuar në rrjetet sociale me profile njerëzish të njohur e të panjohur, false e anonime dhe deri tek ato që flasin në emër të mitomanisë, frustrimit, VIP-omanisë, lëvizjeve qytetare, “të pavarura”, “shoqërisë civile” dhe partive e forumeve politike.

Të gjitha format tradicionale të komunikimit ku raportimi dhe shkrimi i lajmit, opinioni, komenti dhe analiza dalloheshin qartazi nga njëra tjetra, tashmë janë zëvendësuar. Në vend të zhanreve gazetareske, tashmë do të gjesh përrenj e lumenj të tërë tekstesh të shkurtëra apo të gjata; fyese, denigruese, sharëse të cilat nuk kanë asnjë lidhje me normat e komunikimit publik e profesional.

Gjithnjë e më rrallë mund të hasësh këto kohë, komente nga njerëz që e kanë lexuar apo kuptuar atë që është thënë apo shkruar. Poshtë postimeve e deklaratave serioze, ka vetëm vrer që i kanë shndërruar mediumet e reja online në një lloj “blete” që depoziton në “kosheret” e tyre hi- tech, vetëm helmin. Ndaj do shihni gjithnjë e më shumë foto të shëmtuara, meme toksike, montazhe dhe minivideo në funksion të vizatimit të “armikut politik” vetëm me ngjyrë të zezë.

Ndryshe nga sa më parë, tani nuk kërkojnë thjeshtë që ta demonizojnë atë, ti ulin besueshmërinë publike, apo ta kompleksojnë çdokën që beson, mbron dhe promovon mazhorancën. Jo. Është edhe me keq sesa kaq. Duan vetë një gjë: Ti mbyllin gojën. Duan që të mos flasë më fare mundësisht. Të mos artikulojë asgjë pozitive për qeverinë, PS dhe Edi Ramën.

A nuk na kanë mësuar se diktatura është shfrytëzimi i pakufishëm i fuqisë, nga një apo më shumë persona?! Ja kjo është një formë e re e saj, që po shfrytëzon fuqinë e internetit dhe rrjeteve sociale.

A nuk na kanë mësuar se diktatura është një lloj sundimi permanent si kundërvënie ndaj demokracisë?! Ja kjo është një formë e re e saj, ku pluralizmi i mendimeve të lira, po tentohet që të shtypet përmes një diktature të re virtuale.

Rreziku që vjen nga kjo tendencë, bëhet edhe më e madh, në kushtet kur mediat tradicionale janë komerçializuar dhe programacioni nuk është më në garë për vlerat, cilësinë e informimit, edukimit dhe argëtimit të opinionit publik. Gara tani është vetëm për audiencën, me çdo çmim, mënyrë dhe mjet.

Në këto kushte, prova jonë e madhe përballë lirisë, është zhvendosur në realitetin virtual. Gara për 25 prillin, veç të tjerash, është edhe një provë zjarri përballë karikaturave të diktaturave reale që shqiptarët e rrëzuan tri dekada më parë dhe nuk do të lejojnë më kurrë që të rikthehet në çfarëdolloj forme.

Next Post
Vaksina e Moderna autorizohet për përdorim emergjent në SHBA/ 5.9 mln dozat e para shpërndahen këtë fundjavë

Holandë/ EMA shtyn vendimin për vaksinën “Moderna”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In