• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për çfarë duhet mbajtur mend “Rama 2” në 100 ditët e para

by Java News
06/01/2018 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar ekzaktësisht 100 ditë nga marrja zyrtare e mandatit të dytë dhe për qeverinë Rama, e shtuna e sotme ishte një ditë bilancesh të prezantuara gjatë Asamblese Kombëtare të Partisë Socialiste. Paralelisht, Lexo.al zhvilloi një hulumtim, duke përzgjedhur dhjetë projektet me më shumë vlerë, të përfunduar apo të nisura gjatë kësaj periudhe.

1. Qendra e re e Vlorës
Nisi puna për projektin madhor për rijetëzimin e Qendrës Historike të Vlorës. Rikualifikimi dhe restaurimi urban i qendrës së Vlorës, një projekt me vlerë rreth 5 milionë dollarë do të nxjerrë në pah vlerat e saj arkitektonike dhe kulturore, duke rritur ndjeshëm tërheqjen turistike të qytetit.

2. Rruga e Arbrit
Gjatë këtyre 100 ditëve të para të mandatit të dytë qeverisës së Partisë Socialiste përfunduan procedurat për lidhjen e kontratës me subjektin fitues të tenderit të Rrugës së Arbrit. Punimet për këtë korridor me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike do të nisin nga fillimi i 2018-s.

3. Restaurimi i kishave të Voskopojës
Sipas raportimit të ministrisë së Kulturës, ka përfunduar puna për restaurimin e plotë të 4 kishve të Voskopojës. Përveç restaurimit të kishave antike është ndërhyrë edhe në infrastrukturën e fshatit, duke rritur ndjeshëm potencialin turistik të Voskopojës dhe Qarkut Korçë.
4. Shpëtimi i monumenteve kulturore nga rrënimi
Përfundoi puna restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit, e cila i kthen këtij monumenti vlera të rralla të trashëgimisë sonë. Ndërkohë, nisëm punët për restaurimin e kishave të Sopikut, Kosinës dhe Bënjës, objekte antike me stil bizantin, të cilat datojnë që në shekullin e XII.

5. Shtimi i sipërfaqes së tokave të vaditura
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Ministria e Bujqësisë, në tre muajt e fundit u rehabilituan 29 skema ujitëse në 26 bashki, duke shtuar 12 mijë hektarë tokë bujqësore të ujitur në të gjithë vendin.

6. Unaza e Madhe e Tiranës
Përfundoi ndërtimi i dy segmenteve shumë të rëndësishëm, në kuadrin e krijimit të Unazës së Madhe të Tiranës. U hap për publikun segmenti nga Shkolla Teknologjike-Tiranë e Re dhe përfundoi nga ndërtimi segmenti TEG-Farkë.

7. Rimëkëmbja industriale
Dy fabrika shumë të rëndësishme, të cilat rrisin ndjeshëm potencialin industrial të vendit tonë u inaguruan, Fabrika e Ferrokromit në Elbasan dhe Fabrika e Pasurimit të Bakrit, në Spaç, pranë Burrelit. Të dy këto fabrika punësojnë disa qindra banorë të zonës secila.

8. Aksioni i Pastrimit
Nisi nga Berati dhe nga Kruja operacioni madhor i quajtur “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”. Përgjatë gjashtë muajve, ky operacion që përfshin struktura të ushtrisë, policisë, bashkive dhe komuniteteve lokale synon të pastrojë 19 mijë pika të ndotura anembanë vendit.

9. Masterplani i Alpeve
U miratua “Masterplani i Alpeve”, strategjia e parë e mirëfilltë për mënyrën se si do të zhvillohet në mënyrë të integruar turizmi në të gjithë zonën e Alpeve në veri të vendit. Ky masterplan është një udhërrëfyes i qartë i mënyrave që do të përdoren për të nxitur një turizëm masiv në këtë rajon.

10. Përballimi i përmbytjeve
Një numër ministrish u angazhuan në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit për përballimin e situatës së rëndë të përmbytjeve, duke bërë të mundur shmangien e dëmeve në jetë njerëzish. Ushtria dislokoi 3 mijë ushtarë në terren në aksionet e kërkim-shpëtimit dhe ndërtimit të digave, ndërsa u garantua kalueshmëria në akses kryesore, furnizimi i vazhdueshëm me energji dhe funksionimi i hidrovoreve dhe argjinaturave pritëse. /Lexo.al

Next Post
Ja kur do të finalizohet kontrata për Rrugën e Arbrit

Rama i prerë: Kushti i PS për mos rikandidimin e kryebashkiakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In