• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ca bukë me gjalpë (dhe për ca komentatorë buzëhollë)

by Pëllumb Kulla
08/04/2020 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Lum ata, të cilëve nuk u njihet jeta publike! Sa e bukur, sa e qetë është paemërsia, errësira, gojëmbyllja! Dhe kur gjenden ca autorë që nuk kanë, asgjë për t’u sharë, asgjë që t’i bëjë të skuqen, atëherë të paemrat kanë plot forma përgjithësuese, shpifëse, dhe vetëm një stërmundim i madh ua mban dorën që të mos urdhërojnë copë:
“Mjaft! Mos shkruaj më! Jo se ke bërë gabime drejtshkrimore, jo se kjo që thua nuk është e vërtetë, por sepse unë, dhe soji im, nuk duam të shkruash!”

Ja, një i paemër i tillë, – unë po e quaj Stefan, – m’u shfaq mua edhe në fejsbuk, kur ripublikova një nga tregimet e mi më të njohur e më të pëlqyer.

Tregimi fliste për një film. I paemri Stefan e mori shtysën vetëm nga fjala “film” dhe nisi të më zbrazej:

“Po sa shumë filma të tjerë kini bërë në kohë të Enverit, me të tallur e dënuar armikun e klasës! Në sa filma kini shkruar ngjarje të stisura për heroin pozitiv, duke na helmuar me ideollogjinë komuniste?”

E kuptoni të dashur lexues? Ju e dini që unë, i nënshkruari, një profesionist modest i skenës së komedisë, më duhet t’i jap llogari këtij Stefani, siç i kërkohej llogari kryetarit Lidhjes së Shkrimtarëve!

“Sa herë keni shkruar,” vazhdonte Stefoja, “dhe keni vënë në skenë pjesë, ku na mbushnit mendjen se ne, shqiptarët, ishim njerzit më të lumtur në botë?

“Dhe ti e hëngre, o t’u mbylltë?!” nuk m’u ndenj mua. “T’u mbush mendja, o Stefo?!”

Stefani po më kërkon llogari, jo për veten time, por për tërë sojin e shkrimtarëve! Stefani nga ne e paskësh marrë vesh, se ishte njeriu më i lumtur në botë! Ai vetë nuk kuptonte dot, nëse ishte apo jo i lumtur! Dhe priti deri sa ia mbushën mendjen shkrimtarët!

“Ti dhe shokët e tu na dhatë opiumin dhe ne ndenjëm 50 vjet në gjumë deri sa ardhi viti 1990!”

“Ca si ty duket që nuk janë zgjuar akoma, Stefan. Ne po ju tundim të zgjoheni, po aha! Ai “opiumi” i xhaxha Marksit paska bërë punën e tij! Po mirë, or i helmuar i shtrenjtë, në cilën pjesë, a cilën vepër, të kam thënë unë, helmatari, që zotrote ishe njeriu më i lumtur në botë?”

Këtu Stefani nuk përgjigjet dhe kërcen në një degë tjetër:

“Atëhere shkruaje kundër armiqve të klasës, tani shkruan kundër komunistëve. Të bëjnë të fala ballistët!”

“Ballistët, duhet ta kesh vënë re, Stefkë, unë ende po vazhdoj t’i shaj. Gjatë erës komuniste nuk shkrova dot kundër komunistëve, ngaqë e kisha shtëpinë përballë burgut dhe nuk desha të banoja përballë shtëpisë. Sado i helmuar të jesh, lodhu ca dhe më gjej ndonjë dëshmi!”

“Ja të t’a kujtoj: Gjyshi i thotë: kur kam qënë unë i vogël, para çlirimit, ne nuk kishim bukë të hanim. Dhe fëmija e pyet: po kur nuk paskeni patur bukë, gjalpin ku e shtronit? Është skeç i estradës të Fierit, ku ishe regjizor.”

“Tjetër? Vetëm këtë paske peshkuar?!”

“Kjo është mjaft!”

M’i shpushpurisi nervat Stefani. Njeri jam edhe unë!

“Po çfarë dreq mjafti! Për kaq pak opium paske rënë në gjumë ti?! Ajo cironka që ke peshkuar, ishte një dialog fort i bukur, me një fëmijë që zbulon botën… Që një personazh plak të thotë “nuk kishim bukë të hanim” mund të ketë qenë vërtet i varfër, në një kohë më të thellë se socializmi, por kjo nuk nënkupton “ne në socializëm jemi më të lumturit në botë!” siç qahesh zotrote, për helmim aty më lart. “Nuk kishim bukë” është një frazë që bile nuk shan as Latmadhërinë e Tij Zogun dhe as lavdëron këtë Lartmadhërinë tjetër, Enverin. Ti do të kesh qënë i lodhur se me kaq pakëz opium, nuk bie njeriu në gjumë deri në 1990!”

“Sot nuk keni të drejtë të talleni, apo të bëni humor me periudhën e socializmit, sepse atë periudhë ju e kini lavdëruar dhe trumbetuar dhe e kini stolisur me të gjitha mënyrat më të mundëshme që të jep letërsija dhe arti” më gradon përsëri kryetar të shkrimtarëve. “Dhe këto i bëje sepse duhej të dukeshe më komunist se komunistët, për shkaqe biografije.”

“Më zbrite përsëri nga posti që sapo më dhe… E vërtetë, Stefan, për atë arsye e bëja! Po ti nuk bën mirë që ma zbulon në publik. Po të mos ishe kaq i goditur nga ai opiumi që zumë në gojë, do të mund të kujtoheshe vetë, a ndoshta të ta thosh ndonjë shok që merr vesh, se në gjinitë e satirës, me të cilën u mora unë, (për të fshehur biografinë – de!), nuk të kërkokshin, bile as të lejokshin të shkruaje fraza si “nuk ka më të lumtur se Stefani në këtë hise të rruzullit!”

Kaq mllef për ca bukë me gjalpë!

18 gusht 2015

Next Post
Gazetarja e njohur bëhet nënë për herë të parë/ Vjen në jetë Aris

Gazetarja e njohur bëhet nënë për herë të parë/ Vjen në jetë Aris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In