• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që sqarojnë se “mitingu nuk ishte i Berishës”

by Mero Baze
13/07/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë e re pas protestës së 7 Korrikut është se shumë personazhe që morën pjesë aty, si opozitarë, po nxitojnë të thonë se njerëzit nuk u mblodhën për Berishën por nga pakënaqësia ndaj qeverisë.

E thonë këtë aleatë të Berishës, deputetë të PD që nuk janë me Berishën, por dhe deputetë që i janë bashkuar qysh në fillim Berishës.

Ajo që është interesante është se e thonë si njerëz të kapur në faj që duan të shpjegohen, pse Berisha ua vodhi protestën.

Në të vërtet Berisha e bëri protestën pikërisht për këtë , për të marrë zemërimin kundër qeverisë dhe për t’ia përplas në fytyrë kundërshtarëve të tij në PD, që i vunë në dyshim legjitimitetin në krye të PD. Të gjithë jemi të qartë që ka pakënaqësi për gjendjen ekonomike dhe akoma më shumë mund të ketë në të ardhmen, nëse bota hyn në spiralen e krizës së fort ekonomike dhe recesionit.

Ashtu siç përdori dikur zemërimin ndaj Lulzim Bashës duke e kthyer në një zemërim kundër SHBA, tani mori zemërimin kundër qeverisë duke e kthyer në një test legjitimiteti kundër Lulzim Bashës dhe SHBA së bashku.

Pra nuk është se Berisha bëri diçka që nuk kuptohej ç’po bënte.

Ajo që nuk kuptohet çfarë po bënte  pjesa kundër Sali Berishës në opozite, e cila në shumicë, është e kompleksuar nga Sali Berisha dhe ai i vë në resht edhe kur i përdor kundër vetes tyre.

Dhe ky është suksesi real i protestës së tij më 7 Korrik. Është pikërisht pushtimi me dhunë i opozitës. Tani shpjegimet se njerëzit dolën kundër Edi Ramës, kundër çmimeve, kundër korrupsionit etj., janë shpjegime që vijë nga kompleksi i fajit që ekziston brenda opozitës në raport me pamundësinë për të ndalur Sali Berishën.

Por kjo nuk e shqetëson Sali Berishën. Ai e di që nuk e duan shumica e lidershipit opzitar. Madje për këtë arsye, ai i la ata të gjithë në shesh dhe ngjiti në tribunë vetëm njerëz me devijime të forta psikike, delirant, mitomanë, konspiracionist dhe njerëz që ngjanin sikur ishin arratisur nga klinika nr.5.

E bëri pikërisht për tu treguar këtyre që kompleksohen prej tij, se ata mund ti zëvendësoj me kë të doj. Dhe kur e mendon këtë, është më mirë të thuash se ata njerëz dolën për Berishën, se sa të thuash se dolën për ata të çmendurit para tij në tribunë. Ai thjesht gjeti një mënyrë që të dukej më normali mes atyre të çmendurve. Dhe jo më i çmenduri mes këtyre “normalëve”, që i shkojnë edhe në protestë dhe pastaj distancohen prej tij.

Next Post
“Na duhet shumica absolute për të…!”/ Veliaj: Ky që flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

“Na duhet shumica absolute për të...!”/ Veliaj: Ky që flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In