• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Për ata që qajnë për biznesin e vogël”, Ahmetaj: Ja çfarë do bënte Berisha në 2009-ën

by A R
10/04/2018 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar një draft vendim të qeverisë së kryeministrit Berisha, i cili parashikonte uljen e pragut në 2 milionë xhiro për biznesin e vogël që ai të deklaronte TVSH-në.

Në një konferencë për shtyp pak minuta para nisjes së protestës 60 minutëshe të biznesit të vogël, Ahmetaj tha se në këto 10 ditë qëkur ka nisur të aplikohet tarifa e TVSH-së për biznesin e vogël nuk është rritur asnjë çmim.

“Opozita kërkon të përdorë një masë anti-informalitet për të turbulluar ambientin politik shqiptar. Kjo masë do të provohet që këtë muaj se është masa e duhur.

Ju ftoj të jepni një çmim të rritur në dyqanet e lagjeve, apo në supermarketet e mëdhenj që nga 1 prilli. Ajo që ne kemi thënë që nuk ka rritje çmimesh do jetë fakt në vazhdimësi përkundër inflacionit i cili do lëvizë në nivelet 1.6%-2.4%”, tha Ahmetaj.

Sipas tij “ata që dje gënjyen disa biznesmenë kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5 milionë. Një VKM e 21.09.2009 i Sali Berishës uli pragun.

Nuk po e komentoj fare nëse ka qenë e duhur apo jo e duhur. Ja ku është fakti ku vendimi i qeverisë është bërë nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël, ata që sot tentojnë të gënjejnë një grup sipërmarrësish që janë të mençur për të kuptuar se cila është e vërteta.

Kam edhe një draft vendim të Qeverisë së Berishës për ta bërë nga 5 milionë në 2 milionë. Ky draft është në protokollin e Ministrisë së Financave”./a.m.

Next Post
Brenda bunkerëve të harruar të Shqipërisë (GALERI)

Aty ku bunkerët përdoren si atraksion turistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In