• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që qajnë fatin e tyre më shumë se sa Fatos Nanon

by Mero Baze
02/11/2025 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Funerali dinjitoz i Fatos Nanos ka ngjallur reagime te një pakicë e vogël që kërkon të bjerë në sy brenda opozitës. Dhe është rast i mirë, kur thuajse gjithë Shqipëria është e bashkuar te homazhet dhe shprehja e respektit, të bëhesh interesant duke bërë të kundërtën.

Në të vërtetë, kur e mendon pak më thellë, e vetmja kategori që ka arsye ta urrejë Fatos Nanon, është pjesa që i ka ikur jeta dëm duke qenë besnikë të Sali Berishës dhe kontribues të mbijetesës së tij në PD. Duke qenë se Nano dhe Berisha ishin binomi i gjysmës së parë të tranzicionit, tani kur Fatos Nano iku edhe fizikisht nga kjo botë, ata kanë arsye të urrejnë fatin e tyre të keq, që kanë 35 vite me Berishën në krye, pa asnjë perspektivë politike, të tallur nga shoqëria dhe të bullizuar si mbetjet e fundit enveriste.

Njeriu që ua bën më të rëndë fatin e jetës së tyre është shembulli i Fatos Nanos. Humbja e tij në vitin 2005 dhe largimi përgjithmonë nga politika është i vetmi argument që i lë pa gojë përballë kritikëve të tyre, që u thonë pse duhet të vdesë Sali Berisha në kolltukun e PD-së dhe jo në dhomën e tij të gjumit, ku e ka vendin në fund të moshës së tij.

Shembulli i jetës së Fatos Nanos i terrorizon. Ai u kujton gjithçka që nuk ka bërë dot idhulli i tyre, Sali Berisha, dhe gjithë arsyet përse janë në opozitë dhe në një pakicë drejt zhdukjes. Ai u kujton që pafuqia e tyre vjen nga fakti se idhulli i tyre, Sali Berisha, i ka lënë ata rrugëve, për të gjitha arsyet që ata urrejnë sot Fatos Nanon.

Është interesante, fjala vjen, se si ata i kujtojnë Fatos Nanos faktin që ka qenë i akuzuar për korrupsion, ndërkohë që burgu i tij është certifikuar si burgosje politike, ashtu si Berisha nuk e certifikon dot procesin ndaj tij përveç trushpëlarëve të vet.

Është interesante se si kujtojnë të thonë që Fatos Nano nuk ishte patriot dhe nuk e donte Kosovën, ndërkohë që është i vetmi që uli në një tavolinë edhe Rugovën edhe UÇK-në — dhe pas vdekjes, me unanimitet të plotë, pikërisht atë që s’e bën dot Berisha.

Është interesante se si i kujtojnë Fatos Nanos që kishte vese, ndërkohë që të qenit qytetar normal si gjithë të tjerët e bënte atë një figurë shumë më popullore se “puritani” i tyre i mbyllur në zyrë, që ka vesin e të përgjuarit të veseve.

Ata sot nuk vajtojnë për veset e Fatos Nanos, por për fatin e tyre, për idhullin e tyre, i cili – pikërisht pse nuk është si Fatos Nano – i ka lënë rrugëve, pa perspektivë për pushtet, duke i deformuar si qenie njerëzore dhe duke i bërë interesantë vetëm duke qëlluar me gur një arkivol, që në fakt kanë gjithë jetën që, falë idhullit të tyre, kanë dashur të ishin vrasës të atij që është brenda tij.

Next Post
11 milionë lekë kredi “gllabërojnë” dy shtëpi! Vajza vë duart në kokë, babai s’e prish gjakun

11 milionë lekë kredi “gllabërojnë” dy shtëpi! Vajza vë duart në kokë, babai s’e prish gjakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In