• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që nuk u vranë në Tropojë

by Frrok Çupi
08/04/2025 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi
Të shumtët kanë shpëtuar dhe janë në jetë, fatmirësisht. Por 200, rreth 200, djem të rinj e të fortë, u vranë. Sytë e botës, sapo flitet për atë banjë vrasjesh, sillen kah Sali Berisha. Ai nuk ka deklaruar kurrë se ‘nuk i ka vrarë’, as se ‘i ka vrarë’. Por atje shkojnë sytë. Disa batuta cinikësh shkojnë edhe deri në justifikimin e Presidentit për çdo krim kundër njeriut në Tropojë. Në fund të fundit, thonë këta cinikë, e drejta ‘e vrasjes në Tropojë, i takon së pari Berishës, dhe këtë e lidhin me të qenët komunist, siç ishte. Cilësitë komuniste ishin formuluar kështu: ‘Në radhë të parë korrigjo, ose moho e ndëshko atë që ke pranë, rreth vetes, në fis a familje’.

Kështu e nisi vrasjen ‘rrethe rrotull vetes’ Saliu, menjëherë pas vitit 1990.

Çfarë më bëri, së fundmi, ta besoj atë skemë, jo thjesht si ‘cinizmi i disave’? Ishte emisioni ‘Gjërat tona’ në Abc News, ai që më bëri përsëri të më shfaqet skema e njohur. Mes gjithë provash, dëshmia e vajzës së Haklajve, Aishes. Vjen nga Suedia ku është strehuar për të ruajtur në ‘dry’ provat e vrasjes së vëllezërve. Tani sapo ka depozituar në SPAK padinë dhe prova ‘për vrasje nga Berisha’ me dhjetëra faqe të shkruara. SPAK mund ta hetojë, por edhe mund të lidhet me vrasësit e t’u thotë ‘kapeni Aishen’; kjo është tjetër gjë.

Por po flasim për të gjallët e tjerë, ata që mbetën në ‘Tropojë’, dmth në gjithë vendin.
Në dëshminë e Aishes konstatohet një kujdes i tejshëm për të paraqitur vetëm prova të provueshme. Edhe pse ka vëllezërit në varre, dhe varret të dhunuara, ajo kallëzoi vrasjet e kushërinjve nga rojet e Berishës kur ky udhëtonte për në Tropojë. Sepse, mjerisht, motra e di se presidenti i fshiu provat dhe SPAK-u do t’i thotë si në mbledhjen e Partisë: ‘O gjej provat, o në burg ti!’.

Kjo është e gjitha. Kjo është ajo që po them se ‘iu drejtohem atyre që kanë mbetur gjallë’. Jo thjesht , në Tropojë’, por në gjithë Shqipërinë. Tropoja këtu mund të përdoret si ‘Trojë’. Ata që kanë mbetur gjallë nga dhuna, vrasjet, intrigat, përçudnimet e periudhës së Berishës, duhet të bëjnë një gjë…
Ose saktë fare është kjo: Duhet të mos bëjnë një gjë:

Ata që kanë mbetur gjallë nga ajo kohë e egër, duhet të mos vrasin të gjallët tani. Të gjallët e mbetur duhet të mos provokojnë të gjallët e tjerë duke iu prurë Berishën para syve. Aq më keq duke e votuar atë, qofshin edhe dhjetë vetë. Çdo votë për Berishën është kërcënim për jetën e të gjallëve.
Këta që ‘kanë mbetur’ në atë kohë, tani kanë disa mënyra për ‘të mos u kthyer në vrasës si ustai i atëhershëm’.
Një mënyrë është që, për shembull, të mos e lënë vetëm Aishe Haklajn. Aishën ose Muharremin, ose nipa e mbesa që duan drejtësi. Secili prej atyre që rrojnë në Tropojën e Vjetër apo më tej, secili e ka një dëshmi; sado të vogël, mbi atë konflikt e mbi ato vrasje. Po të paktën për dhunimin e varreve të djemve të Haklajt, shumica e atyre njerëzve diçka dinë. Po për zjarrin që i vunë kullës së Haklajt, a nuk mund ta dinë fqinjët në fshatrat e Tropojës?!

Puna e Haklaj është tani si puna e Hebrenjve në Luftën e Dytë, provë për ne të gjithë.
Por them ‘Troja’ si Tropojë, sepse nuk është fjala vetëm për ata që mbetën gjallë në Tropojë. ‘Tropojë është gjithë Shqipëria. Sot, kushdo që bën thirrje për kthimin e ‘kohës së Berishës’, ai bën thirrje edhe për ngjalljen e kohës së vrasjeve. Edhe ca nga ata që e kanë parë vendin duke u djegur nga Berisha, guxojnë e i shkojnë pas. Krim kundër vendit tënd është ky. Kaq e kupton kushdo. Po atëherë pse bëjnë zhurmë ‘elektorale’ sikur ‘të votohet prapë Sali Berisha’. Kjo është jo vetëm tragjike, por edhe e turpshme. Sepse ti e ke provuar si ia ka shkatërruar jetën njeriut dhe vendit.

Atëherë ti mendon vetëm për vete, sikur do të fitosh diçka. Ndërsa atë tjetrin le ‘ta vrasë’ Berisha!
E trishtë. Jemi në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Të thuash se ‘Berisha të jetë prapë në Parlament? Apo më shumë?’.

Nga vrasjet në Tropojë dhe ata që mbetën gjallë, vjen mësimi akoma më vyer.
Për këta që i rrinë afër dhe e ndjekin pas… Këta ta dinë se djemtë e vrarë në Tropojë, ishin ‘besnikë’ dhe të afërt me Sali Berishën. Të afërt derisa i vrau. Po me këta të afërm të Berishës a nuk noddhka e njëjta gjë. Të paktën kaq të mendojnë ata që mbetën gjallë atëherë.
Apo tua bëjnë ‘peshqesh’ të tjerëve Sali Berishën se për vete shpëtojnë?! Mendojnë se mund të ndodhë kjo!?.

A thua mendojnë apo punon instinkti?
Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete!

Next Post
Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com