• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Për ata që meritojnë një urim

by Aalison Pearse Stevens
21/07/2016 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën JavaNews iu bashkua një numri të madh mediash, politikanësh, figurash publike shqiptare e të huaj, të cilët përshëndetën atë që më vonë do të rezultonte si tallja më e madhe e viteve të fundit e politikës shqiptare, me pritshmëritë e votuesve, durimin e ndërkombëtarëve dhe imazhin e vendit. Për 24 orë të plota, reforma e drejtësisë, pasi u kujtua e aprovuar unanimisht, u fut sërish në krizë të thellë deri në pasditen e të enjtes, kur më në fund presioni i ambasadorëve solli shbllokimin. Që rezultoi të jetë ai i vërteti, megjithëse në gjuhën shqipe nuk egziston shprehja “i dyti i vërteti”.

Marrëveshja s’paska qenë marrëveshje, u shpreh eurodeputeti Flekenshtajn gjatë orëve të ethshme të paradites, ku u panë të gjitha: humbja e durimit të njeriut që predikon “qetësi dhe dashuri”, deklaratat e tensionuara në kryesinë e Kuvendit, qetësia olimpike e kryeministrit dhe sms-të e përfolura kërcënuese të ambasadës amerikane. Tani shpresohet të jetë lënë gjithçka pas. Me një kosto të rëndë për imazhin e politikës shqiptare, që nuk e humbi shansin që ju dha, për t’u bërë edhe një herë palaço në sytë e votuesve të saj dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

PD është humbësja e madhe e këtyre 24 orëve. Kreu i saj Basha mori mbrëmë akuzat më të rënda që një ambasadë e SHBA ka adresuar ndaj një politikani shqiptar në detyrë, në 25 vjetët e fundit. Opozita u kujtua se kishte harruar të negocionte kapitujt e zgjedhjes së KLGJ dhe KLP, pra esencën e reformës në drejtësi, vetëm pasi kishte bërtitur “Urra” për kompromisin. Në rastin më të mirë, ky është një amatorizëm fëminor i një partie që ka në rradhët e saj plot juristë që dinë mirë truke e hilera pafund. Në rastin më të keq, që fatkeqësisht tingëllon si më i besueshmi, kjo qe një skemë për ta mbajtur peng edhe një herë reformën. Është e vështirë që, përkundër nga dje, sot ta telefonojë dikush Bashën për “lidershipin” e treguar. Pasi kjo krizë solli, veç të tjerash, edhe dobësimin e skajshëm të figurës së një kryetari partie, që u duk qartë se nuk merrte dot asnjë vendim vetë.

Janë për të uruar ndërkaq ambasadorët e huaj, të cilët sot kanë bërë të pamundurën, duke provuar edhe ushqimin “katering” në sallat e kryesisë së Kuvendit, vetëm që të mos iknin asnjë moment nga skena e ngërçit politik. Lu dhe Vlahutin ja arritën që të bindin PD, që të pranojë një kompromis për KLGJ e KLP, pas shumë orë negociatash të lodhshme. Kjo reformë u detyrohet atyre, nëse sot po merr rrugën e votimit.

Sa për Edi Ramën, ai është për t’u uruar këto orë, për qetësinë dhe shpengimin që tregoi qëllimisht, ndaj situatës kaotike që u prodhua. Kjo ditë do të regjistrohet si më e tendosura e jetës politike të viteve të fundit, por çuditërisht do të jetë njëherësh edhe dita kur Edi Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë publike. Për njeriun që nuk rri dot pa folur para një grupi telekamerash, ky është një rekord i pabarazueshëm. Në fund, ai dhe PS morën një kompromis që duket se nuk ua prish aspak humorin. Ka marrë si të thuash një kala, pa shtënë asnjë fishek.

Next Post

Votimi i reformës në seancë, mblidhet grupi i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In