• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që i zvarrisin?!

by Ben Andoni
22/10/2019 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak ditë më parë, në hyrjen anësore të Kryeministrisë, ai rrinte aty në pritje. I duhej të firmoste një dokument për Pensionin Special, që i është miratuar shumë vite më parë, por që sot e kësaj dite nuk realizohet. Një nga kujdestarët-roje të kryeministrisë ndau pak minuta me të, i mori një dokument identifikimit dhe u zhduk, kurse ai qëndroi atje gjatë, në pritje të dikujt që ta merrte dhe ta takonte vetëm Sekretarin e Kryeministrisë. “Vetëm 5 minuta ta takoj dhe ta sqaroj për procedurën, kaq doja”, na thotë.

Mbase ditën që do të botohet ky artikull atij do t’i jetë firmosur procedura dhe mbase do të fillojë t’i akordohet pensioni, por është një habi e madhe sesi personalitete të vërteta shqiptare privohen dhe sorollaten në këtë mënyrë. Për këtë s’ka asnjë përgjigje. Ai është një nga të pakët që u është njohur pensioni special, por që prej vitesh nuk u akordohet…Dhe, z.Bushaka me modestinë e tij e ka të pamundur ta ndjekë. Të gjithë ‘e duan’ dhe ndaj edhe e zvarrisin

…

Personazhi që po shkruajmë është Gaqo Bushaka. Një burrë në moshë, tashmë në pension, me librat e të cilit jemi rritur dhe i kemi mësuar në fëmijërinë tonë. I njohur më shumë si “Babai i Çufos”, prej librit që e bëri të njohur dhe i mbijetoi brezave të tërë, ai po i afrohet të 80-ave. Të njëjtin shqetësim, pra mungesën e lëvrimit të pensionit special, pak ditë më parë, e ndante edhe Jorgo Papingji. Ai e konsideronte pak si paradoks dhe si të pamoralshëm mënyrën se ku shkonte pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit…

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra, fleta nderi, fleta lavdërimi.

Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dalë ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë”.

Në fakt, Gaqo Bushaka e di mirë dhe madje për ata që u intereson, u thotë edhe si është bërë modifikimi i listave, ku atij i është akorduar pensioni i veçantë. Për hir të një konjukture është shmangur ai dhe në vend të tij ka ardhur dikush tjetër. Një emër i njohur i medias por kurrsesi me peshën e Bushakës. Thjesht, me një kërkesë dhe “sugjerim” të një të madhi. Dokumenti që mundëson arritjen e kësaj procedure bëhet me një VKM dhe është shumë i thjeshtë. Në vendim përcaktohet se: Përcaktohet “Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.”

“Jam i kënaqur me Ministrinë e Kulturës pasi mi bënë gjërat në rregull, por pastaj më treguan se nuk e kishin ata në dorë dhe më përcollën këtu…”, shprehet Bushaka deri në fund besnik i sjelljes së mirë dhe i ndjenjës…se ata që kanë në dorë fatin e tij, janë shumë të zënë.

Prej vitesh, shkrimtari Gaqo Bushaka e ngre si shqetësim kur gazetarët i vendosin mikrofonin, apo kur në panaire e marrin për të folur. Por ç’të thotë Gaqo Bushaka? Nëse do të shqyrtoheshin ndonjëherë si duhet pensionet speciale (të mos harrojmë se të gjithë kemi nevojë për ato pensione), atëherë do të dilnin paradokset dhe qokat e politikanëve sesi janë vlerësuar personazhe që nuk u afrohen shumë të tjerëve që kanë bërë realisht punë të jashtëzakonshme. Ky është nderimi i vendit tonë për ata që i dedikohen. Sa më kokulur të jesh aq më i shpërfillur mbetesh. Të paktën, Gaqo Bushaka e ka ndjerë këtë në kurriz. Por Çufoja dhe personazhet e tij nuk e ndihmojnë dot. Ata janë të gjithë pagojë si ai dhe nuk të mësojnë dot sesi të manovrosh në këtë botë, kaq pa skrupuj. (Milosao)

 

Next Post
Denoncimet/ Fallxhorja nga Durrësi me dy karamele “të bën” me fëmijë

Denoncimet/ Fallxhorja nga Durrësi me dy karamele "të bën" me fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

December 29, 2025
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

December 29, 2025
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

December 29, 2025
Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

December 29, 2025
Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’!  I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

December 29, 2025
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

December 29, 2025
VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

December 29, 2025
Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com