• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që i përdorin gjenitalet veç për të shkuar në banjë dhe llomotitën kur i mbërriti në celular ajo videoja intime e asaj vajzës

by Java News
18/04/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kozeta Kurti

Si jeni? Mirë? Si po ju shkon karantina? Ju është bërë ëndrra realitet ë? Keni më shumë kohë se kurrë për t’u marrë me tjetrin! Shumë mirë, se mezi shtyhen këto kohë pa kafe e lloqe vërdallë.

Pa hë, më thoni pak, si u habitët, çuditët, llomotitët, mrekulluat, shfrenuat fantazinë, shatë, mallkuat, kur ju mbërriti në celular ajo videoja intime e asaj vajzës që e bëtë sikur kishte kryer seks te stacioni i trenit a autobusit dhe kishte meruar mijëra njerëz… Krim është! Juve veglat tuaja i përdorni veç për të zbrazur atë që ju mban fshikëza dhe zorrët.

Ju që shtratin, divanin, kolltukun, sediljet e makinave, banjot e klubeve të natës i përdorni kryesisht për të hekurosur rrobat, do keni vënë duart në kokë, do keni shkulur flokët nga marazi e do keni klithur të lebetitur: O Zot, ku po shkon kjo botë? Apo i shkulët flokët nga marazi, se thellë brenda vetes keni ëndërruar miliona herë të jeni në vendin  e atyre të dyve?

Nuk është kjo arsyeja? A prit! Juve ju dogji ankthi dhe kurioziteti për nderin dhe moralin?  A ishin të martuar,  a ja kishte dredhur kush kujt? Këtu keni shumë të drejtë, se ju keni gjithë atë siguri për gratë dhe burrat, partnerët a partneret  që keni nëpër shtëpia. Juve s’ka se si t’ju shkojë nëpër mend që ai a ajo ju gënjen për vendndodhjen, nuk ka fare dëshirë të kthehet në shtëpi tek ju, sepse u dukeni të mërzitshëm… Që të kuptohemi drejt, s’po e mbështes a promovoj këtë situatën, por po pranoj atë që e di se ndodh e nuk fshihem pas gishtit ta mohoj. Shkëmbimi i lëngjeve të trupit është i fundit shqetësim. Nëse dikush tjetër ka pushtuar mendjen, vëmendjen dhe kohën që mëtojmë se na përket neve, pesë, dhjetë a pesëmbëdhjetë minutat e aktit janë thjesht vetëm disa minuta më shumë.

Prit! Mbase ja futa kot! Ndoshta juve keni ndjerë keqardhje dhe keni sharë e mallkuar atë burrin…plehrën që ja nxorri dhe shpërndau videon. Po, mund të ketë qenë kështu, por plehra mund të ketë qenë edhe secili prej jush, nesh, që në një rrethanë të caktuar, i ka rënë në dorë celulari i atij fatkeqit. Sidoqoftë, kushdo që e shpërndau e për më tepër edhe publikisht, është edhe më mbeturinë se ai që e bëri për herë të parë.

Tani bëni një gjë me mend, se aty nëpër shtëpi, nuk ju sheh e dëgjon askush. Dilni para pasqyrës dhe pyeti veten: ore  ku janë këto burrat e gratë tona, nënat, baballarët, motrat, vëllezërit sa herë thonë se kanë punë e do vonohen? Pastaj pyeteni prapë: ore e hanë këta të shkretë e këto të shkreta sa herë u themi: kam punë e do vonohem?

Dhe mos harroni të qëndroni me ankth e me gishtërinjtë e ngritur drejt qiellit që ajo që keni bërë brenda, të mos ju dalë jashtë një  ditë! Iku kjo tani! Gjeni ndonjë gjah tjetër se karantina do zgjasë edhe ca. Nuk shtyhet pa ngrënë bukën tonë e pa bërë davanë e tjetrit!

Next Post
Skuadrat në Serie A ndezin motorët/ Milan njofton Ibrën me shokë të rikthehen në Itali brenda të enjtes

Skuadrat në Serie A ndezin motorët/ Milan njofton Ibrën me shokë të rikthehen në Itali brenda të enjtes

Comments 1

  1. E VERTETA E HIDHUR! says:
    6 years ago

    O kozeta te keqen e dim qe e ke shoqe ate te uruaren po aq shum po kenaqej ajo sa i lepinte gishtat e i thoshte ma bej…ma bej. Kshu qe mos villni vrer kot per miletin lerini rehat, pse nuk thot dikush qe ajo e ka ber me vetedije videon? Ai zoteria e ka pas telefonin ne dore dhe ajo e dinte shum mire qe po filmohej, pyetja eshte dhe sa te tjera si ajo video ka? Se llogjika e thjeshte te ben te mendosh qe kjo kolegia jote do ket ndonje album me video te tilla. Prandaj e dashur para se te nxitohesh per te gjykuar nje popull qe mezi pret te dali e zeza dhe aq me teper per kete ‘njeri publik’ (qe vetem publik nuk eshte) pyete veten : A do e bejme kete femer martire kur nuk eshte dhe te themi nje pjese te se vertetes ? Prandaj gazetaria shqiptare ka rene pertok, sepse njerez si ju kan frike te thone te verteten te thone faktet qe jan krejtesisht te dukshme. Dhe tju vije turp qe gjykoni popullin per nje qelbesire te tille qe ja ka qefi te bej video. Secili ka te drejten e vet te bej cfare te doje. Por mos harroni qe medalja ka gjithmone 2 ane dhe ju po tregoni vetem njeren.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

February 5, 2026
Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

February 5, 2026
“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

February 5, 2026
Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

February 5, 2026
Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

February 5, 2026
Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

February 5, 2026
Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

February 5, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

February 5, 2026
Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In