• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që e zhytën vendin në borxhe, dhe Metën si kryetar opozite

by Artur Ajazi
27/01/2020 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ish-opozita e vjetër duket sikur është ndarë në dy fronte, nga njëra anë ajo e SHQUP-it, dhe nga ana tjetër reperditori saj, kreu i shtetit Ilir Meta. Kjo pasi, pas çdo sulmi bajat ndaj çdo nisme dhe procesi që lidhet me rindërtimin, negociatat, takimet e kryeministrit me Merkel apo tjetër drejtues shteti në Europë, do të nisë avazi “Mukes”.

Nga SHQUP-i dalin sekretarët e lëshojnë “akuza dhe denoncime” kurse nga Presidenca del Meta dhe poston në fb “shënime” e foto të kryeministrit me Kancelaren Merkel. Kjo në fakt nuk të habit, por thjesht të bën të mendosh sa e fortë paska qenë aleanca e Doktorit me Metën.

E ndërsa ish-opozita i ngulmon me të madhe akuzave se “qeveria dhe Rama e zhytën vendin në borxhe”, duke harruar se në 8 vjet qeverisje ish-pushtetarët blu, i katranosën financat, aq sa edhe sot e kësaj dite ndjehen pasojat e zullumeve, dhe “arritjeve” spektakolare të investimeve të tyre. Ata që e zhytën dhe e thelluan vendin në kaos dhe anarshi fiskale, ata që toleruan me dashje mbi 500 mijë shqiptarë të mos paguanin taksa e tatime, ujin dhe energjinë për afro 2 dekada me rradhë, sot çirren e ulurasin se “po kapitullon biznesi, ekonomia po shkon në pikiatë”.

Ish-opozita e vjetër e quante “lulëzim të kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut” faktin dhe situatën në të cilën ishte zhytur vendi dhe klasa e biznesit, duke mos paguar taksa dhe tatime, duke vjedhur ditën me diell ujin dhe energjinë, a thua se vendi ishte pa qeverisje. Por tashmë gjithçka ka ndryshuar, dhe padyshim që nuk mund të vazhdonte pafund një situatë e atillë, ku çdokush vepronte dhe gllabëronte nga shteti, ku mentaliteti i një pjese të popullsisë ishte “merr ç’të marrësh”.

Vendosja e shtetit dhe detyrimi i çdo personi të paguante çdo shërbim që i nevojitej, u quajt nga ish-opozita e vjetër si “zhvatje e xhepave të qytetarëve”. Ata edhe sot ecin me të njëjtin mendim dhe “program zhvillimi”, duke mashtruar me “ulje dhe heqje të taksave”, njësoj sikur të kishin kopjuar programin e PKSH. Gjithsesi, mbështetësi kryesor i SHQUP-it në aksionet e veta opozitariste, prej 1 viti është edhe kreu në detyrë i shtetit Meta.

Madje ai mbetet njeriu më besnik, dhe favoriti kryesor i Doktorit për të marrë në dorë “frenat” e opozitarizmit. Kjo edhe për faktin sepse Doktori e ka shprehur qartë gjithmonë se “Meta bën opozitë të fortë, nuk matet njeri me Ilirin”. Edhe në këto muaj pune intensive, që lidhet me procesin e verifikimit dhe rindërtimit, me lobimin e kryeministrit Rama për gjetjen e fondeve për të zhdukur pasojat e tërmetit, ish-opozita e vjetër në sulmet e saj ka pranë vehtes, kreun e shtetit Meta.

Ai kurrë nuk e ka lënë vetëm Doktorin, ai kurrë nuk e ka lënë vetëm partinë me të cilën qeverisi dikur. Dhe bën mirë, sepse pas 2021 Meta dhe Doktori, ndoshta do të punojnë në të njëjtën llogore, me shpresën se Rama do të ikë nga pushteti aty nga 2025……

Next Post
Peticion për ndryshimin e Logos së NBA, kërkohet që West të zëvendësohet me Kobe Bryant

Peticion për ndryshimin e Logos së NBA, kërkohet që West të zëvendësohet me Kobe Bryant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In