• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që bëjnë sikur s’e kuptojnë thelbin e krizës së PD

by Skënder Minxhozi
13/04/2022 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Rithemelimi ja ka hequr të gjitha spaletat që mbante Enkelejd Alibeaj. Perveç njërës. Dhe duhet thënë se kishte plot tetë  të tilla, nga kryetar në detyrë i partisë, tek shef i grupit parlamentar, drejtues politik i Fierit, Shkodrës, kryetar i PD Vlorë etjetj. Ishte natyrisht dhe është ende edhe anëtar i parlamentit. Me hir ose me pahir Berisha ja zhveshi Alibeajt të gjitha funksionet, përveç tagrit që e lidh deputetin e Fierit me Kuvendin e Shqipërisë. Rregullisht Doktori thotë se “zoti Alibeaj nuk është kryetar në detyrë i PD, por e njohim si kryetar të grupit parlamentar”.

Dhe tek kjo hollësi që nuk bie shumë në sy, por që nga larg duket si një lëmoshë e vogël e ish-kryeministrit për ish-ministrin e tij të dikurshëm të drejtësisë, qëndron në fakt e gjithë pika fokale, e gjithë epiqendra e tërmetit që po shkund nga themelet Partinë Demokratike që nga shtatori i vitit të shkuar.

Si një njeri i hollë dhe i rrahur me vaj e uthull për 30 vjet, ish-kryeministri është shumë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për dallimin që bën mes “kryetarit në detyrë” dhe “kryetarit të grupit parlamentar”, kur flet për Alibeajn. Sepse ai e di mirë që qendra e gravitetit e të gjithë krizës së thellë që kalon sot PD, qëndron në fakt tek i vetmi institucion që ka marrë formë në 25 prill e do ta ruajë këtë formë të paprekur deri në verën e vitit 2025 (nëse s’ka zgjedhje të parakohshme).

Fjala është për Kuvendin. Për atë institucion që duket i larguar dhe i huaj për sherrin e brendshëm të një partie politike, por që në fakt është e vetmja pikë e qëndrueshme në horizontin e trazuar nëpër të cilin kalon PD-ja e sotme.

Qënga shtatori gjithçka është dyzuar brenda Partisë Demokratike. Dy kongrese, dy kryesi, dy kryetarë e sigurisht edhe nga dy degë, seksione e grup-seksione në çdo cep të këtij vendi. Pluhurnaja që ngriti shpallja non grata e Berishës e futi PD në një proces copëzimi e vetëklonimi, që fragmetarizoi deri në qelizë çdo segment të partisë. Përballja e ashpër Basha-Berisha e çoi partinë në një proces të dhunshëm dyzimi.

I vetmi institucion që mbeti i palëvizshëm nga pikëpamja numerike dhe e tagrit të përfaqësimit, është grupi parlamentar. Është pika e vërtetë e krizës, e për pasojë, edhe e zgjidhjes së krizës brenda partisë. Është i vetmi institucion ku Rithemelimi nuk troket dot me vendimin e Agron Zhukrit në dorë, për të spastruar e përjashtuar “karrigethyerit”, siç dikur Berisha quante fraksionistët.

Prej grupit parlamentar, ku mesa duket ka një masë kritike të formësuar qartë që kërkon jo vetëm ikjen e Bashës, por edhe të Berishës, duhet nisur bashkimi i PD. Nëse një i tillë është ende i mundur, kuptohet. Nëse Berisha dhe të tijët do ta shtyjnë këtë moment ballafaqimi dhe debati me deputetët që duan largimin e ish-kryeministrit, pa arritur t’i nënshtrojnë, atëhere PD me shumë gjasë do të shkojë drejt çarjes së pakthyeshme. Sepse grupi parlamentar nuk e ka mandatin as me ngritje dore në stadium, as me votë delegatësh të përgjysmuar si ata të Pallatit të Kongreseve.

Tagri kushtetues i përfaqësimit që deputetët gëzojnë, e bën të palëvizshme bërthamën “kryeneçe” të grupit parlamentar, ku edhe Berisha edhe Basha vijojnë të reklamojnë se kanë shumicën. Nëse ka një sprovë të madhe që bazohet mbi logjikën e shumicës së votave, kjo është gara brenda grupit parlamentar. Të gjitha garat e tjera janë të kontestueshme dhe të dyshimta. Kush merr grupin, merr realisht (e jo me vendime gjyqesh) Partinë Demokratike. Prandaj edhe të gjithë i rrinë larg mesa duket një verifikimi e transparence brenda atij institucioni, pasi verdikti do të ishte i paapelueshëm për humbësin. Cilido qoftë ai.

abcnews.al

Next Post
Raporti i DASH: Pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria mbeten problemet kryesore në Shqipëri

Raporti i DASH, ambasada amerikane: SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund...

Comments 2

  1. Lili says:
    4 years ago

    Jashtëzakonisht mirë.Analizë perfekte.No coment.Meriton një ⭐

    Reply
  2. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Jo një ⭐️, por ti japësh Skender Minxhozit, edhe shtatë ⭐️, mendoj janë pak.
    Jo vetëm gazetar, por një ANALIST i THELLË, dhe me “kandar në brez” siç thonë krutanët…realist, me këmbë në tokë, larg pamës, parashikues dhe orientues i saktë i zhvillimeve politike e shoqerore që ndodhin në vendin tonë.
    Me shumë konsideratë.

    Lan XHABIJA
    KANADA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com