• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për aleancën e panevojshme PS – LSI

by Alfred Peza
16/03/2018 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në disa media periferike kryesisht pranë LSI, sirenat kanë filluar që të përhapin zërat që kërkojnë të ndjellin një aleancë të re të kësaj partie, me PS. Janë mediat që kryesisht ose bëjnë protagonistin pa shkak, ose shpërndarësen e tezave që dalin nga selia e LSI, thjeshtë edhe ashtu kot sa për të testuar opinionin. Ose hidhen në treg për të mbajtur me optimizëm të vetët, ose për të çuar ndonjë mesazh, që të dëgjohet nga veshët që ajo dëshiron.

Nëse do ishte thjeshtë dhe vetëm kështu, as që ia vlente të ulesh e të shkruash qoftë edhe këto radhë, e jo më të rrekesh të kuptosh nëse e gjitha kjo, ka ndonjë bazë reale, apo thjeshtë janë tymueset e zakonshme mediatike, që ndizen sa për të shtyrë ditën e radhës.

Ka disa media të tjera relativisht të besueshme për çështje informacionesh të tilla, të cilat kanë postuar lajme pak më konkrete. Duke shkuar deri atje sa të shprehen se e gjitha çfarë flitet nën zë, nuk është thjeshtë një sajesë. Por një përpjekje konkrete për një përafrim të ri mes dy partive të majta shqiptare drejt një aelance të re, afatgjatë, serioze dhe në kufijtë e një pakti strategjik për vitet e ardhshme. Një tratativë afrimi edhe me ndërmjetës, të cilët ndryshe nga marrëveshja e 1 prillit, nuk vijnë nga brenda Shqipërisë, por nga Kosova.

Këto zëra arrijnë të bëhen më të besueshëm nisur nga tri detaje që e ushqejnë këtë diskutim:

E para, nga “zhdukja” për ca kohë e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi nga skena publike dhe mediatike, për shkaqe të pashpjeguara qartazi prej saj.

E dyta, edhe kur ridoli në një bashkëbisedim me gazetarët, tonet e saj u lexuan si relativisht më të buta se më parë në drejtim të PS dhe Ramës. Gjë që u përkthye si një mundësi për të ribashkuar votat me mazhorancën qeverisëse edhe në të ardhmen, siç u bë pak ditë më pare, për vettingun në Policinë e Shtetit.

E treta, zërat e ndryshëm janë munduar që ta lidhin ribërjen e aleancës PS- LSI, edhe me faktin se PD e Lulzim Bashës po shkon nga gabimi në gabim nëpërmjet ekspozimit të problemeve të brendshme, e deri tek skandali më i fundit i çështjes së financimit të lobimit në SHBA, me para të dyshimta ruse.

Në vend që ta mbrojnë, këto zëra duket sikur e ekspozojnë më keq LSI-në, duke e bërë të duket siç nuk është në fakt; një parti që vuan nga “sindroma e kungullit”. Të cilit i duhet domosdoshmërisht të mbështetet mbi një “hu”, për të qëndruar në këmbë.

Përtej të gjitha hipotezave dhe zërave, një gjë duhet thënë qartë: Aleanca mes PS dhe LSI është e panevojshme, sidomos tani.

Kjo aleancë është e panevojshme për aq kohë sa ende nuk kanë nisur të thahen plagët e aleancës së parë mes tyre, 2013- 2017.

Kjo aleancë është e panevojshme për aq kohë sa të dyja partitë kanë vetëm pak muaj që kanë nisur një mandat të ri politik, njëra e vetme dhe në qeverisje dhe tjera pas 8 vjetësh në pushtet, si një opozitë e re parlamentare.

Kjo aleancë është e panevojshme për aq kohë sa zgjedhjet e ardhëshme të përgjithshme parlamentare, që bëhen edhe shkak ose sebep për aleanca të tilla, duan edhe tre vjet e gjysëm që të vijnë.

Kjo aleancë është e panevojshme, për aq kohë sa LSI është më e dobishme për veten e vet, por edhe për demokracinë shqiptare, si opozitë reale sesa si një bisht i zvarritur i qeverisjes e cila nuk rrezikohet as nga ndonjë krizë e brendshme, as nga ndonjë krizë legjitimiteti dhe as nga numrat në Parlament.

Fakti që PD është në krizë, është një arësye edhe më shumë se përse LSI e ka të domosdoshme qëndrimin e saj në opozitë. Kjo nuk do ti bënte mirë jo vetëm shëndoshjes së njërës prej pasurive më të mëdha të sistemit tonë demokratik që është opozita, por edhe vetë LSI.

Kjo parti duhet të forcohet nëpërmjet kalimit të sprovave të vërteta të qëndrimit jo vetëm në pushtet dhe jo vetë gjatë këtij mandati në opozitë, por ndoshta edhe gjatë një mandati tjetër. PS dhe PD kanë plot 20 vjet me radhë që e kalojnë këtë cikël, kur herë njëra e herë tjera, kanë qëndruar nga 8 vjet, për dy mandate me radhë në opozitë, derisa janë rikthyer sërisht në pushtet.

a.ç

Next Post
Reali do Alaban e Bayern për 80 milionë euro

Reali do Alaban e Bayern për 80 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In