• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për 700 mijë euro të Metës u bë 21 janari…”/ Paloka: Jemi të gjithë të vjedhur. Bashën e shoh nëpër meme

by Java News
11/04/2024 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD Edi Paloka, me një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News24 ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Paloka thekson se Lulzim Bashën nuk e ndjek më, por se e sheh vetëm nëpër meme. Sipas tij, të drejtat e opozitës në vend po shkelen. Më tej, Paloka nënvizoi se procesi ndaj Sali Berishës është kryekëput politik.

“Qytetarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre dhe për një vend më të mirë për fëmijët e tyre. Në Kuvend nuk ka normalitet, sepse të drejtat e opozitës po shkelen përditë. Lulzim Bashën e shoh vetëm nëpër meme. E them realisht, nuk e them për shaka. Njëherë në meme del mes dy golave që e shtypin. Kryetarin e PD ne e kemi, ai është Sali Berisha, që po goditet nga maxhoranca sepse është kundërshtari real i qeverisjes. Në këto kushte, ne e duam Berishën kryetar. Procesi ndaj Berishës është politik. Në të ardhmen nuk e di çfarë do të ndodhë, mund të jem unë kryetar, mund të jetë Bardhi, mund të mos jemi në politikë, nuk di të ta them këtë”, tha Paloka.

Në lidhje me protestën përpara Bashkisë së Tiranës, Paloka vlerësoi se më shumë persona duhet të ishin të pranishëm, pasi të gjithë jemi të vjedhur nga zyrtarët e korruptuar. Paloka nënvizoi se qeveria shkon nga skandali në skandal dhe Rama e Veliaj nuk po thirren nga SPAK as për t’u marrë në pyetje.

 

 

“Është një drejtësi me regji e Edi Ramës. Vjedhja kaq hapur në mes të ditës është arroganca e njerëzve që nuk i tremben drejtësisë, sepse thonë na mbrojnë ata lart. Nuk e kanë menduar se mund t’i duhen një ditë Ramës. Është drejtësi me regji, që është në interes të atij që e luan këtë lojë. Për 700 mijë euro të Metës, që më vonë gjykata vendosi që as filmimet nuk ishin të vërteta, u bë gjithë ai 21 Janar.

Në protestën para Bashkisë duhet të ishte gjysma e Tiranës, sepse të gjithë janë të vjedhur. Veliaj është një zar i Edi Ramës, lidhjet e tyre me Soros bëjnë që të kenë “çiftizim”, sepse nuk besoj se e duan shumë njëri-tjetrin. Unë kam thënë se SPAK është si Sigurimi i Shtetit. Rama po përdor SPAK siç përdorte Enver Hoxha Sigurimin. Kjo qeveri shkon nga skandali në skandal. SPAK-un do ta besoja, kur minimalisht të thirreshin për këto skandale Rama e Veliaj, por nuk i ka thirrur njëherë as si persona që kanë dijeni, as nuk guxon t’ju përmend emrin. Edhe Olsi Ramës është i zhytur, është deklaruar lidhja e tij me trafikantët. Olsi Rama dhe Edi Rama duhet të shkojnë të dy në burg. Ne kërkojmë qeveri teknike. Po përgatitemi për përballje”, deklaroi Paloka./m.j

Next Post
Meta nën hetim për disa vepra penale, SPAK dërgon letërporosi në SHBA, do të thirret edhe Kryemadhi

Çfarë rreziku po ndjen?! Kryemadhi: Ne gratë bëhemi mish për top për burrat

Comments 1

  1. Lin Cin Cani - tre shirokas nji kinez says:
    2 years ago

    Pra, sipas teje o Paloqe, Meta i paska marrë këto 700.000 euro ?
    Në se po, atehere, pse nuk i a dhatë Metën – Drejtësisë ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In