Presidenti Ilir Meta paralajmëroi ata që punojnë për partitë për të blerë vota.
Kreu i shtetit tha se vendi i tyre do të jetë në burg, ndërsa nënvizoi se krimi e korrupsioni në Shqipëri mund të luftohet brenda 48 orëve, pa prekur asnjë ligj.
“Nesër do të jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Mjer kush punon për krimin zgjedhor! Kjo histori ka mbaruar! Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket! Për 48 orë vendoset rendi në Republikën e Shqipërisë, luftohet korrupsioni në nivelet më të larta dhe të gjithë çunat problematikë shkojnë atje ku e kanë vendin. Duhet të koordinohen për të mbrojtur procesin zgjedhor nesër, nga fillimi deri në fund. Të ruajnë edhe votat e kandidatëve socialistë.”/ b.h